Prokuroria, nipi i Enverit e Xhixha
punuan laboratorin vetëm 70 ditë

Prokuroria, nipi i Enverit e Xhixha<br />punuan laboratorin vetëm 70 ditë
Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha së bashku me shokun e tij në kërkim policor Genci Xhixha dhe persona të tjerë, kanë mundur të ngrenë laboratorin e kokainës në Xibrakë, diku nga fundi i muajit tetor 2015.

Sipas dosjes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, laboratori i instaluar në ambjentet e disa magazinave të një ish-reparti ushtarak në Xibrakë, mendohet se ka funksionuar rreth 70 ditë, ku brenda kësaj periudhe grupi ka arritur të nxjerë disa herë kokainë nga materiali i lëngëshëm i sjellë nga Bolivia dhe ta shesë atë tek furnitorët e tjerë.

Saktësia e prokurorisë për nxjerjen e periudhës 70 ditore, ka dalë duke marrë si provë, disa fatura blerje të lavatriçes dhe një mikrovale, të cilat shërbenin si një ndër hallkat kryesore të procesit të nxjerjes së lëndës narkotike, kokainë.

Ndërkohë, për kohëzgjatjen e këtij laboratori, vetë të pandehurit gjatë marrjes në pyetje nuk kanë pranuar të japin spjegime për këtë pjesë.

Pavarësisht kësaj, nga verifikimi dhe analizimi i një sërë faktesh dhe provash të tjera, prokuroria ka arritur në konkluzjonin se puna në këtë laborator ka nisur diku tek data 6 nëntor 2015, kohë kjo që përkon me ardhjen në Shqipëri të dy kolumbianëve, Cezar Avila dhe Walther Moreno, të cilët janë gjetur nga Genci Xhixha, ndërkohë në Shqipëri është kujdesur për ta personalisht Ermal Hoxha, duke i transportuar në Tiranë, Elbasan, Xibrakë. Ata janë vendosur përkohësisht në disa banesa dhe hotele të njohur, pronarët e të cilëve kanë lidhje politike.

Burimet thonë se me porosi të Genc Xhixhës, dy kolumbianët janë vendosur në një hotel në zonën e ish-stadiumit “Dinamo”, ku me akomodimin e tyre është marrë nipi i ish-diktatorit, i pandehuri Ermal Hoxha.

ermal hoxha
Ermal Hoxha

<a style=Genci Xhixha" border="0" height="465" hspace="7" src="http://www.shqiptarja.com/foto/221487.jpg" vspace="7" width="620" />
Genci Xhixha


Vizita e parë në laborator
Sipas prokurorisë, mëngjesin e datës 9 nëntor, dy kolumbianët janë dërguar për herë të parë në Xibrakë, ku edhe kanë kërkuar blerjen e disa enëve dhe solucioneve të ndryshme, për të nisur procedurën e procesit kimik të nxjerrjes së ekstraktit të kokainës.

Deri në momentin e arrestimit, më 13 janar 2016, dy kolumbianët kanë qëndruar dhe punuar për 68 ditë në laborator, duke nxjerr sasi të konsiderueshme të ekstraktit të kokainës.

Një pjesë e kësaj sasie mendohet se është shitur para ndërhyrjes së policisë.

Kjo pasi në momentin e arrestimit të Sajmir Batkut, policia i ka gjetur atij një sasi prej 18 kg kokainë dhe 300 mijë euro para cash. Këto para, dyshohet se janë të ndonjë sasie të shitur kokaine para se policia të ndërhynte për arrestimin e tyre.

Nga ana tjetër, sipas akuzës, në asnjë rast nuk është provuar se kush është kompania që ka sjell nga Kolumbia dhe Bolivia solucionet dhe plehun kimik që ndodhej në magazinat e Xibrakës, në momentin e ndërhyrjes së policisë.

xibraka
Laboratori i drogës në Xibrakë, Elbasan

Pasuria e grupit
Grupi hetimor pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, është duke hetuar paralelisht dhe për pasurinë e anëtarëve të ktij grupi.
Sipas akuzës nga disa përgjigje që kanë marrë nga bankat dhe hipoteka, Ermal Hoxha, rezulton të ketë marrë një kredi overdraft dhe të këtë një kontratë qeraje apertamenti, tek unaza e re.

Ndërsa bashkëshortja e tij, këngëtarja Rezarta Shkurta, zotëron 50 përqind të aksioneve të një studio fotografike në Yzberisht të quajtur “Hera Kompani”.
Ndërkaq, për Genci Xhixhën janë zbuluar disa transaksione bankare.

Sipas akuzës me argumentin se në Panama do të ndërtohej një spital privat dhe panele diellore, i kërkuari për trafikun e kokainës Genci Xhixha, ka kryer disa dhjetëra transaksione bankare nga Kuba në drejtim të Panamës dhe më tej akoma deri në Kanada.

Xhixha, përdorte në shumë raste agjesitë e transferimit të parave dhe në pak raste bankat.

Ndërkohë, që nga verifikimet e kryera nga Drejtoria e Pastrimit të Parave pranë Policisë së Shtetit dhe prokuroria, ka rezultuar se transfertat kapin një shifër prej mbi 1.5 milion euro dhe se këto para dyshohet se janë të ardhura nga aktiviteti kriminal i Genci Xhixha në trafikun e kokainës. Për këtë pjesë është nisur një procedim penal për pastrim parash.

Të dyshuarit kryesorë për këtë akuzë momentalisht janë shtetasit Genci Xhixha, nëna e tij Maria Xhavara.

euro
Sasia monetare e sekuestruar gjatë operacionit "Xibraka"
 
Transfertat, nipi i Enver Hoxhës dhe e ëma tërhiqnin eurot që dërgonte Xhixha
Nënë e bir, dyshohet se brenda një periudhe të shkurtër kohore, kanë kryer transaksione të shumta parash nëpërmjet agjencive të transferimit të parave dhe permes llogarive bankare.

Të gjitha këto transaksione, po verifikohen pasi sipas akuzës, rezulton se Xhixha ka dërguar shuma të mëdha parash në Shqipëri por edhe në vende të tjera jashtë Shqipërisë.

Referuar materialeve të sekuestruara pranë agjencive të transfertave, rezulton se në Shqipëri paratë që dërgonte Genci Xhixha nga Kuba, Panamaja apo edhe nga Kanadaja, i tërhiqte nëna e tij 64-vjeçare dhe në disa raste edhe nipi ish-diktatorit Enver Hoxha, tashmë i arrestuar Ermal Hoxha. Ky i fundit, sipas dosjes së prokurorisë, ka tërhequr shuma të ndryshme parash të dërguara prej Xhixhas, të cilat shkonin deri në 3000 mijë euro.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar