Prokuroria çon në gjyq përmbaruesin
privat, përvetësoi 4.5 milion lekë
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Fatos Alimadhin, përmbarues privat, i akuzuar për “Mashtrim” me pasoja të rënda, pasi ka përvetësuar rreth 4.5 milionë lekë të reja disa shtetasve, të cilit kishin përfituar të drejtën për shpërblim shëndetësor.
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Fatos Alimadhin, përmbarues privat, i akuzuar për “Mashtrim” me pasoja të rënda, pasi ka përvetësuar rreth 4.5 milionë lekë të reja disa shtetasve, të cilit kishin përfituar të drejtën për shpërblim shëndetësor.
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin, bazuar në një kallëzim i cili përfaqësonte disa qytetarë që kishin përfituar me vendim gjykate në vitin 2012 të drejtën për të shpërblim shëndetësor nga kompanitë e sigurimeve.
Pas vendimit të gjykatës, në cilësinë e përfaqësuesit, kallëzuesi E.V. kishte lidhur kontratë për veprime përmbarimore me përmbaruesin Fatos Alimadhi.
Pasi kanë pritur rreth 1 vit për kryerjen e shërbimit përmbarimor, qytetarët përfitues kanë kërkuar nga përmbaruesi të dhëna për veprimet që ka kryer, por nuk kanë marrë përgjigje të saktë.
Në këto kushte, ata kanë prishur kontratën e tyre me përmbaruesin Alimadhi. Por, pasi janë interesuar vetë për përfitim që u takonte nga kompanitë e sigurimeve, rezultonte që një pjesë e shumave që u takonte u ishte rimbursuar.
Në këtë kushte, duke dyshuar se mund të ishin mashtruar nga përmbarueasi Alimadhi, qytetarët përfitues, nëpërmjet përfaqësuesit të tyre, E.V., kanë bërë kallëzim penal.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se përmbaruesi privat, gjatë vitit 2013, ka ekzekutuar vendimin e gjykatës për disa prej përfituesve, por paratë i ka përvetësuar, duke mos u kaluar në llogari të tyre shumat që u ishin rimbursuar nga kompanitë e sigurimeve.
Fakti që shumat janë rimbursuar provohet edhe nga dokumentacioni i kompanive të sigurimit, të administruara gjatë procesit hetimor.
Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur Fatos Alimadhi, përmbarues privat, për veprën penale të “Mashtrimit” me pasoja të rënda.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
13.1%
-
Jo
86.1%
-
Nuk e di
0.8%
Vota total: 17448
Lajme të tjera
-
Përfaqësuesi i Rusisë në OKB: S'mund të ketë fitues të një lufte bërthamore
1 Prill, 11:49
-
Shqipëria 14 vjet në NATO, Nikolla: Krenarë për kontributin për mbrojtjen e paqes dhe rritjen e sigurisë
1 Prill, 11:48
-
VIDEO/ Monitoronte lëvizjet e policisë përmes radios, arrestohet 52-vjeçari që shtirej si në Shkodër! I pajisur edhe me armë zjarri
1 Prill, 11:33
-
Tregoi se vuan nga tumori në kokë dhe kërkoi rikthimin me të, Stresi sqaron si e ka marrëdhënien me ish gruan pas fitores së Big Brother Kosova
1 Prill, 11:26
-
Pas tre netësh, Papa Françesku del nga spitali! Batuta me turmën e njerëzve: Jam ende gjallë
1 Prill, 11:25
-
‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot
1 Prill, 11:10
-
Mandati i Stoltenberg drejt përfundimit! Emrat që pritet ta zëvendësojnë, mes tyre presidentja e KE Ursula von der Leyen
1 Prill, 11:10
-
Monika Kryemadhi 130 udhëtime jashtë vendit dhe 1.2 mln dollarë për lobim në SHBA, zero shpenzim të deklaruar në ILDKP
1 Prill, 11:01
-
Po transportonte 41 kg heroinë në bagazhin e makinës, arrestohet 31-vjeçari pranë Rinasit! Në kërkim bashkëpunëtori i tij
1 Prill, 10:57
-
Shqipëria 14 vite në NATO, Meta: Mirënjohje atyre që kontribuuan për t’u bërë pjesë e aleancës!
1 Prill, 10:55
-
Të akuzuar për trafik droge dhe prostitucion në Spanjë, Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive të 2 vëllezërve, një apartament dhe ‘Audi A6’
1 Prill, 10:44
-
Një rrugë në Tiranë merr emrin e Prof. Artan Boriçit, Veliaj: Një tjetër segment i bashkohet kolonës së emrave të nderuar të qytetit
1 Prill, 10:33