Prokuroria: Dino Asanaj është
vetëvrarë, e provon ADN-ja

Prokuroria: Dino Asanaj është <br />vetëvrarë, e provon ADN-ja
PRISHTINE- Prokuroria e Prishtinës mbyll hetimet për rastin e vetëvrasjes së Ish -drejtorit  të Agjencisë së Privatizimit në Kosovë, Dino Asanaj.

Në një deklaratë për shtyp, prokuroria njofton se janë mbledhur të gjitha provat që konkludojnë se i ndjeri është vetëvrarë, shkruan Zëri i Amerikës.

Prokuroria njofton se  “me ekzaminimin e AND-së është vërtetuar se të gjitha gjurmët e gjakut të gjetura në vendngjarje i përkasin të ndjerit. Me ekzaminimin e thikës është konstatuar se është pronë e po të ndjerit dhe në të janë gjetur vetëm gjurmët e dorës së tij”, -shkruan VOA.


Prokuria bën me dije se “ekzaminimet e deritanishme nuk provojnë profile të AND-së së ndonjë personi tjetër, ndërsa në ekzaminimin grafologjik të letrës së gjetur në tavolinë është vërtetuar se ajo është e shkruar nga vët viktima”.


Zëri i Amerikës shkruan po ashtu se “në bazë të të njoftimit nga Prokuroria regjistrimet e kamerave të sigurisë nuk tregojnë që në kohën e ngjarjes të ketë hyrë ndonjë person i panjohur në mjediset ku ka ndodhur krimi, ndërsa në kontrollin që i është bërë telefonit të viktimës Dino Asanaj nuk vërtetohet se mund të ketë pasur ndonjë kërcënim apo shantazh nga ndonjë person tjetër.

Po ashtu në njoftim thuhet se “nuk është vërtetuar se ai ka ndonjë plagë tjetër veç plagëve me thikë. Është vërtetuar se në trupin e të ndjerit janë gjetur 11 plagë të shkaktuara me thikë. Shtatë plagë, në pjesën e qafës, që janë plagë prerëse, dy gërvishtje qafës dhe këto plagë hezituese janë karakteristike për vetëvrasje. Në pjesën e gjoksit janë gjetur dy plagë shpuese-prerëse ku njëra nga ato ishte vdekjeprurëse. Bazuar në këto prova prokuroria konkludon se Dino Asanaj është vetëvrarë”, - shkruan Zëri i Amerikës.


Dino Asanaj, 55 vjeçar, ndërroi jetë më 14 qershor të këtij viti, si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me thikë. Ai u gjet në zyrën e tij private në periferi të Prishtinës, i plagosur rëndë nga goditjet me thikë, ku ndërroi jetë më pas në spital.


Nga ana tjetër, Prokuroria nuk ka përjashtuar mundësinë që i ndjeri të jetë shtyrë në vetëvrasje dhe për këtë ka kërkuar nga Policia e Kosovës të mbledhë të dhënat ose provat e mundshme rreth këtyre dyshimeve.

 

Hetimet rreth këtij rasti janë ndihmuar edhe nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI) pranë Departamentit të amerikan të drejtësisë.  



(s.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi