Prokuroria kërkon 2 vite burg për ish-Sekretarin e Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj! Akuzohet se kompensoi objektin e shpronësuar një herë

Prokuroria kërkon 2 vite burg për ish-Sekretarin e Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj! Akuzohet se kompensoi objektin e shpronësuar një herë

Arlind Gjokutaj, ish-zyrtari i pandehur

Tiranë- Pas hetimeve për abuzimin me kompensimin financiar të një objekti të kompensuar më parë, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 2 vite burgim për ish-Sekretarin e Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj.

Ish-zyrtari u hetua fillimisht me masën e sigurisë arrest në burg dhe më pas Apeli e liroi, ndërsa prokurori Ndini Tavani kërkon që për veprën penale shpërdorim detyre, sipas nenit 248 të Kodit Penal, Gjokutaj të dënohet, për dëmin me vlerë 1,2 mln euro të shkaktuar shtetit në atë kohë.

Gjykata është shprehur se vendimi do shpallet më 17 Tetor, teksa pala mbrojtëse pretendon pafajësinë, teksa më herët ka kërkuar edhe gjykimin e shkurtuar.

Arlind Gjokutaj u arrestua më 11 Janar 2023, pas një hetimi që lidhej me një dëmshpërblim prone dy herë, në mënyrë të jashtëligjshme.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave ra në pranga bashkë me përmbaruesin Alban Ruli atë kohë dhe drejtorin Juridik të Ministrisë së Financave, Fatmir Hoxhaj. 

Gjithçka lidhet me një kontratë blerje të firmosur mes Ilir Thanës, i arrestuar në dhjetor 2022, dhe Drejtorisë së  Shërbimit Qeveritar për privatizimin e një objekti magazinë nr.2 në vitin 1992. Pas vendimit të gjykatës së Apelit të Tiranës, kontrata u shpall e pavlefshme dhe palët u kthyen në pozicionin e mëparshëm.

Ndaj Ilir Thanos u kthye shuma prej 103.046 lekësh me të cilën ky shtetas kishte blerë objektin e magazinës. Ministria e Financave transferoi në llogarinë e Ilir Thanës shumën prej 284.139, sa vlera e objekteve të blera e konvertuar me indeksin e rritjes së çmimeve, bazuar në informacionin e dërguar nga Sektori i Publikimeve në INSTAT.

    A.Q/Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      Si ju duk protesta e opozitës?



    ×

    Lajmi i fundit

    Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

    Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn