Prokuroria kërkon burg për Henri Çilin dhe të gjithë burrat e operacionit 'Mezhgorani', arrest shtëpie për noteren

Prokuroria e Përmetit ka kërkuar arrest me burg për të gjithë të arrestuarit burra në opeacionin "Mezhgorani" me përjashtim të dy grave të vetme të ndaluara. Për noteren Shpresa Gjoçaj u kërkua masa e sigurisë të arrestit me burg. Kështu, pritet të shihet nëse gjykata do të pranojë kërkesën e prokurorit dhe të vendosë arrest me burg për Henri Çilin dhe bashkëpunëtorët e tij. Shpresa Gjoçaj ka dalë në përgjimet e prokurorisë teksa bën një kontratë noteriale fiktive për një apartament 50 mijë euro në emër të një personi nga Fieri. Ky person kishte kontakte edhe me kunatin e Henri Çilit pasi i ka kërkuar të rrahë fqinjin e tij duke e paguar 5 mijë euro. Ndërkohë, për një vajzë të ndaluar, Kejsi Meço, u kërkua detyrim paraqitje e akuzuar për moskallëzim krimi.


Lajmi kryesor:

Gjykata Përmetit e liron nga qelia dhe e çon në SPAK: Detyrim paraqitje për Henri Çilin, arrest shtëpie për drejtorin e UET-së (Vendimi për të gjithë të arrestuarit)


G.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille