Lidhur me hetimet që po kryhen për transportin jashtë vendit tonë të 816 ton mbetje nga prodhimi i çelikut në kombinatin e Elbasanit në pronësi të kompanisë Kurum, bëhet me dije se grupi hetimor që merret me këtë çështje ka marrë mostra të mbetjeve në mjediset e kombinatit në Elbasan, por edhe nga ato që konsiderohen mbeturina të ngarkesës në portin detar të Durrësit në kalatën lindore.
Qëllimi është të shikohet nëse kemi të bëjmë me mbetje toksike si dhe shkalla e rrezikshmërisë së tyre për popullatën aty pranë.
Ndërkohë që mostra për analiza do të merren edhe nga konteinerët kur ato të mbërrijnë në portin e Durrësit, ende nuk është vendosur se në cilin laborator do të dërgohen këto mostra e që sipas të gjitha gjasave do të përzgjidhet një laborator jashtë vendit i specializuar në këtë drejtim.
Më parë prokuroria e Durrësit kishte sekuestruar dokumentet e Kurumit, të Doganës së Durrësit dhe të Kompanisë Konçesionare që operon në kalatën lindore e që u mor me ngarkimin e kësaj ngarkese nëpër konteinerë.
Dokumente këto që kanë të bëjnë me procesin e ngarkim shkarkimit dhe të transportit të tyre në drejtim të Tailandës që ishte edhe vendi pritës.
Në ditët në vijim do të procedohet me marrjen në pyetje të personave përgjegjës dhe atyre në dijeni të kësaj procedure.
Deri tani, është marrë në pyetje Gjovana Sokolaj pronare e kompanisë Sokolaj Shpk e cila bleu këtë sasi mbetjesh dhe kreu transportin e ngarkesës në drejtim të Tailandës.
M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?
-
Po
80.9%
-
Jo
11.2%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 980
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lulzim Basha: Marrëveshja me Kurum si ajo e rafinerisë së Ballshit, SPAK të nis hetimet! Para drejtësisë çdo zyrtar i përfshirë
4 Shtator, 17:49
-
KURUM mbylli aktivitetin, arrihen negociatat për punëtorët, Llatja: Ata që do rrinë në shtëpi do paguhen 35 mijë lekë në muaj, kush punon pagë 100%
4 Shtator, 12:27
-
Opozita kërkon tre ministra të qeverisë Rama në interpelancë! Shehaj pyet Kumbaron për licensimin e kompanisë ‘Sokolaj’ për transportin e mbetjeve
3 Shtator, 17:22
-
Kontrata u firmos pak ditë para skandalit me mbetjet toksike të Kurum, gjermanët e EMS ‘braktisin’ portin lindor në Durrës! Do të menaxhohet nga kroatët
3 Shtator, 15:36
-
Xhixho: Nuk do të lejojmë që Shqipëria të kthehet në një kosh mbeturinash
3 Shtator, 14:54
-
Kurumi, shteti shqiptar dhe kredia që duhet shlyer deri në vitin 2044
3 Shtator, 13:16
-
Skandali i mbetjeve toksike të Kurum, Basha: Do e çojmë në SPAK
3 Shtator, 12:26
-
Skandali i mbetjeve toksike të KURUM, a e dinte kompania 'Maersk' çfarë kishin kontejnerët? BAN kërkon hetim, edhe 'Candor' fiku për shumë ditë GPS
3 Shtator, 09:03
-
Skandali me mbetjet toksike të Kurum, kompania 'EMS' shet koncesionin e kalatës lindore në Portin e Durrësit
3 Shtator, 07:19
-
Skandali me Kurum/ Çoçoli: Duhen parë nëse mbetjet janë ndryshk apo të rrezikshme, jo pre e konsipracioneve! Preçi: Investitorët e huaj vijnë falë lobingjeve politike
2 Shtator, 21:38
-
Mbetjet toksike të 'Kurum'/ Gazetari Doçi: Një pjesë u përdoren si çakull për asfaltin e Elbasan-Cërrik! Sazan Guri: Janë hedhur dhe në lumin Shkumbin
2 Shtator, 19:15
-
Skandali me mbetjet e Kurum/ Deputetja e PD-së, Zheni Gjergji: Kompania ka qenë target i sulmeve tona, nuk e di çka ndodhur para 2013
2 Shtator, 18:59