REPUBLIKA E SHQIPERISE PROKURORIA E RRETHIT GJYQESOR TIRANE
VENDIM
PER SHPALLjEN E MOSKOMPETENCES DHE KALIMIN E AKTEVE
Ne Tirane, viti 2008, muaji Mars, date 29.
Ne, Genci QANA, Kostaq BELURI, Arben DOLLAPI, Etien KAPO dhe Gentjan OSMANI, prokurore ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane, pasi studiuam materialet e geshtjes penale Nr. 916, qe ben fjale per vepren penale te “Shkeljes se rregullave mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive”, parashikuar nga neni 282/2 i Kodit Penal.
KONSTATUAM:
Ne daten 15.03.2008, mbi bazen e njoftimit te marre mbi shperthimin e ndodhur ne ambientet e nje ish-reparti ushtarak, ne fshatin Gerdec te rrethit te Tiranes, Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane, ka rregjistruar procedimin penal nr. 916, per vepren penale te “Shkeljes se rregullave mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive”, parashikuar nga neni 282/2 i Kodit Penal.
Nga hetimet e deritanishme te zhvilluara per kete çeshtje ka rezultuar se : Ne fshatin Gerdec, te rrethit te Tiranes, ne ambientet e ndermarrjes “MEICO” (ish-brigada e tankeve Gerdec), ushtronte aktivitetin e saj per demontimin e municioneve, firma “ALBADEMIL” sh.p.k., e cila eshte firme nenkontraktore e firmes amerikane Southern Ammunition Company Inc (SAC).
Ne daten 15.03.2008, rreth ores 12. 00', gjate procesit per demontimin e municioneve te kalibrit 20 - 152 mm, si pasoje e veprimeve te punetoreve te firmes “ALBADEMIL” sh.p.k, eshte shkaktuar fillimisht zjarr ne zonen ku behej çmontimi i predhave, zjarr i cili me shpejtesi eshte perhapur ne ambientet e tjera, duke arritur deri ne vendin ku ndodheshin disa konteniere, qe perdoreshin si vend depozitimi per barutin e perfituar nga procesi i demontimit. Shperthimi i fuqishem i barutit dhe i municioneve te tjera, ka sjelle si pasoje vdekjen e 25 personave, demtimin e rreth 250 te tjereve, si dhe deme te konsiderueshme materiale ne banesat dhe objektet e ndodhura ne fshatin Gerdec dhe prane tij, me nje vlere qe ende nuk eshte saktesuar.
Ndermarrja MEICO (Ndermarrje Ushtarake per Eksport - Import) realizon veprimtarine e saj, ne varesi te Ministrise se Mbrojtjes dhe drejtor i saj ka qene personi nen hetim, shtetasi Ylli Pinari. Ne daten 28.12.2007, ne Tirane, kjo ndermarrje ka lidhur nje kontrate, me shoqerine “SAC” (Southern Ammunition Company Inc) me president shtetasin Patrick C. Henry III, me qellim realizimin e procesit te demontimit dhe demilitarizimit te municionit, ku MEICO eshte ne rolin e shitesit dhe “SAC” ne rolin e bleresit. Per realizimin e ketij proçesi, ne daten 31.12.2007, shoqeria “SAC” ka nenkohtraktuar firmen “ALBADEMIL” sh.p.k me president personin ne hetim, shtetasin Mihal Delijorgji. Kjo eshte kontrata e dyte qe shoqeria “SAC” dhe nenkontraktori i saj firma “ALBADEMIL” sh.p.k., kane lidhur me ndermarrjen MEICO per demontimin e municionit. Perpara kesaj kontrate, ne daten 06.06.2007, midis ndermarrjes MEICO si shitese dhe shoqerise “SAC” si blerese, eshte lidhur nje kontrate per demontimin e municioneve te kalibrit 7.62 mm, 12.7 mm dhe 14.5 mm. Kontaktet e para me ndermarrjen MEICO (drejtorin Ylli Pinari), shoqeria “SAC” inc., dokumentohet se i ka patur ne muajin shkurt te vitit 2006, nepermjet korrespondences me poste elektronike, te cilat jane pasuar me dy vizita te shtetasit Patrick C. Henry ne Shqiperi. Ne daten 05.07.2006 personi nen hetim, shtetasi Ylli Pinari i ka derguar nje Memo Ministrit te Mbrojtjes dhe Sekretarit te Pergjithshem me te cilen e vinte ne dijeni se shoqeria SAC, kishte propozuar ngritjen e nje linje ne vendin tone, me pajisje per demolimin industrial te te gjithe municioneve me gezhoje tunxhi, per kalibrat 7.62 mm, 12.7 mm dhe 14.5 mm, duke kerkuar blerjen e municioneve per demontim me pajisjet e saj. Ne kete Memo, i eshte paraqitur Ministrit, mendimi i ndermarrjes MEICO se do te ishte me interes, te jepeshin per kete projekt fisheket qe jane te vjeter dhe ne pamundesi shitjeje, pa cenuar projektin NAMSA. Pas kesaj Memoje, kane vazhduar korrespondencat me poste elektronike mes SAC, perfaqesuar nga Patrick Henry dhe Ylli Pinari dhe korespondenca e fundit eshte e dates 06.11.2006.
Ne kushtet kur per Memon e sipercituar nuk ishte dhene pergjigje, nga shoqeria amerikane Southern Ammunition Company Inc, pas edhe sugjerimit qe i ishte bere nga personin nen hetim, shtetasi Ylli Pinari, ne fund te vitit 2006, eshte depozituar prej saj, ne Ministrine e Mbrojtjes, nje oferte me faks (data e ofertes eshte 27.12.2006), ne gjuhen angleze. Ne kete oferte shoqeria e lartpermendur citonte se ishte krijuar ne vitin 1975 dhe se kishte filluar aktivitetin e demilitarizimit te municioneve ne vitin 1994, me nje kontrate fillestare prej 2.000 tonesh me Ministrine e Mbrojtjes se Izraelit. Shoqeria S.A.C deklaronte se dispononte disa ligenca te dhena nga B.A.T.F, Departamenti i Shtetit dhe ai i Mbrojtjes, te Sh.B.A-se. Po ne kete oferte citohej fakti se ata kishin krijuar nje shoqeri shqiptare te quajtur “ALBADEMIL” sh.p.k Tirana, si paraprirje per te hyre ne nje marreveshje me Ministrine e Mbrojtjes, me qellim demontimin dhe demilitarizimin e disa prej municioneve qe posedoheshin prej kesaj Ministrie. Nga dokumentacioni i shoqerise “ALBADEMIL” sh.p.k rezulton se ajo eshte regjistruar si person juridik me vendimin nr. 36865, date 28.12.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane. Sipas aktit te themelimit, dt. 21.12.2006, shoqeria ka patur dy ortake themelues, ku 67% te kuotave e kishte shtetasi shqiptar Mihal Delijorgji dhe 33% te kuotave e kishte shtetasi amerikan Patrick C. Henry. Municionet per te cilet shoqeria ishte e interesuar dhe qe ajo kerkonte te kryente procesin e demontimit dhe demilitarizimit, ishin mimicionet me kaliber 7.62 mm, 12.7 mm, 14.5 mm dhe 37 mm, me gezhoje tunxhi. Ne oferten e saj shoqeria SAC, veç te tjerash, percaktonte se:
§ Ministria e Mbrojtjes do te paguhej nga ana e “Albademil” sh.p.k. per te gjitha sasite, me çmimet e pranuara nga te dy palet;
§ Ambientet per realizimin e demontimit industrial do te ndertoheshin nga ana e “Albademil” sh.p.k, me shpenzimet e saj, ne nje zone ushtarake prane Tiranes (p.sh. baza e Berzhites.);
§ Transporti i municioneve ne ambjentet e “Albademil” do te mbulohej nga Ushtria Shqiptare;
§ Mbrojtja e ambienteve do te mbulohet nga ana e Ushtrise Shqiptare (Per shkak te natyres specifike dhe te rrezikshme te artikujve)
Ne menyre qe ky proces te realizohej ne kohen me te shkurter te mundshme dhe te ishte i suksesshem, ne oferten e saj shoqeria “S.A.C” inc insistonte qe Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Mbrojtjes t’i garantonin asaj keto leje te domosdoshme:
§ Lejen per magazinimin e municionit.....
§ Lejen per demontimin e municionit.
§ Lejen e eksportit te produkteve qe perftohen pas demontimit (Barut, TNT, gelik, tunxh).
Ofertes se shoqerise “S.A.C”, i eshte bashkengjitur nje flete format A4, ne gjuhen shqipe, pa ekstremitete, ku pasqyrohen disa te dhena rreth llojit, sasise, materialit, çmimit, faktit qe kapanoni te jete ne Berzhite, etj. Ne te eshte shenuar “marre dorazi nga Zoti Ylli Pinari, date 27.12.2006”. Pas marrjes se ofertes, nga ana e Ministrit i eshte kerkuar mendim Sekretarit te Pergjithshem dhe Shefit te Shtabit te Pergjithshem, ne lidhje me te. Ne funksion te kesaj pergjigjeje, ne daten 28.12.2006, Shefi i Shtabit te Pergjithshem, shtetasi Luan Hoxha, eshte pergjigjur me nje Memo te hartuar nga Drejtori i Drejtorise se Logjistikes, ku nder te tjera konstatonte se vendi qe mendohej per kryerjen e ketij veprimi dhe qe ishte fshati Berzhite, nuk ishte i pershtatshem si per depozitim ashtu dhe per asgjesim mimicioni dhe se per percaktimin e vendit duhej negociuar midis paleve. Ne te njejtin paragraf thuhej se ky rajon eshte i palicencuar per depozitim) dhe demontimin municionesh, eshte prane rruges nacionale Tirane-Elbasan dhe eshte prane qendrave te banuara. Ne kete memo theksohet se Shtabi merr persiper, transportin e municioneve, ruajtjen e pajisjeve dhe te rajonit ku do te kryhet demontimi. Shtabi shton gjithashtu se per gjykimin e tij, kjo kerkese duhej te shoqerohej me nje projekt demilitarizimi dhe me nje marreveshje dy paleshe ku te percaktoheshin qarte detyrimet mes paleve. Ndersa Sekretari i Pergjithshem, kete oferte me shenimin “urgjent” e ka kaluar në dy drejtime, me porosine qe pas mendimit te Shtabit te Pergjithshem, te hartohej nje leter per kompanine. Drejtorisë se Harmonizimit te Legjislacionit dhe Marredhenieve me Kuvendin, i ka kerkuar te studioje oferten dhe te parashikoje zgjidhjen e problematikes ne lidhje me ligjet. Ndermarrjes “MEICO” i ka kerkuar qe te jape mendimin per municionet e propozuara, nese kane interes shitjeje apo jo dhe sasite perkatese. Ne zbatim, ndermarrja “MEICO”, perfaqesuar nga personi nen hetim, shtetasi Ylli Pinari ka perpiluar nje memo, me nr.2141/155 date 29.12.2006, ne te cilen pasqyron te dhenat mbi realizimin e eksportit te fishekeve me kaliber si ne kerkese, per periudhen nga viti 1991 deri ne vitin 2006. Ne memo, perveç te dhenave satistikore, nuk jepet mendim per trajtimin ne te ardhmen te municioneve per shitje. Thuhet vetem se demontimi i tyre te behet ne funksion te vjetersise, duke filluar me partite me te vjetra.
Krahas memos, personi nen hetim, shtetasi Ylli Pinari me shkresen nr.86/155 prot. date 16.01.2007, i drejtohet Shtabit te Pergjithshem me nje kerkese per te mos djegur municionet me gezhoje tunxhi, per disa lloj kalibrash, duke arsyetur se per keto lloj municionesh, nga firma te ndryshme, ka kerkesa si per blerje per import, ashtu edhe per te realizuar demontimin e tyre ne rruge industriale. Me Urdherin nr. 81, date 24.01.2007 Ministri i Mbrojtjes ka iniciuar nje procedure per percaktimin e gmimit te municioneve per demontim. Ne perfundim te procedurave, Komisioni i Miratimit te Qnimeve, ka miratuar çmimet e shitjes per demontim per secilin nga artikujt. Me shkresen nr.814/2 prot, date 16.02.2007, nga ana e Ministrit se Mbrojtjes, eshte iniciuar nje projektvendim i Keshillit te Ministrave per “Proceduren e çmontimit, demilitarizimit e tjetersimin e nje sasie municioni te Forcave te Armatosura, te dale nga armatimi e perdorimi, me kompanine amerikane Southern Ammunition Company Inc. Projektvendimi nuk eshte futur per shqyrtim ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave, pasi nga Drejtoria Juridike e ketij Institucioni eshte bere verejtje lidhur me faktin qe per problemin e demontimit duhej te behej nje akt administrativ normativ i pergjithshem dhe jo nominal, qe te mos shprehej per nje kompani te caktuar, por ne pergjithesi. Ne keto kushte, jane filluar procedurat per pergatitjen e nje vendimi normativ te Keshillit te Ministrave, te cilat jane finalizuar me miratimin e V.K.M-se nr.138, date 14.03.2007, “Per proceduren e trajtimit te armeve, teknikes dhe pajisjeve te forcave te armatosura, te hequra nga armatimi dhe perdorimi, persa i perket shitjes per çmontim dhe çmilitarizim te nje sasie municioni”. Ne kete vendim, krahas trajtimit qe i eshte bere municioneve dhe armeve per shitje per perdorimi ushtarak dhe jo ushtarak per skrap, ne Kapitullin IV trajtohet shitja per çmontim dhe çmilitarizim dhe procedurat perkatese.
Ne zbatim te ketij vendimi, Ministri i Mbrojtjes ka nxjerre;
§ Urdherin nr. 416, date 02.04.2007 “Per ngritjen dhe funksionimin e Komisionit te Posagem per percaktimin e kontigjentit te armeve, teknikes, pajisjeve, municioneve, dhe lendeve ekspolozive te hequra nga perdorimi”.
§ Urdheri nr. 417, date 02.04.2007, “Per ngritjen dhe funksionimin e Komisionit te Miratimeve te Qnimeve, te armeve, teknikes, pajisjeve, municioneve dhe lendeve eksplozive te hequra nga perdorimi nga Forcat e Armatosura”.
Ne date 25.04.2007 Ministri i Mbrojtjes ka nxjerre urdherin Nr. 550, “Per zbatimin e vendimit Nr. 138, date 14.03.2007 te Keshillit te Ministrave. Persa i perket shitjes per çmontim dhe çmilitarizim te municionit”. Ne praktiken e pergatitjes se ketij urdheri administrohet nje memo e dates 13.04.2007, e pergatitur nga drejtori i Drejtorise se Menaxhimit te Instalimeve dhe Burimeve te Mbrojtjes si dhe nje fotokopje e nje kontrate perpiluar ne gjuhen angleze, e lidhur me date 19.04.2007, ndermjet shoqerise amerikane “S.A.C” dhe ndermarrjes “MEICO”, perfaqesuar perkatesisht nga shtetasi amerikan Patric Henry dhe personi nen hetim, shtetasi Ylli Pinari. Ne kete kopje kontrate, eshte percaktuar qarte vendi ku i do te zhvillohej demontimi, e konkretisht Gerdec - Vore, emer i cili per j here te pare pasqyrohet ne dokumente. Nga permbajtja e Urdherit nr. 550, date 25.04.2007, rezulton se ai eshte nxjerre duke vleresuar dhe konsideruar;
§ Ofertat e bera ne Ministrine e Mbrojtjes nga subjekte te ndryshme per shitjen per çmontim dhe çmilitarizim
•Vendimin e dates 10.04.2007 te Komisionit te Miratimit te Qnimeve.
§ Analizen e kostos te bere nga ndermarrjet ushtarake te vendit.
§ Ofertat e ndermarrjeve ushtarake te vendit dhe te ofertuesve te tjere ne fushen e armatim municionit, kapacitetet e tyre teknike, teknologjine e perdorur ne procesin e gmilitarizimit dhe gmontimit, afatet, ndikimin ne mjedi te progesit teknik.
Ne piken “1” te tij, veç te tjerash eshte urdheruar qe;
§ ndermarrjes “MEICO”, t’i kalohen municione te ndryshme (fisheke kal. 7.62 mm, fisheke kal. 12.7 mm dhe fisheke kal. 14.5 mm), per realizimin e procedures se shitjes se municionit per gmontim dhe gmilitarizim brenda vendit, me shoqerine “Southern Ammunition Company Inc”.
§ ndermarrja “MEICO” te lidhe kontrate me kontraktorin ne baze te percaktimeve te Kodit Civil si dhe te kerkesave te pikes 4 te V.K.M -se.
§ vendi per kryerjen e aktivitetit do te jete ish-reparti ushtarak Gerdec, Vore.
Ne vijim te ketij urdheri, ne daten 06.06.2007, midis firmes “MEICO” dhe shoqerise “Southern Ammunition Company Inc”, eshte lidhur nje kontrate me nr.l, me objekt shitblerjen e sasise prej 100 milion fisheke kal. 7.62 mm, 20 milione fisheke kal. 12.7 mm dhe 20 milione fisheke 14.5 mm., me nje vlere te pergjithshme rreth 1.6 milion USD, duke u percaktuar hollesisht dhe gjithe detajet ne lidhje me gmimin, menyren dhe afatin e pageses, cilesine e mallit, licensat, etj. Ne praktiken perkatese ndodhet nje license e shoqerise “Southern Ammunition Company Inc”, ne gjuhen angleze e dhene nga Departamenti i Shtetit, ne lidhje me municionin e kalibrit te mesiperm.
Ne daten 07.06.2007, shoqeria tregtare “Southern Ammunition Company Inc” ka lidhur nje kontrate me shoqerine tregtare “ALBADEMIL” sh.p.k, me seli ne Gerdec, me objekt shitjen dhe transferimin nga pala shitese (shoqeria “Southern Ammunition Company... Inc”) tek pala blerese (shoqeria tregtare “ALBADEMIL” sh.p.k) te sasise se sipercituar te municionit. Ne paragrafin e dyte te nenit “7” te kontrates eshte parashikuar shprehimisht “Pala blerese merr persiper te drejtoje dhe kontrolloje procesin e çmontimit dhe çmilitarizimit te municioneve, duke respektuar kushtet dhe masat e sigurise teknike te percaktuara nga legjislacioni shqiptar ne fuqi dhe ai sektorial ne veganti). Nga dokumentacioni, nuk rezulton qe shoqeria “ALBADEMIL” te jete e pajisur me license per kryerjen e procesit te demontimit dhe demilitarizimit. Para perpilimit te ketyre kontratave, ne daten 15.05.2007, me vendim te asamblese se ortakeve eshte vendosur ndryshimi i selise se shoqerise “ALBADEMIL” sh.p.k., nga bul. “Deshmoret e Kombit” ne adresen e re, Gerdec Vore, Tirane.
Ne daten 30.10.2007 eshte perpiluar akt-rakordimi mbi perfundimin e kontrates nr. 1, date 06.06.2007. Nga permbajtja e ketij akti, konstatohet se veg kalibrave te percaktuara ne kontrate, eshte demontuar edhe nje sasi prej 1.435.000 fisheke kaliber 8 mm trofe, me gezhoje tunxhi. Demontimi i kesaj sasie municioni eshte bere bazuar ne urdherin nr. 1300 date 07.08.2007 te Ministrit te Mbrojtjes.
Gjate kohes qe ky proces i pershkuar me siper po vazhdonte, ne daten 01.09.2007 nga ... ana e S.A.C eshte perpiluar nje oferte ne gjuhen angleze, per te kryer nje proces tjeter demontimi, me nje kontrate te re, ne lidhje me disa kalibra te tjere municioni, pa percaktuar kalibrat. Ne kete oferte paraqitej fakti se nga volumi i parashikuar i municionit te kalibrave 7.62 mm, etj, ishte bere e mundur qe te realizohej vetem gjysma e kontrates, sepse kaq kishte qene edhe gjendja e municioneve qe do te nxirreshin nga perdorimi. Kjo kerkese i eshte drejtuar Sekretarit te Pergjithshem Ardian Mullahi dhe Drejtorit te ndermarrjes “MEICO”, personit nen hetim shtetasit Ylli Pinari. Dokumentohet se drejtori i ndermarrjes “MEICO”, eshte njohur me oferten ne date 05.09.2007 dhe ne daten 06.09.2007, ai i drejton nje Memo, Ministrit te Mbrojtjes, te dies i bashkelidh edhe oferten e dtuar me siper, duke i kerkuar mendim. Kete korespondence, Ministri i Mbrojtjes ia ka kaluar Shefit te Shtabit te Pergjithshem, me shenimin “per veprim”.
Shtabi i Pergjithshem i eshte pergjigjur Ministrit ne formen e nje prononcimi, me shkresen nr.7395 date 17.09.2007, ku prezantonte faktin se municionet 20-152 mm, ishin mbi strukturen e Forcave te Armatosura dhe se demontimi i tyre ne rruge industriale ishte percaktuar si ineto prioritare, me avantazhe ekonomike, e sigurte dhe me impakte minimale ne ambient. Ky prononcim i eshte derguar Ministrit, bashkelidhur nje memo-je, te po kesaj date. Pas marrjes se kesaj memoje dhe prononcimit te Sh.Sh.Pergjithshem, Ministri ka lene shenimin “te procedohet sipas propozimit”. Ne daten 11.09.2007, ortaku Mihal Delijorgji ka blere 8 % te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise “ALBADEMIL” sh.p.k te cilit ishin ne pronesi te shtetasit Patrick C. Henry III, duke kaluar keshtu ne kuoten e 75 % te kuotave, ndersa shtetasi Patrick C. Henry III, ne kuoten e 25 % te kuotave.
Me urdherin nr. 1800, date 22.10.2008 te Ministrit te Mbrojtjes, ish-brigada e tankeve Gerdec, prone me nr.126, i eshte bere kalim kapital ndermarrjes MEICO. Ky urdher eshte iniciuar nga personi nen hetim, shtetasi Ylli Pinari nepermjet nje MEMO-je te muajit Tetor 2007 pa datë drejtuar Ministrit te Mbrojtjes nepemjet sekretarit te Pergjithshem z. Adriatik Mema, ku i sugjeron kalimin ne kapital nderrmarrjes MEICO te objektit te mesiperm me qellim vazhdimin e procesit te demontimit dhe demilitarizimit te nisur nga firma S.A.C.
Oferta e shoqerise S.A.C, riperseritet ne date 25.10.2007 duke specifikuar edhe kalibrat e municioneve qe kerkonte per te demontuar, konkretisht 20 mm, 23 mm, 25 mm, 30 mm, 37 mm, 45 mm 85mm, 100 mm, 122 mm, 130 mm dhe 152 mm, si dhe percaktuar per secilin artikull, gmimin ne USD/cope.
Me vendimin nr.7, date 01.11.2007, Komisioni i Posaçem per Kategorizimin e Pajisjeve, ka kategorizuar per shitje per demontim municionet me gezhoje tunxhi te kalibrave 23 mm deri ne 152 mm. Ky vendim, sipas rregullit te percaktuar eshte miratuar nga Ministri i Mbrojtjes. Me vendimin nr.01 date 19.11.2007, Komisioni per Miratimin e Qnimeve ka vendosur gmimeve perkatese per municionet e sipercituar.
Ne lidhje me praktiken e nxjerrjes se ketij urdheri rezulton se ne daten 22.11.2007, nga Drejtori i Drejtorise se Logjistikes jane pergatitur dy Memo. Njera prej Memo-ve i drejtohet Shefit te Shtabit te Pergjithshem, ku i behet e qarte qe eshte pergatitur projekturdheri per kalim municioni ndermarrjes “MEICO”, fakti qe procesi i demontimit do te realizohej ne ambientet e ish Brigades se Tankeve, ne rajonin e Gerdecit Vore, nga kontraktori i ndermarrjes “MEICO”, shoqeria “S.A.C “ dhe se ky proces do te realizohej nen mbikqyrjen e ndermarrjes “MEICO”. Memoja e dyte i drejtohet Ministrit te Mbrojtjes, nepermjet Shefit te Shtabit te Pergjithshem dhe krahas sa u tha me siper, sugjerohet per perjashtimin nga objekti i procesit te disa lloj municioni te kalibrave 85 mm dhe 100 mm pasi ishin te nevojshme per forcat e armatosura.
Ne daten 07.12.2007 Ministri i Mbrojtjes ka nxjerre urdherin nr. 2044, per kalim municioni ndermarrjes “MEICO”. Ne kete urdher behet fjale per nje grup municionesh (kaliber tjeter nga ai i urdherit te pare), te detajuara ne Aneksin A, bashkelidhur urdherit.
Ne kete urdher nder te tjera percaktohet se;
§ kostoja e transportit te likuidohet nga ndermarrja “MEICO”;
§ ndermarrja MEICO te vere ne dispozicion te realizimit te projektit ambientet ne administrim te saj ne ish - brigaden e tankeve ne rajonin e Gerdecit;
§ ndermarrja MEICO pergjigjet per zbatimin nga kontraktori te procedurave standarte te sigurise, te masave te mbrojtjes nga zjarri dhe sigurise se jetes dhe shendetit te personelit te projektit gjate procesit te gmontimit dhe gmilitarizimit te municioneve, ne kushte te rrepta vezhgimi dhe sigurie;
Ne daten 28.12.2007 ne Tirane, midis ndermarrjes “MEICO” si shites dhe shoqerise “Southern Ammunition Company Inc” si bleres eshte lidhur nje kontrate ne gjuhen angleze me nr. 2, me qellim realizimin e procesit te demontimit dhe demilitarizimit te municionit te detajuar ne aneksin A, te urdherit te mesiperm, me nje vlere te pergjithshme rreth 600 mije USD. Kjo kontrate nuk eshte e shoqeruar me ndonje license per zhvillimin e procesit te demontimit dhe demilitarizimit te municionit te percaktuar ne aneksin A. Per shoqerine amerikane kontrata eshte nenshkruar nga shtetasi Patrick C. Henry III, ndersa per ndermarrjen MEICO nga drejtori Ylli Pinari.
Ne daten 31.12.2007, ne Tirane perpara noteres Mimoza Sadushi, eshte lidhur nje kontrate midis shoqerise “Southern Ammunition Company Inc”, me cilesine e shitesit dhe shoqerise “ALBADEMIL”, me cilesine e bleresit. Per shitesin kontrata eshte neshkruar nga shtetasi Patrick C. Henry III dhe per bleresin nga shtetasi Mihal Delijorgji.
Edhe ne kete kontrate, ne nenin “7” paragrafi i dyte, percaktohet se “Pala blerese merr persiper te drejtoje dhe kontrolloje procesin e çmontimit dhe çmilitarizimit te municioneve, duke respektuar kushtet dhe masat e sigurise teknike te percaktuara nga legjislacioni shqiptar ne fuqi dhe ai sektorial ne veçanti”.
Ne vijim, nga shoqeria “ALBADEMIL” sh.p.k eshte vazhduar procesi i demontimit dhe demilitarizimit te muncioneve te percaktuara me siper, proces i cili eshte nderprere ne daten 15.03.2008, si pasoje e shperthimit te ndodhur.
Nga hetimet e deritanishme, eshte mundesuar kqyrja e vendit te ngjarjes ne prani te specialisteve te fushave perkatese te shoqeruara me filmime dhe fotografi, sekuestrimet e provave materiale te gjetura ne vendgjarje, keqyrje e kufomave, kryerja e ekspertimeve mjekoligjore per kufomat dhe te demtuarit, marrja e deklarimeve personave te pranishem ne vendin e ngjarjes, punonjesve te shoqerise “ALBADEMIL”, punonjesve te ndermarrjes “MEICO”, punonjesve te Ministrise se Mbrojtjes dhe Shtabit te Pergjithshem, kryerjen e kontrolleve, sekuestrim te dokumentacionit qe ka lidhje me aktivitetin e demontimit, te ndodhur prane Ministrise se Mbrojtjes, Shtabit te Pergjithshem, ndermarrjes MEICO, shoqerise “ALBADEMIL” sh.p.k, sekuestrime te materialeve filmike te momentit te shperthimit, te ndodhura prane disa mediave vizive, administrim te fotografive ajrore te territorit te zones se Gerdecit, te realizuara perpara ngjarjes, verifikimin e pasurive dhe vendosjen e sekuestros konservative ndaj pasurive te shtetasit Mihal Delijorgji, realizimin e pergjimit te komunikimeve me telefon te numrave telefonike celulare te personave nen hetim dhe personave qe realizonin komunikime me ta, pyetjen personave ndaj te cileve zhvillohen hetime, etj.
Hetimet e kryera kane evidentuar shkelje te rregullave te caktuara per administrimin e lendeve plasese te cilat kane lidhje me pasojen e ardhur, elemente te vepres penale te parashikuar nga neni 282/2 i K.Penal. Per kete shkak ndaj personave nen hetim, shtetasve Mihal Delijorgji, Ylli Pinari, Dritan Minxolli, duke patur parasysh edhe rrezikshmerine e madhe shoqerore te vepres se kryer, eshte caktuar masa e sigurimit “arrest ne burg” parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale.
Fatmir Mediu, (mos)veprimet e ministrit
Nga nje analize e gjithe provave te administruara deri ne kete faze te hetimit jane evidentuar veprime dhe mosveprime te kryera me dashje, ne kundershtim me ligjin dhe qe perbejne mospermbushje te rregullt te detyres nga shtetasi Fatmir Mediu, i cili ka qene ne detyren e Ministrit te Mbrojtjes. Ne ngarkim te ketij shtetasi evidentohet se; Megjithese ne deklarimet e tij ka shpjeguar se problemi i municioneve te teperta te ndodhura ne depot e F.A eshte i rendesishem dhe shqetesues, ai ka qendruar indiferent dhe nuk ka marre ne shqyrtim e kthyer pergjigje ne lidhje me kerkesen qe i eshte i bere ne muajin korrik 2006 nga ana e shoqerise “S.A.C”. Nje qendrim i kundert i Ministrit vihet re, ne momentin kur eshte riperseritur kerkesa (dhjetor 2006). Pas ketij momenti ai ka iniciuar nje procedure dhe per nje kohe relativisht te shkurter ka derguar ne Keshillin e Ministrave nje projektvendim nominal per shoqerine “S.A.C”;
Qe ne paraqitjen e ofertes se dates 28.12.2006 te shoqerise “S.A.C”, ai nga permbajtja e saj eshte vene ne dijeni te faktit se ky proces do te realizohej nga nje shoqeri shqiptare e quajtur “ALBADEMIL” nderkohe qe ne deklarimet e tij mohon te kete patur dijeni per kete fakt, duke shtuar se ne lidhje me te kishte marre dijeni pas ndodhjes se ngjarjes; Pavaresisht nga sa eshte keshilluar nga ana e Shtabit te Pergjithshem, nuk ka urdheruar ngritjen e grupit negociator, per te realizuar nje proces negociatash te cilat do te percaktonin vendin dhe menyren me te mire te mundshme per procesin e demontimit industrial; Ka iniciuar nje projektvendim te Keshillit te Ministrave ne te cilin parashikohej ne menyre nominale qe procesi i demontimit do te realizohej nga shoqeria S.A.C, duke perjashtuar ketu pjesemarrjen ne kete proces te firmave ta tjera dhe perzgjedhjen sipas leverdise ekonomike per shtetin; Ne vijim te detyrimeve te percaktuara ne V.K.M nr.138, ka nxjerre urdherin nr. 417 per çmimet ne te cilin percakton ne detaje perllogaritjen e kostos duke mosperfshire koston e transportit. Ky urdherim eshte bere ne perputhje me ate çfare ka kerkuar shoqeria S.A.C ne lidhje me shpenzimet e transportit. Nderkohe qe logjika ekonomike detyron qe ne gmimin perfundimtar te perfshihet edhe kosto e transportit; Momentet e mesiperme te lene te dyshosh ne raportet qe mund te kete patur Ministri i Mbrojtjes, me perfaqesuesit e shoqerise “S.A.C” dhe “ABADEMIL” sh.p.k.
Ka nxjerre urdherin nr.550 date 25.04.2007, duke percaktuar Gerdecin si vend per kryerjen e procesit te demontimit si dhe shoqerine S.A.C si subjekt qe do te kryente procesin. Nga praktika qe shoqeron urdherin, rezulton se disponohet vetem nje memo e drejtorit te M.I.B.M-se si dhe nje kopje kontrate dt. 19.04.2007 lidhur midis ndermarrjes MEICO dhe y shoqerise S.A.C. Ministri me kete veprim ka formalizuar nje akt nenligjor ‘ bazuar ne nje kontrate qe ishte lidhur disa dite me pare, ne te cilen paracaktohej subjekti qe do te kryente procesin si dhe vendi ku do te kryhej procesi, i perzgjedhur nga palet kontraktuese. Kjo vendimmarrje e tij eshte bere duke anashkaluar mendimin e Shtabit te Pergjithshem, i cili kishte qene fillimisht pjese e procesit, duke dhene edhe mendimet perkatese persa i takon vendit ku do te zhvillohej procesi. Nga permbajtja e urdherit, rezulton se ai veç te tjeresh eshte nxjerre duke vleresuar dhe konsideruar ofertat e bera ne Ministrine e Mbrojtjes nga subjekte te ndryshme per shitjen per gnontim dhe gmilitarizim si dhe ofertat e ndermarrjeve ushtarake te vendit dhe te ofertuesve te tjere ne fushen e armatim municionit, kapacitetet e tyre teknike, teknologjine e perdorur ne procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit, afatet, ndikimin ne mjedis te progesit teknik. Nga deklarimet e shtetasve si dhe nga dokumentacioni i sekuestruar, rezulton se vetem shoqeria “SAC”, ka qene pjese e ketij j procesi dhe nuk jane administruar dhe shqyrtuar oferta nga firma te tjera.
Ne kundershtim me piken “4” te V.K.M-se, urdheri nuk ka percaktuar shprehimisht subjektin ushtarak qe do te realizonte mbikqyrjen dhe sigurine e vete procesit te çmontimit dhe çmilitarizimit te municioneve dhe te produkteve te tyre. Urdheri eshte mjaftuar vetem me nje shprehje te pergjithshme, ne piken “4” te tij ne lidhje me vezhgimin dhe sigurine e procesit pasi ne nenpikat e kesaj pike nuk percakton as menyren e realizimit dhe as subjektin qe do te realizoje. Kjo shkelje ka lejuar kryerjen e nje procesi demomtimi, te pakontrolluar nga specialiste te F.A, si persa i takon sigurise teknologjike ashtu edhe rregullave te magazinimit te nenprodukteve;
Gjate kohes qe procesi zhvillohej, ka nxjerre urdherin nr.1300 date 07.08.2007, ne te cilin urdheron kalimin per demontim te nje sasie fishekesh te kalibrit 8 mm. Ne praktiken e ketij urdheri nuk gjendet asnje dokumentacion shoqerues qe te justifikoje proceduren qe eshte ndjekur. Urdheri nuk eshte paraprire nga ndonje vendim i komisioneve te kategorizimit dhe percaktimit te çmimeve, te cilet detyrimisht duhet te japin vleresimet e tyre gjate procesit. Per me teper, demontimi i municionit me kaliber kalibri 8 mm nuk ka qene ofertuar nga shoqeria “S.A.C” dhe nuk ka qene pjese e objektit te kontrates te lidhur ne daten 06.06.2007. Duke vepruar ne kete menyre, ne kundershtim me percaktimet e V.K.M-se i eshte dhene mundesi shoqerise qe te abuzoje me artikujt dhe gmimet e municioneve te demontuara; Duke vleresuar te drejte oferten e dyte te shoqerise “S.A.C” te dates 01.09.2007, ku kjo shoqeri kerkonte te kryente nje proces demontimi te municioneve te nje kalibri te madh ne Gerdec ku kishte kryer investime, i drejtohet Shtabit te Pergjithshem duke lene shenimin udherues “Per veprim”. Ky reagim i Ministrit bie ndesh me V.K.M nr. 138, vendim i cili percakton ne menyre te shprehur se objekt i procesit te shitjes per çmontim dhe çmilitarizim jane vetem municionet e kalibrit te vogel dhe gjithashtu ka ndikuar ne qendrimin qe ka mbajtur Shtabi i Pergjithshem i F.A, per procesin e dyte te demontimit te municioneve te kalibrit te madh; Me urdherin nr.1800 date 22.10.2007 i ka bere kalimin kapital ndermarrjes MEICO te prones nr. 126, ish-brigada e tankeve Gerdec. Kjo prone deri ne ate kohe ka qene kapital i Komandes se Forces se Bashkuar. Persa i takon momentit ligjor te ketij kalimi, rezulton se ai eshte bere ne kimdershtim me nenin 15, shkronja “c” te ligjit nr.8743, date 22.02.2001 “Per pronat e paluajtshme te shtetit”. Kalimi kapital i kesaj prone, ndermarrjes MEICO ne kushtet qe ne te parashikohej te zhvillohej nje proces demontimi, i ka hequr mundesine forcave te armatosura te siguronin objektin dhe te mbikqymin procesin teknologjik;
Me urdherin Nr. 2044, sikurse eshte permendur dhe me lart eshte percaktuar procedura e realizimit te procesit te demontimit. Me kete urdher, Ministri ka lejuar qe procesi i demontimit te kryhet dhe per municione te nje kalibri te ndryshem nga ai i percaktuar ne V.K.M Nr. 138. Qendrimin e tij persa i takon ketij momenti e ka shprehur pasi ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin Nr.7, date 01.11.2007 te komisionit te kategorizimit te municioneve. Jo pa qellim, V.K.M. Nr.138 ka percaktuar kalibrin e municioneve per demontim dhe rregullave strikte qe duheshin parashikuara nga nenet 282/2 dhe 248 te Kodit Penal.
(sg/shqiptarja.com)