Prokuroria hap dosjen ‘CEZ’ 
Kara dëshmon kundër Berishës

Prokuroria hap dosjen ‘CEZ’ <br />Kara dëshmon kundër Berishës
Prokuroria e Përgjithshme ka hapur dosjen ‘CEZ’, referuar nga juristi i OSHEE, Romeo Kara, mbi prapaskenat e privatizimit abuziv të OSSH, tërësinë e shkeljeve të legjislacionit në fuqi, favorizimet, dëmin ekonomik, mbi sekserët, zyrtarët e implikuar, e-mailet komprometuese, letrat, raportet etj.

Teksa e gjithë vëmendja është zhvendosur tek ngërçi politik, organi qendror i akuzës ka marrë në shqyrtim kallëzimin e ‘nxehtë’ penal, i cili ngarkon me përgjegjësi ish-kryeministrin Sali Berisha, disa ish-ministra, ish-zëvendësministra, ish-drejtorë dhe sekserin Nuel Kalaj.

Në kuadër të verifikimit të dokumenteve dhe provave të dosjes, Shqiptarja.com ka mësuar se Prokuroria e Përgjithshme ka thirrur dëshmitarin kyç Romeo Kara, për të dhënë një dëshmi më të plotë, të detajuar dhe të thelluar.

Dy seancat e para kanë zgjatur disa orë, ndërsa priten edhe disa seanca të tjera, në ditët në vijim. Sipas burimeve, gjatë dy seancave maratonë, juristi i OSHEE, Romeo Kara, ka dhënë shpjegime të shtuara mbi provat e paraqitura rreth privatizimit abuziv të OSSH, i cili u ka shkaktuar taksapaguesve shqiptar një dëm ekonomik prej 450 milionë euro.

Kara, gjatë pyetjeve në prokurori, i është përmbajtur dëshmisë së dhënë para komisionit hetimor parlamentar për investigimin e privatizimit të OSSH-së nga qeveria ‘Berisha’ dhe kompania çeke ‘CEZ’. Juristi i OSHEE u është përmbajtur gjithashtu të gjitha deklarimeve rreth rolit të ish-kryeministrit dhe të 15 ish-zyrtarëve në procesin e privativit. Nëse prokuroria do të thellojë hetimet dhe të çojë dosjen në gjykatë, dëshmia e Karajt pritet të jetë një nga pikat më të forta për ndëshkimin e të akuzuarave.

Ndërkaq, për fatin e dosjes në fjalë ka edhe një interesim nga faktori ndërkombëtar. “Unë kam pasur takime me disa përfaqësues të ambasadave të ndryshme në Tiranë. I kam informuar ato në detaje për këtë çështje dhe jam më se i bindur se ato i kanë vlerësuar drejt ato çfarë unë paraqita dhe thashë. Fakti që janë realizuar këto takime me këto ambasada, shpreh interesimin e tyre për këtë çështje. Megjithatë ata vlerësojnë shumë rolin e vetë shqiptarëve në këto momente”, ka theksuar Kara.

Akuzat
Referuar dosjes së dorëzuar në prokurori, protagonistët e privatizimit të OSSH akuzon për konsumimin e pesë veprave penale. “Mbi bazën e këtyre të dhënave që pasqyrohen edhe në dokumentacionin e sipërpërmendur, rezulton se ndodhemi përpara fakteve dhe provave të pakundërshtueshme se personat e lartpërmendur kanë konsumuar elementët e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, vepra penale këto të parashikuara nga nenet 143, 245/1, 248, 258 dhe 287 të Kodit Penal”, thuhet në kallëzimin penal.
 
Lista e të kallëzuarave
 
1. Z. Sali Berisha (Ish Kryeministër)
2. Z. Nuel (Nue) Kalaj, sekser
3. Z. Genc Ruli (Ish Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës/Kryetar i Komitetit të Konsulencës dhe Transparencës).
4. Znj. Mimoza Vokshi (Anëtare e Grupit të Negocimit/Ish Drejtor i METE)
5. Znj. Suzana Guxholli, Ish-Këshilltare e Kryeministrit Berisha
6. Z. Neritan Alibali, (Ish Zv. Ministër i METE/Kryetari i Grupit të Negocimit me CEZ dhe Kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave)
7. Z. Alfred Rushaj (Ish Zv. Ministër i Financave/ Anëtar i Grupit të Negocimit me CEZ).
8. Z. Fatjon Tugu (Anëtar i Grupit të Negocimit me CEZ/ Anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave)
9. Z. Sherefedin Shehu (Anëtar i Grupit të Negocimit me CEZ)
10. Z. Asllan Sherra (Anëtar i Grupit të Negocimit me CEZ)
11. Z. Viktor Gumi (Anëtar i Grupit të Negocimit me CEZ)
12. Z. Miran Kopani (Anëtar i Grupit të Negocimit me CEZ)
13. Z. Bujar Nepravishta (Ish Kryetar i ERE)
14.  Z. Durim Kraja (Ish Sekretar i Përgjithshëm i METE/Anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave).
15. Z. Engjell Qorlaze (Anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave)
16 . Z. Vasil Pano (Anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave)
 
Disa nga provat në dosjen penale për privatizimin e OSSH
 
01. Letër nga Clifford Chance drejtuar CEZ Shpërndarje datë 15.07.2014
02. E-mail nga Nuel Kalaj drejtuar Martin Roman, me subjekt “OSSH Developments”, datë 07.09.2009.
03. E-mail i Nuel Kalaj drejtuar Tomas Pleskac, me subjekt “Re: Kosova”, datë 11.05.2010.
04. E-mail i Nuel Kalaj drejtuar Josef Hejsek, me subjekt “15.05.2010 Report”.
05. E-mail i Josef Hejsek drejtuar Tomas Pleskac, me subjekt “Albanie-priprava jednani s PM”. datë 28.01.2010.
06. E-mail i Josef Hejsek drejtuar Nuel Kalaj, me subjekt “Ëorld Bank- Notice of Event-do be delivered”, datë 17.11.2011;
 
1. Artikull i gazetës Zhurnal me titull “Lvovsky: Privatizimi i CEZ ishte i nxituar për Albpetrol presim rezultatet”, date 18.12.2012;
 
2. Procesverbal i Mbledhjes së Këshillit të Ministrave Për projektvendimin “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr. 835, datë 11.06.2008 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e paketës së aksioneve të kapitalit të shoqërisë anonime “OSSH”, që u ofrohet investitorëve strategjikë”, datë 17.09.2008;
3. Ligji Nr. 9874, datë 14.02.2008 “Për ankandin publik”;
4. Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 487 datë 16.04.2008 “Për kriteret e përzgjedhjes së investitorëve strategjikë, të interesuar për blerjen e aksioneve të Shoqërisë “OSSH” Sh.A;
5. Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 835 datë 11.06.2008 “Për përcaktimin e madhësisë së paketës së aksioneve të kapitalit, të shoqërisë “OSSH”, që u ofrohet investitorëve strategjikë”;
6. Shkresa Nr. 393 Prot, datë 14.01.2008 e Zv.Ministrit të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, me lëndë “Dërgohet vendimi i Mbledhjes së Komitetit të Konsulencës dhe Transparencës për vlerësimin e aseteve të KESH Sh.A”;
7. Vendim Nr. 4, datë 09.05.2008 i Komitetit të Konsulencës dhe Transparencës të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës;
8. Urdhër Nr. 329, datë 09.05.2008 i Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës “Për transferimin e titullit të pronësisë së aksioneve të OSSH” Sh.A”;
9. Shkresa Nr. 329/1 Prot, datë 12.05.2008 e Zv. Ministrit të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, me lëndë “Mbi urdhrin për transferimin e titullit të pronësisë”.
10. Shkresa Nr. 6466 Prot, datë 08.07.2008 e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës me lëndë: “Për përshpejtimin e procedurave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme të OSSH” Sh.A”.
11. Shkresa Nr. 12/1 Prot, datë 11.01.2008 e Entit Rregullator të Energjisë me lëndë: “Skjarim mbi zgjedhjen e modelit të privatizimit”.
12. Shkresa Nr. 1210 Prot, datë 02.02.2008 e Ministrit ë Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës me lëndë: “Mbi disa vendime në lidhje me privatizimin e OSSH” Sh. A.
13. Vendim Nr. 2, datë 12.02.2008 i Komitetit të Konsulencës dhe Transparencës të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
14. Urdhër Nr. 500, datë 01.07.2008 i Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës “Për ndarjen e të drejtave dhe detyrimeve ndërmjet KESH Sh. A dhe OSSH Sh. A dhe marrëdhëniet tranzitore ndërmjet dy shoqërive”.
15. Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1108 datë 30.07.2008 “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore të cilat kalojnë në pronësi të “OSSH”.
16. Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 628, datë 03.10.2007 “Për miratimin e modelit shqiptar të tregut të energjisë elektrike”.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

12 mijë euro për një leje për shfrytëzim plazhi, SPAK dërgon për gjykim 2 ish-zyrtarë të IKMT

12 mijë euro për një leje për shfrytëzim plazhi, SPAK dërgon për gjykim 2 ish-zyrtarë të IKMT