Prokuroria Speciale e Kosovës pas hetimeve për fotografinë e paraqitur nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina, për dhunimin e një gruaje nga ushtarët serbë gjatë luftës në Kosovë ka dhënë edhe një përgjigje përfundimtare në lidhje më çështjen.
Sipas Prokurorisë, pas ekspertizës është vërtetuar se fotografia e paraqitur nga deputetja është nxjerrë nga interneti dhe nuk ka të bëjë me asnjë rast të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Komunikata e Prokurorisë Speciale Kosovë:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se pas paraqitjes së fotografisë nga deputetja, Flora Brovina, është hapur hetimi bazuar në pohimin e saj se kjo fotografi dëshmon dhunimin e një gruaje nga ushtarët serbë gjatë luftës në Kosovë.
Fotografia në fjalë është dërguar për ekspertizë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, e cila ka konstatuar se fotografia e paraqitur nga deputetja, Flora Brovina, është e printuar në format A4 kolor dhe nuk ka asnjë të dhënë, e cila kishte mundësuar hulumtimin e origjinës së fotografisë dhe nuk ka asnjë shenjë nga është printuar.
Kjo fotografi është krahasuar me një fotografi tjetër të siguruar nga interneti dhe u konstatua se në të dy fotografit është paraqitur ngjarja e njëjtë.
Bazuar në të dhënat nga ekspertiza dhe provat tjera të nxjerra gjatë hetimit, Prokuroria Speciale e Republikës e Kosovës ka konkluduar se ngjarja nga fotografia e paraqitur nga deputetja Brovina, është nxjerr nga interneti dhe nuk ka të bëjë me ndonjë rast të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
59.2%
-
Jo
37.3%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 12030
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fier/ I shiti 2 personave të njëjtin apartament, vihet në pranga 67-vjeçari
15 Shkurt, 11:16
-
Tiranë/ Mashtruan dhe zhvatën biznesmenin në emër të një kryebashkiaku, lihet në qeli miku i ‘Deluksi’-t të TikTok! Matollari: Dikush më tha të shkoja e të merrja lekët
10 Shkurt, 13:38
-
'Jam kryetari i bashkisë' Dy persona mashtrojnë biznesmenin nga Lushnja, i marrin 6 mijë euro! Arrestohet 'Delluksi' i TikTokut, tjetri në kërkim (VIDEO+ EMRAT)
7 Shkurt, 12:02
-
Berat/ Mashtronin njerëz duke përfituar shuma të mëdha parash, sekuestrohen mbi 8 milionë euro pasuri të dy personave, 10 pasuri të paluajtshme
24 Janar, 13:55
-
Tiranë/ Mashtrim, dhunë ndaj babait dhe Policit, 3 të arrestuar
29 Dhjetor 2024, 10:33
-
Pastruan 11 mln euro para krimi nga parajsat fiskale, 2 në pranga! Paratë transferoheshin në Shqipëri e pastaj në Kanada me kompani fiktive (EMRA + FOTO)
20 Dhjetor 2024, 08:56
-
Kryeministri Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës, detyrim moral dhe historik për të gjitha gjeneratat
17 Dhjetor 2024, 15:30
-
Durrës/ Ndalohet për mashtrim Rezart Veleshnja, i mori automjetin një miku dhe ia shiti një tjetri 2 mln lekë të vjetra! Reagon aktori: Makina kishte humbur, thjesht e kam përdorur (VIDEO)
13 Dhjetor 2024, 15:00
-
Tiranë/ Grabitje, mashtrim, aksident me vdekje dhe dhunë në familje, 10 të arrestuar në 24 orë
12 Dhjetor 2024, 16:30
-
Durrës/ Zhvatën qytetarin duke i premtuar shitjen e një apartamenti, arrestohen 2 persona për mashtrim!
4 Dhjetor 2024, 14:19
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor 2024, 22:29
-
Futi në kurth arsimin, dërgohet për gjykim 20-vjeçari që ngriti skemën e mashtrimit me bursa studimi në SHBA! Hiqej si zyrtar i ambasadës, dha 19 certifikata false për nxënës e mësues
20 Nëntor 2024, 13:44