Fshehu shpenzimet e bixhozit dhe falsifikoi faturat e objektit të dhënë me qira, Prokuroria e Durrësit merr të pandehur ish kreun e Prokurorisë Tiranë, Petrit Fusha

Prokuroria e Durrësit merr zyrtarisht të pandehur ish-kryeprokurorin e Tiranës, Petrit Fusha, për deklarim të rremë të pasurisë. Fusha dha dorëheqjen përpara se t’i nënshtrohej vettingut, duke i shpëtuar këtij procesi, por jo përballjes me drejtësinë. 

Sipas prokurorisë, nga hetimi i deritanishëm, Petrit Fusha “ka bërë deklarim të rremë për mënyrën se si i ka vënë pasuritë dhe si e ka fituar pronësinë mbi disa objekte dhe sipërfaqe toke.

Sipas organit të akuzës, ish-kryeprokurori ka bërë kontrata fiktive për dhënien me qira të disa objekteve në pronësi të tij, pasi ka rezultuar se qiramarrësit nuk kanë patur aftësi financiare për të paguar të ardhurat nga qiraja. Prokuroria thotë se Petrit Fusha nuk ka deklaruar shpenzime të kryera në lojërat e fatit gjatë viteve 2010 deri në 2016, shpenzime që kapin vlera të konsiderueshme financiare.

'Duke u nisur nga të dhënat dhe informacionet që qarkullojnë në median e shkruar dhe vizive dhe me qëllim informimin e opinionit publik, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës kërkon të informojë se po kryhen hetime në kuadër të çështjes penale nr.2733 që bën fjalë për veprën penale “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë, i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunsëve publik, ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a prg.2 të K.Penal.

Çështja penale është regjistruar në ngarkim të shtetasit Petrit Fusha, si person të cilit i atribuohet kjo vepër penale, dhe më pas, ky shtetas është marë në cilësinë e të pandehurit duke e akuzuar për veprën penale “Refuzim për deklarimin, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë, i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunsëve publikë, ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a prg.2 të K.Penal.

Shtetasi Petrit Fusha, ka qenë me detyrën e prokurorit dhe në bazë të ligjit i është nënshtruar procesit të rivlerisimit. Nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, është dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, raporti me rezultatin përfundimtar të hetimit administrativ për ish-prokurorin Petrit Fusha, ku kërkohet të hetohet për faktet në kuadër të rivlerësimit kalimtar. Ky fakt ka shërbyer për regjistrimin e çështjes penale, në ngarkim të tij dhe më pas ka sjellë marjen e tij me cilesinë e të pandehurit. Nga hetimi i çështjes, rezulton së shtetasi Petrit Fusha, në deklaratat periodike vjetore dhe gjatë procesit të rivlerësimit, ka deklaruar rrethana të rreme në lidhje me pasuritë që ai disponon dhe që kishte në pronesi, për mënyrën e fitimit të pronësisë mbi këto objekte dhe sipërfaqe toke, si dhe ka kryer veprime fiktive në lidhje me dhënien me qira të disa objekteve në pronësi të tij, pasi ka rezultuar se qiramarrësit nuk kanë patur aftësi financiare për të paguar të ardhurat nga qiraja si dhe shetasi Petrit Fusha nuk ka deklaruar shpenzime të kryera  në lojërat e fatit gjatë viteve 2010 deri në 2016, shpenzime që kapin vlera të konsiderueshme financiare. Lidhur me rastin në fjalë, prokuroria po kryen verpimet hetimore për sqarimin e rrethanave të çështjes penale.'- njofton Porkuroria.

Petrit Fusha dha dorëheqjen pak para se t'i nënshtrohej vettingut, pas 32 vitesh punë si prokuror.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hako: 27/07/2022 19:22

    Me ato akuza qe kane ngritur kunder tij, maksimumi nje gjobe te vogel dhe detyrim paraqitje do marri.Me duket se duan ta shperblejne dhe jo ta denojne per pasurim nepermjet rryshfetit.

    Përgjigju
  • Karma: 27/07/2022 14:49

    O Titi tani mund te maresh i qete per avokate mbrojtese lepurushen tende Arnida Çapin qe dilje dore per dore ne Milano

    Përgjigju
    • spaku: 27/07/2022 18:17

      Ka dhe avokate tjeter Rovena Gashin, e ka pas shoqe hotelesh se e mernin si zarbo pas Llalla. Futi Brenda dashnoret ketyre, e u dalin vete te palarat se do hidhen ne sulm. Arnida ska lend vend pa vajt, me punen e madhe ne krevat me kete xhajen. Gashi po ashtu 96 here me leket e popullit,se tani vetem te hoteli qe ka bere me leket e asaj SHOQES, te Blue MARINE e shikon. U bene me hotele e vila keta plera qe para 10 vjetesh jetonin 6 veta dhome + banjo.

  • tironci: 27/07/2022 14:26

    Ti je burre tamom o vlla, e ndajshe shapin nga sheqeri atje ku punojshe, keto qe bojn lloqe lart e poshte jane vk k***a rruges, keto te rilindjes jane si none tereza te virgjer te gjithe

    Përgjigju
  • Luani: 27/07/2022 13:48

    Minimumi sekuestro pasurie se Mai Tai.

    Përgjigju
  • shoku: 27/07/2022 13:36

    Sa zullume ka bo ky plehre,ka gisht ne shume afera e gjoba,tani eshte ceshtje kohe kur ta nxjerrin me fis me mire dorezohu ne Spak.

    Përgjigju
  • QEMAL DRAGOI: 27/07/2022 13:32

    O Petrit Fusha tani do bëhesh Mal o Tal. Prit se në malore Salhe bajga duhet të vëri dore. Po salheu ka maru e kshu o hu Petriti i partis duhet me pagu. Ishalla është fillimi i mbarsis për Shqiprin që gjith kto BAJGA me në krye superbajgën Salhe të shkoin atje ku e kan vëndin.

    Përgjigju
  • Tani: 27/07/2022 12:02

    Ne burg plehra. Ti sekuestrohet cdo pasuri duke filluar nga Mai Tai. Duke mbyll te gjitha dosjet e vjedhjeve te pushtetareve ky merrte licesen per te zhvat miliona euro me dosjet e krimineleve dhe qytetareve te thjeshte.

    Përgjigju
  • ela: 27/07/2022 11:58

    Tak-Tak-Tak Tak po afron,bota po ua shtrengon,ishallah zoti i denon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan