Prokuroria e Prishtinës  ngre aktakuzë ndaj ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla: Raportim i rremë i pasurisë, ka biznes në Gjermani

Prokuroria e Prishtinës  ngre aktakuzë ndaj ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla: Raportim i rremë i pasurisë, ka biznes në Gjermani

Donika Gërvalla

Prokuroria Themelore e Prishtinës i ka ngritur aktakuzë ministres së Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla. Sipas njoftimit të dhënë nga Prokuroria e Prishtinës, aktakuza ndërlidhet me veprën penale rreth mosraportimit apo raportimit të rremë të pasurisë. Sipas hulumtimit të bërë nga Prokuroria, Gërvalla nuk ka deklaruar se ka një biznes në Gjermani dhe as se është drejtoreshë e fondacionit në Kosovë.  Ministrja nuk ka deklaruar as pasurinë e bashkëshortit e as të fëmijëve të saj.

“Referuar kërkesës së parashtruar nga ana juaj, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, më 31.01.2023, ka ngritur aktakuzë ndaj D.G., për shkak të veprës penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe të njëjtën e ka proceduar në Gjykatë për trajtim të mëtejmë”, ka thënë ajo.

Ndryshe, më 2 tetor 2021, “Betimi për Drejtësi” ka raportuar se Donika Gërvalla, zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës (MPJD), nuk ka deklaruar të gjitha funksionet në institucione vendore e ndërkombëtare.

Katër muaj pas këtij hulumtimi, Agjencia Kundër Korrupsion (AKK) kishte njoftuar se është ende duke trajtuar rastin e ministres Gërvalla.

Sipas këtij hulumtimi, rezultoi se Gërvalla nuk ka deklaruar se posedon biznes në Gjermani, nuk ka treguar se është drejtoreshë e një fondacioni në Kosovë dhe as nuk ka deklaruar pasurinë e burrit dhe fëmijëve të saj.

 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur