Prokuroria- KQZ-së: Verifikoni
formularin e Artur Bushit

Prokuroria- KQZ-së: Verifikoni<br />formularin e Artur Bushit
Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar dje Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve verifikimin paraprak të formularit të dekriminalizimit të kryetarit të Bashkisë Krujë, Artur Bushi. Në një njoftim për median, organi i akuzës njofton se Struktura “Për Dekriminalizimin” në Prokurorinë e Përgjithshme ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që të kryejë verifikimin paraprak të formularit të vetëdeklarimit “Për dekriminalizimin” të kryetarit të Bashkisë së Krujës, Artur Bushi. “Prokuroria e Përgjithshme është vënë në dijeni nga struktura ligjzbatuese mbi disa të dhëna, të cilat kërkojnë verifikim më të thelluar lidhur me të shkuarën e këtij subjekti jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Në bazë të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, verifikimi paraprak kryhet nga institucioni që i administron formularët, që në rastin konkret është KQZ-ja. Për këtë arsye, Prokuroria e Përgjithshme i drejtohet këtij institucioni për të kryer verifikimin fillestar. Pas këtij verifikimi, materiali duhet t’i përcillet Prokurorisë, e cila do të vijojë procedurat e saj, sipas përcaktimeve ligjore”-thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Artur Bushi është akuzuar nga opozita si person që duhet të lërë detyrën, pasi sipas tyre, ka probleme penale në të shkuarën. Kryebashkiaku i Krujës deklaron në formularin e dekriminalizimit se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar. Megjithëkëtë, Bushi thotë se është arrestuar si i dyshuar për trafikim droge, por është shpallur i pafajshëm. Ai deklaron se në 12 qershor 2010 është arrestuar në Itali si i dyshuar për trafikimin e lëndëve narkotike, por është liruar nga Gjykata me kërkesë të prokurorisë në 24 korrik të po këtij viti. Bushi deklaron se hetimet kanë vijuar deri në 30 mars 2011, dhe në këtë datë janë mbyllur nga prokurori, ku ai është liruar nga të gjitha akuzat si person që nuk ka lidhje me ngjarjen. Ai njohu publikun me dy dokumente, një dëshmi penaliteti italiane, dhe një tjetër, vendimin e prokurorisë së shtetit fqinj për mbylljen e cështjes në ngarkim të tij. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet zgjedhore, debate te ‘Ligjet’! Alibeaj: Pazar, i dhuroni Ramës mandatin e 4 në tavolinë! ‘Të vegjlit’ duan lista 100% të hapura, Gjiknuri: Ligji uniform për të gjithë

Ndryshimet zgjedhore, debate te ‘Ligjet’! Alibeaj: Pazar, i dhuroni Ramës mandatin e 4 në tavolinë! ‘Të vegjlit’ duan lista 100% të hapura, Gjiknuri: Ligji uniform për të gjithë