Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpjeguar dinamikën e prangosjes së Vladimir Gjutës dhe mënyrën se si ai lëvizte deri në momentin e arrestimit 4 muaj nga shpallja në kërkim.

Sipas prokurorisë, në momentin e arrestimin, kur Gjuta është pyetur nga policia ka deklaruar se ai është shtetasi kosovar me identitetin L.Thaçi.

E për të vërtetuar identitetin e tij të rremë, Gjuta i ka treguar policisë dhe një dokument identifikimi të shtetit të Kosovës, por kjo nuk e ka shpëtuar nga prangat pasi ai ishte nën vëzhgim nga Tirana me agjent policie dhe është prangosur.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)