Prokuroria e Romës ka kërkuar dënimin me 21 vite burg në gjyqin për trafikantin shqiptar të drogës Elvis Demçe, i akuzuar bashkë më katër persona të tjerë për tentativën e vrasjes së Alessio Marzanit në 22 tetor 2020, i cili mbeti i plagosur.
Prokurorët Mario Palazzi dhe Francesco Cascini kërkuan gjithashtu një dënim me 21 vjet për Daniele Gallarello, 18 vjet për Alessandro Corvesi, me të kaluar si futbollist dhe 14 vjet për Matteo Kostakurta, i njohur me nofkën ‘Princi’ për shkak të orgjinës së tij fisnike, shkruajnë mediat italiane.
“Është një grup me një profil me kapacitet shumë të lartë kriminal dhe rrezikshmëri shoqërore”, tha prokurori Palazzi në sallën e gjyqit, i cili i kushtoi një pjesë të aktakuzës së tij Kostakurtës, duke e cilësuar atë si një “personazh shqetësues”.
“Nuk ka nevojë të bëjë krime për arsye ekonomike, ka para dhe familje të mirë, nuk është i mjerë nga periferia, mund të bëjë një jetë të mirë, dhe përkundrazi ai bën krime për qejf, për shijen e tij personale, ai. vesh triko dhe gjuan”; siç rezultoi nga shkresat e hetimit, "ai është i pushtuar nga idetë e tij antidemokratike dhe e cilëson veten me krenari si fashist".
Elvis Demce u arrestua në janar të 2022-shit, pasi në përgjime u zbulua se fliste me anëtarë të grupit kriminal për të ekzekutuar efektivë, gjyqtarë dhe prokurorë që hetonin për të shkatërruar klanin e tij.
Në përgjime koka e bandës kriminale e krahason veten edhe me Pablo Escobar.
Mes dëshirës për të zgjeruar biznesin e paligjshëm të drogës, Demçe kishte rivalin e tij, Ermal Arapaj, me nofkën “Ufo”. Urrejtja mes të dyve ishte e madhe saqë Demçe planifikoi disa sulme kundër rivalit të tij. Mediat italianë thonë se lufta që mund të kishte përfunduar e përgjakshme, u ndal me arrestimin e tyre, fillimit të Ermal Arapajt dhe më pas të Demçes.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2956
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U vra me thikë 2 ditë më parë, zbulohet identetiti i shqiptarit në Itali dhe 2 pistat e hetimit mbi ngjarjen
27 Nëntor, 18:48
-
Grupi i deputetëve italianë: Krah jush drejt BE-së! Përfshihuni në debatet brenda unionit
27 Nëntor, 17:40
-
Xhenova/ Nuk pranonte të ndahej, shqiptari dhunon barbarisht të dashurën italiane dhe i thyen hundën! Policia e arreston 35-vjeçarin
27 Nëntor, 16:26
-
Milano/ I dënuar me 2,5 vite burg për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 31-vjeçari shqiptar i kërkuar! Gjykata e lë në arrest shtëpiak
27 Nëntor, 16:05
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Goditen dy grupe ‘skifterësh’ në Padova dhe Modena, 4 shqiptarë të arrestuar! Akuzohen për të paktën 20 vjedhje në seri, dy kishin prerë bileta avioni për arratisje
26 Nëntor, 16:53
-
Jorida Tabaku takohet me delegacionin nga parlamenti Italian: Procesi i Integrimit s'do të thotë që do mbyllim sytë nga problemet reale
26 Nëntor, 16:30
-
Itali/ I droguar në timon rrezikoi jetën e agjentëve, arrestohet 35-vjeçari shqiptar! Rikthehet në burg që të vuajë dënimin e mbetur për vrasje
26 Nëntor, 16:08
-
Itali/ Shqiptari vritet me thikë, plagoset i vëllai, në pranga 2 shtetas nga Maqedonia e Veriut
26 Nëntor, 11:06
-
Vrasja në Itali pas sherrit në lokal, ja kush është shqiptari Nikolin Nika! Baba i dy fëmijëve të mitur dhe me origjinë nga Shkodra, të panjohura motivet
25 Nëntor, 17:02
-
Media italiane: Plani B i Melonit për qendrën e emigrantëve në Gjadër
25 Nëntor, 11:33
-
E rëndë në Itali, shqiptari vritet me kaçavidë, arrestohet bashkëatdhetari, krimi pas sherrit në lokal (EMRI+VIDEO)
25 Nëntor, 11:18