Prokuroria gati shkresën: T’u
hiqen mandatet dhe 20 zyrtarëve

Prokuroria gati shkresën: T’u<br />hiqen mandatet dhe 20 zyrtarëve
TIRANE-Dekriminalizimi, priten të preken 12 deputetë dhe 8 kryebashkiakë.

Seksioni i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme i kontaktuar nga Report Tv e Shqiptarja.com pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që i hoqi mandatin dy deputetëve Dashamir Tahiri e Shkëlqim Selami si dhe kryebashkiakut Elvis Roshi u shpreh se brenda muajit janar do të depozitojë në KQZ kërkesa për heqjen e mandatit dhe të 20 zyrtarëve të zgjedhur.

Sipas këtij seksioni në listën e zyrtarëve të gjetur me probleme janë 12 deputetë dhe 8 të zgjedhur lokal mes tyre kryebashkiakw të dalë nga zgjedhjet e qershorit 2015 për të cilët ka rezultuar se kanë dënime në Itali, Gjermani dhe Zvicër me emra të tjerë të cilët i kanë përdorur më parë.

Këto kërkesa thanë zyrtarë të kësaj strukture për Report Tv do të depozitohen në KQZ me nisjen e vitit 2017 dhe do të ndiqet e njëjta procedurë si për atë të deputetëve Shkëlqim Selami, Dashamir Tahiri dhe kryebashkiakut Elvis Rroshi.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe

'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe