Dënimi me 1 vit burg për Salianjin, Basha- Ramës: I ke bërë llogaritë gabim

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka quajtur vendimin për dënimin me 1 vit burg, ish-deputetin Ervin Salianji, aspak suprizë. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, kryedemokrati tha se vendimi për Salianjin ishte i përcaktuar që në krye të herë nga kryeministri Edi Rama, për të cilin tha se me krimin e organizuar ka kapur drejtësisë. Basha vijoi më tej me akuza edhe për gjyqtarin që dha vendimin, Artan Gjermeni, sipas së cilit është i lidhur me bandën e Lushnjes.

Basha komentoi sërish edhe paktën Anti Shpifje. Për këtë të fundit, kryedemokrati tha se kjo është në mjet për të ndaluar opozitën, gazetarët që të denoncojnë aferat korruptive të kreut të qeverisë.

"Edi Rama ka hedhur sot në erë dy prej kolonave kryesore të demokracisë në Shqipëri. Sot, ai dënoi me vendim gjykate, pa asnjë provë, opozitën dhe median që zbuluan dhe denoncuan përshirjen në trafikun e drogës të vëllait të Ministrit të brendshëm të Edi Ramës.

 Po sot, Edi Rama miraton ligjin që synon t’i mbyllë gojën medias online për të mos denoncuar aferat e rënda korruptive të tij dhe të familjes së tij, afera që fusin dorën në xhepat e shqiptarëve për t’i vjedhur ata, në mënyrë që të pasurojnë Edi Ramën. Të dy këto vendime, që minojnë demokracinë dhe shtetin e të drejtës në Shqipëri, Edi Rama i merr sot, i ndihmuar nga krimi i organizuar. Me krimin e organizuar ai vodhi dhe bleu votat e shqiptarëve për të sunduar në parlamentin ilegjitim. Me krimin e organizuar, Edi Rama sundon drejtësinë.  Gjyqtari Artan Gjermeni, i cili dënoi sot pa prova Ervin Salianjin dhe gazetarin Jetmir Olldashi është as më pak e as më shumë, anëtar i bandës së Lushnjës, e cila ka nisur të gjallërohet sërish nën pushtetin e Edi Ramës.

Për Partinë Demokratike dhe për mua personalisht, nuk ka asnjë dyshim se ushtari i bandës së Lushnjës e kishte marrë prej kohësh vendimin politik që Edi Rama e shpalli prej ditës së parë të publikimit të skandalit Xhafaj. Për ne nuk ka asnjë surprizë për hakmarrjen e Edi Ramës ndaj deputetit Ervin Salianji dhe gazetarit Jetmir Olldashi që ekspozuan qeverinë e tij si të përfshirë direkt në trafikun e drogës. Në këto 6 vjet ne jemi përballur me padrejtësinë dhe hakmarrjen politike të Edi Ramës sa herë kemi denoncuar lidhjet e tij me krimin e organizuar dhe me aferat korruptive. Për pothuajse të gjithë përfaqësuesit politikë të Partisë Demokratike, drejtësia e kapur ka vendosur sipas urdhërit dhe interesit politik të Edi Ramës, duke u bërë palë me këtë pushtet të kriminalizuar dhe të korruptuar.
 
A na e ka mbyllur gojën dot ne Edi Rama me të korruptuarit dhe kriminelët e tij në polici, prokurori dhe gjyqësor? Jo! Dhe nuk ka për t’ia dalë kurrë!  Ne jemi Partia Demokratike! Ne jemi sot partia që gëzon besimin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve. Bashkë me ta, do të bëjmë të mundur që, me zgjedhje të lira e të ndershme, të shpëtojmë vendin nga një kryeministër që sundon me një grusht kriminelësh dhe oligarkësh. Partia Demokratike është dhe do të jetë në krahun e çdo gazetari, në krahun e çdo qytetari, që denoncon padrejtësinë, korrupsionin dhe lidhjet e Edi Ramës, familjes apo qeverisë së tij me krimin e organizuar. Mesazhi im për Edi Ramën është i thjeshtë dhe i qartë: I ke bërë llogaritë gabim!"
, tha Basha. 

Gjykata Penale vendosi 1 vit burgim për ish-deputetin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim për çështjen 'Babale'. Ndërkohë, Albert Veliu njohur si Babalja u dënua me 3 vite e 8 muaj burg ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 6 muaj burg, dënim i cili do të zëvendësohet me 100 orë pune.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 18/12/2019 20:27

    Ti o lule e ke radhën , por jo një vit por si diëuket 3-5 vite edhe ste me sapun në dorë...!!!

    Përgjigju
  • Fani: 18/12/2019 20:00

    Denimi i merituar tani me kemb t mbare per t tjret, te gjitha ata qe kane bere pjesen e tyre te ajo vidjo bashke me bashen duhet t marrin denimin e tyre

    Përgjigju
  • Beni: 18/12/2019 19:58

    Po pse cfare do thote salianji, paloka apo luli qe na pelqeu vendimi I gjykates. po dihet qe ashtu do thone. Po keta jane per kokerr te burgut. Salianji me ate “zogun” e tiranes nje peshqesh per ata te tjeret ne burg

    Përgjigju
  • Ky Kriminel duhesh te ishte ne Burg.: 18/12/2019 19:06

    Mjafte se neve Si Popull,nuk na mashtron me Kriminel..

    Përgjigju
  • sula: 18/12/2019 18:18

    RRI URTE TI ,,,SE DHE TI NE BURG DO PERFUNDOSH,,SA TE FILLOI PUNE SPAKU DHE DO E SHOHESH SA TE VLEN LEKURA,,,AH,,SE DESH HARROVA SHKO BLEJ NJE KUTI ME SAPUNA SE DO TE DUHEN NE BURG,,,HA,,HA,HA,HA,,...

    Përgjigju
  • Xhoi: 18/12/2019 18:11

    Jo duhet te sigurojne ujin 24 pre pastaj ti heqin vet qytetaret

    Përgjigju
  • Lyl shal ngjiti: 18/12/2019 17:55

    O lyl tani e ke ti radhën past komën e mbar çuni shegës së hairit të lopës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Më 24 dhjetor në Tiranë mbrëmje festive për Krishtlindje! Muzikë festive, koncert në 19:00 në sheshin “Skënderbej”

Më 24 dhjetor në Tiranë mbrëmje festive për Krishtlindje! Muzikë festive, koncert në 19:00 në sheshin “Skënderbej”