Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që të merret parasysh masa e arrestit me burg për deputetin Mark Frroku.

Këshilltari për mediat i Prokurorisë konfirmon se ky vendim është marrë pasi autoritetet i druhen një largimi të tij nga vendi pasi ai ka dyshtetësi.

Ky vendim i prokurorisë është i pasqyruar në relacionin shoqërues të kërkesës së prokurorisë për arrestimin e deputetëve Doshi dhe Frroku.

Siç dihet botërisht, shtetasi Mark Frroku, përveç shtetësisë shqiptare, ka edhe një shtetësi tjetër.

Në këto kushte, kërkesa e organit të akuzës është për një masë sigurimi të karakterit shtrëngues për këtë shtetas, pasi në këto kushte ai mund të rrezikojë të largohet nga territori i Shqipërisë.

Rrezikshmëria shoqërore e këtij personi, duke marrë parasysh pozicionin që ai mban si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në raport me publikun dhe me institucionet ndërkombëtare është tejet e lartë, duke iu referuar veprimeve të kundraligjshme dhe sociale të rrezikshme
”,shkruhet në relacionin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)