Prokuroria dërgon për gjykim ish-efektivin e policisë së Fierit
Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim kërkesën për shtetasit Arben Deda, ish-efektiv policie, akuzuar për “fallsifikim dokumentash” dhe Asqeri Gjojdeshi, i akuzuar për “dhunë në familje”, pasi nga hetimi ka rezultuar se efektivi Deda ka fallsifikuar kallëzimin e shtetases B.Gj, e cila akuzonte kunatin e saj, Gjojdeshi, për dhunë.
Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim kërkesën për shtetasit Arben Deda, ish-efektiv policie, akuzuar për “fallsifikim dokumentash” dhe Asqeri Gjojdeshi, i akuzuar për “dhunë në familje”, pasi nga hetimi ka rezultuar se efektivi Deda ka fallsifikuar kallëzimin e shtetases B.Gj, e cila akuzonte kunatin e saj, Gjojdeshi, për dhunë.
Prokuroria ka nisur hetimin pasi ankimit që e dëmtuara B.GJ. ka dorëzuar në Shërbimin për Çështje të Brendshme dhe Administrative kundër oficerit të policisë Arben Deda, i cili ka fallsifikuar deklarimet e saj kundër kunatit, i cili kishte ushtruar dhunë ndaj saj, nga e cila kishte pasoja të rënda dhe të dukshme.
Në datë 17.02.2015, shtetasja B.GJ. kallëzon para oficerit të Policinë e Fierit, Arben Deda shtetasin Asqeri Gjodeshi që është kunati i saj, se, për shkak të konflikteve familjare, e ka goditur rëndë me shkop të trashë në të gjithë pjesët e trupit, përfshirë edhe në kokë, duke i lënë hematoma të shumta. Ndërkohë, në aktin e përpiluar nga oficeri i policisë Deda për këtë rast, shkruhet se “...e dëmtuara deklaron se ka pasur konflikt verbal me kunatin e saj dhe, në ikje e sipër është rrëzuar duke dëmtuar gjurin...”. Pra, në aktin e përpiluar nga oficeri i policisë janë shmangur me dashje të dhënat reale, si edhe nuk janë shënuar deklarimet e plota të të dëmtuarës, duke shfrytëzuar ndoshta faktin e nivelit të ulët arsimor të saj.
Pas kallëzimit, e dëmtuara B.GJ., ka kryer ekspertizën mjeko-ligjore, në bazë të të cilës evidentohen qartë shenjat e dhunës në pjesë të ndryshme të trupit dhe të kokës.
Në këto kushte, ndaj oficerit Arben Deda, në fillim të hetimeve, është vendosur nga gjykata masa “pezullim nga detyra”. Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Fierit e akuzon oficerin Deda për veprën penale të “fallsifikimit të dokumentave”. Ndërsa shtetasin Astrit Gjojdeshi për veprën penale të “dhunës në familje”.
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
86.3%
-
Jo
8.5%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 1826
Lajme të tjera
-
Çfarë mendojnë amerikanët mbi aktpadinë ndaj Trump?
31 Mars, 22:43
-
Panik në ndeshjen Marseille-Montpeiller, lojtari humb ndjenjat në minutën e 17-të
31 Mars, 22:39
-
‘Kush futet ilegalisht në Britani, nuk do përfitojë kurrë azil’/ Zyrtarja britanike në OKB kundërshton qeverinë e Sunak: Përmbys sistemin global për mbrojtjen e refugjatëve
31 Mars, 22:38
-
'Fishta' ulet në Rinas, Rama: Shkon në 4 flota jonë e avionëve të kompanisë së flamurit
31 Mars, 22:21
-
Një italian i dënuar për mashtrim, paraqitet si dëshmitar i inceneratorëve në Syri TV
31 Mars, 22:16
-
Akuzohen për përdhunim dhe trafik qeniesh njerëzore, Andrew Tate dhe vëllai i tij lirohen nga burgu dhe vendosen nën arrest shtëpiak
31 Mars, 22:08
-
Berisha asgjësoi PD-në, grupi i ‘qylit’ pa fuqi, demokratët ‘jetimë’
31 Mars, 22:06
-
’14 maji’/ Analisti Karaj: Alibeaj të dorëzojë vulën, duhej të futej në zgjedhje me 61 kandidatë! Kthupi: Meta-Berisha s’kanë program politik! Sulaj: Në qershor do ketë zgjedhje në PD
31 Mars, 22:04
-
U godit për vdekje me thikë nga burri në Itali, fqinjët flasin për 56-vjeçarjen shqiptare: Ajo jetonte me frikë, kishin debate të vazhdueshme
31 Mars, 22:03
-
Associated Press: Qyteti shqiptar që shpreson të tërheqë turistë me tunelet e Enver Hoxhës
31 Mars, 21:51
-
SPECIALE/ ‘Rrugës’, ekspozita që takoi artin e dy miqve artistë! Nga ‘Betimi i Hipokratit” tek kontrasti bardh e zi, Koko e Shijaku sjellin 32 punime në skulpturë dhe grafikë
31 Mars, 21:39
-
Berisha nxjerr ‘kartën’ e PPSH/ Kryekomunisti Marko Dajti kandidon për Bashkinë e Tiranës me firmën e Flamur Nokës
31 Mars, 21:35