Himarë/ Sekuestrohen 30 prona me vlerë 35 milionë euro, u përvetësuan me dokumente të falsifikuara (EMRAT)

Himarë/ Sekuestrohen 30 prona me vlerë 35 milionë euro, u përvetësuan me dokumente të falsifikuara (EMRAT)

Foto ilustruese

Vlore-  Pas kërkesës së prokurorisë, Gjykata Vlorës sekuestroi 30 pasuri në Himarë që arrijnë rreth 247 mijë m2 tokë me vlerë 35 milionë euro që rezultojnë të përfituara me dokumente false.

Sipas prokuriorisë këto prona rezultojnë të regjistrura në emër të shtetasve Jani Joshi dhe Andon Joshi, që po hetohen për veprat penale ‘Falsifikimi i Dokumenteve’ e kryer më shumë se një herë dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.

Prokuroria thotë se ndjekja penale nisi në vitin 2021 dhe gjatë hetimeve konstatoi se pronat, janë përfituar nga personat e dyshuar nëpërmjet dokumente të falsifikuara.
Gjithashtu gjatë hetimeve, Prokuroria arriti të provojë se dokumenti kryesor që ka shërbyer për regjistrimin dhe përvetësimin e këtyre pronave në Gjykatën e Apelit Vlorë, ka rezultuar i falsifikuar.

"Në kuadër të procedimit penal nr.51 të vitit 2021, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, konstatoi gjatë hetimeve, se pronat, në total 247.000 metra katrorë në Himarë, me një vlerë rreth 35 milionë euro, janë përfituar nga personat e mësipërm nëpërmjet dokumente të falsifikuara. Gjatë hetimeve, Prokuroria arriti të provojë se dokumenti kryesor që ka shërbyer për regjistrimin dhe përvetësimin e këtyre pronave në Gjykatën e Apelit Vlorë, ka rezultuar i falsifikuar. Për rrjedhojë, me kërkesë së prokurorisë, gjykata vendosi sekuestro preventive të 30 pronave në Zonën Kadastrale 1592 në Himarë" thuhe në njoftimin e prokurorisë së Vlorës

Pronat nën sekuestro preventive ndodhen në zonën kadastrale 1592 në Himarë , një zonë me përparësi të lartë në zhvillimin e turizmit. Zona bregdetare nga Vlora në Sarandë që njihet si “Riviera shqiptare” po gjendet vitet e fundit në zhvillime intensive të turizmit që po shoqërohen me një rritje të vlerës së tokës dhe pronave ndërtimore.

Në këtë hapësirë bregdetare dhjetëra raste të tjetërsimit të pronësisë në mënyrë të paligjshme nëpërmjet falsifikimeve, shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit janë hetuar nga prokuroritë në Vlorë dhe në Sarandë dhe së fundmi edhe nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

S.G/A.A/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lind pyetja: 24/06/2024 15:18

    Ishin dokumentet e falsifikuara apo ishin zyrtarët e korruptuar? Se vetëm me dokumente të falsifikuara nuk e merr dot tokën, po nuk duan zyrtarët. Me dokumente të rregullta e nuk të nxjerrin certifikatë për 300 m2 truall pa paguar kesh, jo më për 247.000 m2 me dokumente të falsifikuara a të rregullta, jo e jo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

‘Bum’ ndërtimesh në vend por Censi zbulon shifrat: Rreth 40% e pallateve dhe 33% e banesave janë bosh! Në 13 vite u shtuan 70 mijë

‘Bum’ ndërtimesh në vend por Censi zbulon shifrat: Rreth 40% e pallateve dhe 33% e banesave janë bosh! Në 13 vite u shtuan 70 mijë