Prokuroria:Duam shenjat e gishtave
të 6 deputetëve 3 kryebashkiakëve
Deputetët afat 5 ditë për gjurmët

Prokuroria:Duam shenjat e gishtave<br />të 6 deputetëve 3 kryebashkiakëve<br />Deputetët afat 5 ditë për gjurmët
TIRANË-Gjashtë deputetë dhe tre kryebashkiak duhet që brënda datës 25 shkurt të paraqiten pranë policisë shkencore për të depozituar aty shenjat e gishtërinjëve për llogari të prokurorisë e cila po i verifikon ata si subjekte të ligjit të Dekriminalizimit.

Prokuroria kërkon që të 9 zyrtarët e lartë të paraqiten brenda 5 ditëve pranë policisë shkencore për të depozituar shenjat e gishtave.

Burime nga akuza sqaruan se gjurmët e gishtave janë kërkuar për të sqaruar përfundimisht përfshirjen apo jo në vepra penale të këtyre personave pasi nga Italia, Greqia dhe Zvicra kanë ardhur informacione se disa prej tyre janë të dënuar me emra të ndryshëm që kanë përdorur në të shkuarën.

Gjithashtu është mësuar se e njëjta kërkesë është dorëzuar edhe në KQZ, për 3 kryetar të bashkive që janë subjekte të ligjit të dekriminalizimit.

Deputetët nën verifikim jane: Artan Gaçi (PS), Armando Prenga (PS), Gledion Rehovica (LSI), Aqif Rakipi (PDIU), Omer Mamo (PDIU) dhe Mhill Fufi (PD).

Ndërsa kryebashkiakët në hetim janë: Eduard Kapri i Pogradecit PD Adriatik Zotkaj i Poliçanit (PS) dhe Termet Peçi i Tepelenës, (PS).

Ndërkohe Oficerë të Policisë Gjyqësore janë paraqitur sot pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të sekuestruar të gjitha dokumentacionet në lidhje me procedimin penal, të regjistruar 4 ditë më parë.

Oficerë të Policisë Gjyqësore kërkojnë nga KQZ sekuestrimin e dosjeve
Oficerë të Policisë Gjyqësore kërkojnë nga KQZ sekuestrimin e dosjeve të formularëve për deputetët dhe kryebashkiakët të cilët i ka në verifikim.

Oficerët janë nisur nga Prokuroria e Tiranës, me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme.

Prokuroria deklaron se kjo sekuestro shërben për të hetuar në qoftë se KQZ ka respektuar apo jo ligjin duke favorizuar zyrtar të ndryshojnë deklarata.

Me 16 shkurt, Prokuroria e Pergjithshme bëri të ditur se gjatë procesit të verifikimit, janë konstatuar disa problematika të theksuara nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si në administrimin e dokumentacionit, ashtu edhe në bashkëpunimin me organin e akuzës.

Kështu, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për një deputet dhe për dy kryetarë bashkie ka pranuar dorëzimin e një formulari të dytë tej afateve ligjore.

Afati i dorëzimit të formularëve është brenda dy muajve nga data e hyrjes në fuqi të vendimit 17/2016. Afati i fundit për të gjithe subjektet, ka qenë data 4.05.2016. Nga dokumentacioni i përcjellë rezulton se për këta tre subjekte KQZ, në kundërshtim me ligjin, ka pranuar një formular të dytë, me të dhëna shtesë, në qershor 2016.

Po ashtu, pas ushtrimit të nismës nga ana e Prokurorit të Pergjithshëm për deputetin Armando Prenga, informohemi nga KQZ se subjekti nuk ka deklaruar një vendim të formës së prerë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Këtë informacion, KQZ e ka disponuar në 27.05.2016 me anë të një vertetimi të Gjendjes Gjyqësore. KQZ duhet të kishte bërë kallëzim penal menjëherë pas këtij konstatimi, pra në Maj 2016, pasi subjekti ka konsumuar veprën penale të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal. Deri më sot, KQZ nuk e ka kryer këtë detyrim ligjor. Për më tepër, edhe në shkresën KQZ, datë 14.02.2017, sjellë për verifikim të thelluar pranë Prokurorisë së Përgjithshme, nuk specifikohet që subjekti i është përgjigjur me “JO” pyetjes nëse ka një vendim penal të formës së prerë.

Për këto shkelje, si edhe të tjera të konstatuara, rezulton se nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk është mbajtur parasysh detyrimi dhe penaliteti i përcaktuar në nenin 9 të ligjit nr 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, sipas të cilit:

Neni 9

Detyrimi për bashkëpunim

Çdo organ shtetëror apo person juridik, publik apo privat, ka detyrimin që të bashkëpunojë me organet e ngarkuara nga ky ligj, për verifikimin e të dhënave, fakteve dhe rrethanave të deklaruara prej shtetasve, sipas këtij ligji.

Mosbashkëpunimi apo refuzimi për të bashkëpunuar, pengesa, vonesa apo keqdrejtimi në procesin e verifikimit përbën vepër penale, në përputhje me nenin 248 të Kodit Penal (Shpërdorim i detyrës).

Në këto kushte, Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal për shkelje ligjore nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nisur nga kjo situatë, Prokuroria e Përgjithshme rikujton përgjegjësinë ligjore që ka çdo institucion tjetër, i ngarkuar me verifikimin paraprak në kuadër tee ligjit “Per Dekriminalizimin”, që të respektojë afatet e përcaktuara në ligj.

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg