Prokuroria kërkoi heqjen e mandatit
deputeti i LSI: Po kryqëzohem kot

Prokuroria kërkoi heqjen e mandatit<br />deputeti i LSI: Po kryqëzohem kot<br /><br>
Deputeti i LSI-së, Gledion Rehovica reagon për herë të parë pas kërkesës së prokurorisë për heqjen e mandatit të tij pasi kishte fshehur një ndalim për vjedhje në Itali dhe deklarimin e një emri të rremë. Rehovica thotë se këto “janë shpifje nga më banalet të ushqyera nga media, politika dhe deri te institucionet publike të pavarura”.

Ai shton se “Sot, jemi në një rast ku po gjykohem dhe kryqëzohem për një vepër jo të kryer. Lehtësisht dhe botërisht e provuar se nuk ka pasur asnjë rast për t’u hetuar, gjykuar apo marrë masë brenda dhe jashtë territorit ndaj meje, gjë të cilën e vërtetoj me dokumente dhe dëshmi të lëshuara nga gjykata, prokuroria dhe policia e shtetit italian”. Rehovica në asnjë rast nuk flet për emrin e përdorur prej tij Kusta Mina, emër që Interpol Roma ja ka sjellë prokurorisë shqiptare. 

Ka dy vjet që fryhet dhe mbarset opinion publik me shpifje nga më banalet të ushqyera nga media, politika dhe deri te institucionet publike të pavarura. Deri tani i kam toleruar dhe justifikuar ndaj vetes dhe familjes që janë të ushqyera politikisht. Sot, jemi në njërast ku po gjykohem dhe kryqëzohem për një vepër jo të kryer. Lehtësisht dhe botërisht e provuar se nuk ka pasur asnjë rast për t’u hetuar, gjykuar apo marrë masë brenda dhe jashtë territorit ndaj meje, gjë të cilën e vërtetoj me dokumente dhe dëshmi të lëshuara nga gjykata, prokuroria dhe policia e shtetit italian.

E gjitha kjo është vetëm një lojë e pisët e nisur prejkohësh me hamendësime, akuza dhe lajme të pavërtetanë media me qëllim luftën politike dhe përbaltjen time personale.

Nuk ka pasur asnjëherë dyshim lidhur me përfshirjen time për aktivitete apo veprime kriminale që nënkupton se nuk ka pasur asnjeherë as brenda dhe as jashtë territorit të Republikës hetim, gjykim apo dënim ndaj meje. Kjo është lehtëisht e provuar nga qëndrimet zyrtare të certifikuara nga institucionet kompetente italiane. Integriteti dhe origjina ime nuk mund të përdhoset dhe nëpërkëmbet nga askush e aq më pak nga institucionet që duhet të jenë garant për zbatimin e ligjit. Kam qenë dhe jam totalisht i përgjegjshëm për cfarë kam bërë dhe për cfarë nuk kam bërë dhe do t’ikundërpërgjigjem cdo akuze absurde” deklaron deputeti i LSI.

Report TV siguroi vendimet e Prokurorisë për dy deputetët, Aqif Rakipi e Gledion Rehova, për të cilët, përmes një kërkesë drejtuar KQZ-së, kërkon heqjen e mandatit. Sipas vendimeve të siguruara nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në kërkesën e Prokurorisë thuhet se Aqif Rakipi dhe Gledjon Rehovica rezultojnë të ndaluar në Itali për vjedhje, ndërsa një gjë të tillë nuk e kanë deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Si deputeti i PDIU ashtu edhe ai i LSI rezultojnë me emra të rremë të ndaluar nga drejtësia Italiane, ndërsa zbulimi i tyre është bërë përmes krahasimit të gjurmëve të gishtave nga Interpol Tirana dhe Interpol Roma. Në raportin e Prokurorisë shkruhet se deputeti Aqif Rakipi është ndaluar në Itali për vjedhje nën emrin Skënder Ejylbegaj. Ai ka konsumuar veprën penal të vjedhjes më 03.11.1998. Ky ndalin nga autoritetet italiane nuk rezulton në formularin e vetëdeklarimit të Rakipit.

Ndërsa Gledjon Rehovica, me emrin Mina Kusta, është i raportuar për vjedhjen e një dyqani në shtetin fqinj në 27.02.1999. Edhe Rehovica, njësoj si Aqif Rakipi nuk ka deklaruar në formular ndalimin nga policia italiane.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shkëlqejnë Rajka e Luiza Gega, mbahet Kupa e Republikës në atletikë! Presidenti Stërmasi: Fituesit shkojnë në Ballkaniadë

Shkëlqejnë Rajka e Luiza Gega, mbahet Kupa e Republikës në atletikë! Presidenti Stërmasi: Fituesit shkojnë në Ballkaniadë