Prokuroria nis hetime për tregun
Moskallzimi, hetohet Metrologjia
Burime pranë organit të Akuzës në Tiranë deklaruan dje se njësia Task-Force do të nisë hetimet ndaj subjekteve tregtare që shesin hidrokarbure për evazion fiskal, mashtrim dhe vjedhje.
TIRANE - Burime pranë organit të Akuzës në Tiranë deklaruan dje se njësia Task-Force do të nisë hetimet ndaj subjekteve tregtare që shesin hidrokarbure për evazion fiskal, mashtrim dhe vjedhje. Kjo, ndonëse nuk është kërkuar nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë një gjë e tillë. Sipas prokurorëve, Metrologjia e ka për detyrë ligjore që, në rastet kur konstatohen mashtrime në treg, veç ndëshkimeve administrative, duhet të paraqesë edhe kallëzim per ndjekje penale ndaj subjekteve që mashtrojnë, bëjnë evazion fiskal apo vjedhin konsumatorin. Këto janë krime dhe jo kundërvajtje administrative.
Drejtoria e Metrologjise, ndërsa nuk deklaroi për publikun emrat e subjekteve ku u konstatuan aktet penale, nuk i ka deklaruar deri tani emrat e tyre as për organin e Prokurorisë, duke u mjaftuar me vendosjen e gjobave modeste. Kjo u hap një pistë tjetër për hetim zyrtarëve të Akuzës, e cila tani do të ngrejë akuza edhe vetë krerët e Metrologjisë, këtë herë për moskallzim krimi.
Edhe në Prokurorinë e Përgjithshme thonë se janë të gatshëm që, sapo të publikohen emrat e kompanive që mashtrojnë me sasinë e karburantit, të hyjnë në veprim. Në rastin më të mirë, abuzuesit mund t’ia hedhin me pagimin e gjobës së Metrologjisë, por ndërkaq kjo mund të klasifikohet edhe si vepër penale.
Neni 143 i Kodit Penal parashikon që “vjedhja e pasurisë me anë të gënjeshtrës ose shpërdorimit të besimit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në 5 vjet, por kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim në dëm të disa personave, ose më shumë se një herë dënohet me burgim nga 3 gjer në 10 vjet dhe kur ka sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim nga 10 deri në 20 vjet”.
Por neni 182 i Kodit Penal parashikon edhe veprën penale të “ndryshimit në aparatet matëse”, nga një gjobë deri në 2 vjet burg. Veprimet e kryera nga subjektet lejojnë prokurorët të formulojnë akuza konkrete. Nga kontrolli i Drejtorisë së Metrologjisë rezultoi se jo pak, por mbi 11% e karburanteve në shkallë vendi abuzonin me sasinë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.09.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67.2%
-
Të gabuar
22.5%
-
Nuk kam mendim
10.3%
Vota total: 1398
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom! Veliaj: Moment historik, do rishikojmë edhe buxhetin, Tiranës i duhet stadiumi i rijetëzuar
16 Janar, 16:48
-
Armëpushimi në Gaza, reagon Ministria e Jashtme: Hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit
16 Janar, 16:38
-
Lezhë/ Mjeti i tonazhit të rëndë dëmton linjat elektrike dhe internetin, rrezik për banorët dhe drejtuesit e mjeteve
16 Janar, 16:33
-
LIVE-Hapet Vila 31 e Enver Hoxhës si rezidencë për artin shqiptar e të huaj
16 Janar, 16:28
-
Ja pse Michelle Obama nuk do të jetë në ceremoninë e betimit të Trump më 20 janar
16 Janar, 16:28
-
Ministri i Brendshëm takim me hologun çek në Pragë, mbështetje e palëkundur për integrimin e Shqipërisë në BE, thellohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë
16 Janar, 16:21
-
Itali/ Dyshohej si pjesë e grupit të trafikut të drogës, 20-vjeçari shqiptar ‘ngre në ajër’ me makinë oficerin e policisë gjatë operacionit për arrestim
16 Janar, 16:19
-
Myrto Uzuni vazhdon rebelimin, drejtori i Granadas: Të paguajë 12 milionë euro dhe të largohet
16 Janar, 16:11
-
Itali/ ‘Skifteri’ shqiptar plagos me makinë në ndjekje policin, arratisen bashkëpunëtorët, pranga 32-vjeçarit
16 Janar, 16:05
-
Kryeministri Rama nesër takim me drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve
16 Janar, 15:57
-
Derbi ikonik Juventus-Milan ndez fundjavën në Seria A
16 Janar, 15:37
-
TikTok po përgatitet për mbylljen në SHBA nga e diela, Trump mund të bllokojë ndalimin e platformës me 90 ditë
16 Janar, 15:37