Kur kanë kaluar afro një muaj nga nisja e hetimeve për skandalin e thesarit të bankës së shqipërisë, ende mbetet e papërcaktuar shifra zyrtare e dëmit ekonomik shkaktuar shtetit nga vjedhja e kryer prej ish punonjësit të bankës Ardian Bitraj dhe koleges së tij Mimoza Bruzia. Ky fakt konfirmohet nga njësia Task-Force e cila po heton dosjen e “thesarit” ku paçka një raporti të bankës së shqipërisë dorëzuar pak javë më parë se paratë e vjedhura arrijnë në 713 milionë lekë, dyshimet e arsyeshme të hetuesve bëjnë fjalë për një tjetër shifër disa herë më e madhe se ajo e deklaruar nga banka.
E pikërisht për të hedhur dritë mbi shifrën reale të vjedhur nga paratë e shqiptarëvë prej thesarit të bankës, është firmosur dhe vendimi i prokurorisë për të kontraktuar një grup ekspertësh kontabël të jashtëm të cilët do të verifikojnë pasqyrat financiare të bankës si dhe do të bëjnë rakordimet e gjëndjes fizike të parave në thesar.
“Gjykata, pasi shqyrtoi kërkesat e Prokurorisë, si dhe analizoi tërësinë e akteve të fashikullit hetimorë, konstaton se ekziston dyshimi I arsyeshëm, I bazuar në prova për personion nën hetim Ardian Bitraj për konsumimin e elementëve të veprës penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën” thuhet në deklaratë.
/Shqiptarja.com