Prokuroria dhe Gjykata e Vlorës reagojnë pas 48 orësh për sulmin ndaj Albert Kuliçit: Synon të cënojë detyrën e tij në luftën kundër krimit

Prokuroria dhe Gjykata e Vlorës reagojnë pas 48 orësh për sulmin ndaj Albert Kuliçit: Synon të cënojë detyrën e tij në luftën kundër krimit

VLORE- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe kanë reaguar pas 48 orësh për ngjarjen që tronditi Vlorën mëngjesin e së shtunës, ku iu vu tritol në makinë prokurorit të Gjykatës së Vlorës, Albert Kuliçi. Prokuroria e Vlorës ka dënuar këtë ngjarje duke e quajtur të rëndë dhe kriminale, duke e quajtur atë sulm për shkak të detyrës, që ka për qëllim ta intimidojë në luftën kundër krimit

"Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pas ngjarjes së rëndë dhe kriminale, të ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit të datës 21.12.2019, si pasojë e shpërthimit të një sasie lënde eksplozive, vendosur në mjetin me targa AA583OO, në pronësi të prokurorit, z. Albert Kuliçi, me detyrë zv/ Drejtues i kësaj prokurorie, si dhe pas analizimit të detajeve të ngjarjes, e konsideron këtë ngjarje si një sulm të drejtuar ndaj këtij prokurori për shkak të funksionit dhe detyrës së tij. Ky është një akt kriminal, i papranueshëm me sistemin tonë të drejtësisë, parimet e Shtetit të së Drejtës, vlerat dhe parimet shoqërore, që synon të cenojë detyrën e tij si prokuror dhe gjithashtu të intimidojë në luftën kundër krimit. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë, dënon rëndë akte të tilla kriminale, të cilat në thelb dëmtojnë rendin dhe sigurinë juridike. Duke mbështetur kolegun tonë në vijim, trupa e Prokurorëve të kësaj prokurorie, në respektim të ligjit dhe parimeve Kushtetuese, do të jetë gjithmonë e pa ndikuar në luftën pa kompromis kundër krimit. Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë", deklaron Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Ndërsa Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka kërkuar marrjen e masave për sigurimin e jetës dhe shëndetit për Kuliçin dhe familjen e tij duke e quajtur sulmin një veprim kriminal që cenon të gjithë profesionistët e sistemit të drejtësisë.

"Trupa Gjyqësore e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, shpreh indinjatën e thellë në lidhje me ngjarjen e datës 21.12.2019 ku mbeti i dëmtuar automjeti i prokurorit të Shkallës së Parë, Vlorë. Veprimi kriminal i ditës së shtunë ka cenuar jo vetëm prokurorin Albert Kuliçi, por të gjithë profesionistët e sistemit të drejtësisë të cilët kryejnë ,me përkushtim detyrën e tyre.

E dënojmë me forcë, krimin ndaj kolegut tonë dhe kërkojmë nga të gjitha organet marrjen e masave për sigurimin e jetës dhe shëndetit të kolegut dhe familjes së tij. Në këtë kohë, ku sistemi i drejtësisë është duke pësuar një reformim të thellë e radikal, solidariteti dhe ofrimi i të gjithave garancive nga sulmet kriminale, profesionistëve si Zoti Kuliçi, është domosdoshmëri absolute për vazhdimin e detyrës publike dhe kthimin e besimit të publikut te drejtësia. Mbështesim prokurorin dhe veprimtarinë e tij në përmbushje të rregullt të detyrës pa asnjë rezervë dhe bëjmë thirrje për më shumë vëmendje në trajtimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve me dinjitet.

Me bindjen që kjo ngjarje e rëndë do të zbardhet dhe autorët e saj do të çohen para ligjit, ftojmë të gjithë aktorët vendas dhe të huaj në dënimin e këtij krimi dhe mbështetjen e organeve të drejtësisë në kryerjen e punës së tyre të vështirë", thuhet në deklaratën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Dy ditë më parë prokurorit të Gjykatës së Vlorës, Albert Kuliçi iu vu tritol në makinë. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Dyshohet se bëhet fjalë për një paralajmërim për prokurorin e 'çështjeve të nxehta' i cili hetuar dhe çuar në gjykatë një sërë dosje penale, përfshirë këtu dhe ish-kryebashkiakun e Vlorës Shpëtim Gjika. 

Prokurori i Përgjegjshëm, Olsian Çela deklaroi se ka një angazhim maksimal nga ana e autoriteteve përkatëse për të zbardhur ngjarjen e plotë. Anëtari i KLP-së, Tartar Bazaj, si dhe kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci e quajtën sulmin një veprim burracak. Ndërsa kreu i shtetit, Ilir Meta bëri thirrje për të vënë para drejtësisë autorët.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ALBAN: 24/12/2019 09:07

    PO KOMUNIKATA KOMPLET ANONIME. HAJDE PROKURORI HAJDE... I FUT NJE SHKARRAVINE NE FUND SIKUR E KA BERE NE INTERNET KAFE PER 20 LEKE

    Përgjigju
  • Ramadani: 23/12/2019 14:52

    Nje hale prokuror eshte e jo profesionist. Sikur nuk e njeh Vlora

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja