Nga pallati 8-katësh, te apartamentet e dyqanet, sekuestrohen 5 mln euro pasuri të Fatjon Muratit dhe familjarëve të tij! Të vendosura nga trafiku i drogës

TIRANË- Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për sekuestrimin e pasurisë së Fatjon Muratit, i arrestuar pak ditë më parë nën shoqërinë e Endrit Dokles, të famshmin e bandës së Durrësit. Prokuroria pretendon se Fatjon Murati dhe të afërmit e tij i kanë ngritur këto pasuri përmes të ardhurave nga aktivitetet kriminale, kryesisht të trafikimit të lëndëve narkotike. Të sekuestruara janë tashmë pasuritë e paluajtshme: Një sipërfaqe ndërtimi 120 m2, një dyqan 40 m2 në rrugën “Lord Bajron”, një apartament 90.30 m2 dhe një pallat 8-katësh me sipërfaqe 317m2. Po ashtu, nën sekuestro janë edhe pikë pakice e tregtimit të artikujve të imët ushqimor, një bar kafe dhe një lavazh makinash. Vlera e këtyre 7 pasurive është 5 milionë euro, të cilat janë në emër të Fatjon Muratit, nënës dhe vëllait të tij.

Procedimi penal për sekuestrimin e këtyre pasurive u referua nga policia që në 7 shkurt të vitit 2018 për veprën penale “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”. Një muaj e gjysmë më vonë, u referuan në prokurori edhe materiale të tjera, edhe për personat e tjerë pjesë e organizatës kriminale të Fatjon Muratit, ku një pjesë e anëtarëve të saj janë arrestuar nga policia italiane, ndërsa të tjerë janë në kërkim. Kjo organizatë është marrë fillimisht me vjedhje dhe më pas e ka zgjeruar aktivitetin e saj edhe në trafikimin e lëndëve narkotike.

Sipas prokurorisë, Fatjon Murati rezultoi të ishte në kërkim kombëtar në 31 tetor 2015 për evazion nga masa alternative në burg, nëpërmjet masës së vendosur nga Gjykata e Trevizos. Kjo e fundit, në 7 nëntor 2015 urdhëroi arrestimin e tij për veprën penale të “Pranimit të mallrave të vjedhura”, “Posedim abuziv të armëve”, “Trafikim të lëndëve narkotike”. Në prill 2016 Gjykata e Venecias urdhëroi arrestimin e tij për “Pjesëmarrjes në krime” dhe në korrik 2017, autoritetet gjyqësore të Padovas e raportuan për veprën penale të “Trafikimit të kokainës”.

Kush është Fatjon Murati
Fatjon Murati u arrestua më 8 tetor nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim se zotëronte një arsenal armësh, të kapur nga policia më 13 korrik. Murati ka qenë duke lëvizur në një makinë të blinduar, me Indrit Doklen dhe kunatin e tij Gentian Ruçi. 32-vjeçari Murati ishte shpallur në kërkim nga Policia sepse efektivët kishin gjetur gjurmët e tij të gishtërinjve në kutinë e një arme, ditën kur u zbulua edhe baza e armatimeve në Tiranë, që i përkiste Kristjan Gjinit. Murati ka deklaruar se nuk ka lidhje me arsenalin e armëve, por sipas tij gjithçka është aksidentale.

Murati ka deklaruar para togave të zeza se njihet me Kristjan Gjinin dhe para disa kohësh i ka marrë makinën. Sipas tij, ai ka pastruar pjesën e pasme të makinës së Gjinit, ku ka lëvizur edhe ca kuti letre, tek të cilat dyshon se ka mbetur gishti, por ai ka thënë se nuk kishte dijeni se çfarë kishin brenda. Muarti vijon të qëndrojë në burg, ndërsa Dokle dhe Ruçi janë liruar. 

Fatjon Murati ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku tre persona mbetën të vrarë, për shkak të dyshimeve se ka qenë një nga organizatorët e atentatit. Po për të njëjtën ngjarje është pyetur edhe Indrit Dokle i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje atentatin dhe më pas është lënë i lirë. 

Pasuritë e sekuestruara 
- Pasuria nr. 4/40/ND+1-2, ZK. 8330, sip ndërtimi 120 m2.
- Pasuria nr. 9/73-N7, ZK 8310, rrg “Lord Bajron, njësi shërbimi (dyqan) sip 40 m2.
- Pasuria nr.215/189+3-N14, ZK 3866, rrg “Shaban Matraku”, apartament sip 90.30 m2.
- Pasuria nr.4/40/ND+1-1, Zk 8330, një ndërtesë 7+1-katëshe me sipërfaqe ndërtimi 317m2.
- Aktiviteti tregtar i rregjistruar si person fizik me NIPT L71814001H, hapur me datë 14.06.2017, me fushë veprimtarie, tregti me pakicë të artikujve të imët ushqimor;
- Aktiviteti tregtar i rregjistruar si person fizik me NIPT L81619013E, me veprimtari Bar –Kafe; dhe
- Aktiviteti tregtar rregjistruar si person fizik me objekt veprimtarie, lavazh makinash, në mer të shtetasit Y. M

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Palaco: 14/10/2022 23:50

    Boboo ca surrati qe ka gjithe deformime,tja konfiskoni jo tja sekuestroni se jane para gjaku njerzish te mar meqaf

    Përgjigju
  • mandi: 14/10/2022 21:17

    i duhen sekuestruar edhe pronat e te afermeve pasi ka mundesi ti kete transferuar tek ata parate.

    Përgjigju
  • Toni: 14/10/2022 16:51

    Ca thoni pasuri e pallate, po fationi eshte djale flori, boksier Ska pike lidhje.. ndoshta familjar apo miq e shoket e tij po, Por ky ska shance te ket pallate e pasuri!

    Përgjigju
    • Ceni Polic: 15/10/2022 00:05

      Ka prona ka ky madje shimë hwrë Më shumë se kaq. Ky eshte aksioner dhe ke hotel Amra ke ura e Dajlanit. Madje veç Italisë është në kërkim policor dhe dënuat dhe Gjermani, pasi në tentativë për ti ikur policisë gjermane me disa kg drogë ka plagosur një polic. Këtu ky dhe grupi tij mbrohej nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë e konkretisht nga një polic kuadër shok i ish shefit, Gledisit, të quajtur O. Bi… . Vetëm nga kontakti me policinë gjermane do dalin thagma për këtë dhe grupin që bën pjesë.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja