Prokuroria nis hetimet dhe cakton 8 ekspertë për dëmet mjedisore në Kukës! Inspektorati, 553 milionë gjoba kompanisë së kromit

Prokuroria nis hetimet dhe cakton 8 ekspertë për dëmet mjedisore në Kukës! Inspektorati, 553 milionë gjoba kompanisë së kromit

Ndërtimi i pesë godinave të reja pa miratimin e lejes nga bashkia Kukës dhe institucionet e tjera të Urbanistikës, ka sjellë vendosjen e një gjobe financiare prej 553 milion lekë të vjetra për kompaninë e kromit "IMI" (Illyria Minerals Industry SH.A).Pikërisht kjo kompani, u bë shkak për nisjen e një hetimi penal nga prokuroria e Kukësit, pasi gjatë punimeve për shfrytëzimin e mineralit të krimit, doli jashtë perimetrit sipërfaqësor të miratuar në lejen konçesionare, duke dëmtuar rëndë ambientin natyror. Masakra ambientaliste është shkaktuar në fondin pyjor dhe kullotë që i përkasin zonës së Kukësit, ku kompania “Illyria Minerals Industry” jo vetëm që shkatërruar ambientin, por ka ndotur dhe ujërat e liqenit të Fierzës, të nominuar së fundi nga qeveria për kultivimin e peshkut.

Por teksa prokuroria vijon hetimet dhe ka caktuar ekspertët mjedisorë për të kryer vlerësimin e dëmit të shkaktuar nga “IMI”, së fundi kjo kompani ka marrë një gjobë financiare prej 553 milion lekë të vjetra. Gjoba financiare është vendosur nga Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit, i cili gjatë një inspektimi në teren dhe verifikimit të dokumentacionit, ka mësuar se 5 objekte ku ushtron aktivitet kjo kompani, janë ndërtuar pa leje.

Një nga objektet pa lejë është ndërtimi i sheshit të depozitimit të mineralit të kromit, ku për këtë ndërtesë “Shqiptarja.com” mëson se “IMI” është gjobitur me 34 milion e 700 mijë lekë të vjetra. Një tjetër objekt është ndërtimi i godinës së fabrikës mbi objektin e ish-fabrikës së fero-kromit, për të cilin IVMT, ka vendosur një gjobë financiare prej 435 milion lekë të vjetra. Objekti i radhës i ndërtuar pa lejë nga kompania konçesionare IMI është ndërtesa e “Filtër Prerësit”, për të cilën IVMT-ja ka konstatuar se është ndërtuar pa lejë dhe ka vendosur një gjobë financiare prej 73 milion e 800 mijë lekë ta vjetra. Ndërkohë një gjobë tjetër me 5 milionë lekë të vjetra është vendosur për ndërtimin me bazament betoni të godinës të quajtur “Sillos”. Gjoba e pestë me 5 milion lekë të vjetra është vendosu për ndërtimin pa lejë të një depo uji.

Të pesta këto gjoba janë llogaritur në total diku në shifrën 553 milion lekë të vjetra. Në muajin nëntor 2019 kompania minerare që ushtron aktivitetin në zonën e Kalimashit "IMI" (Illyria Minerals Industry SH.A) është pezulluar dhe gjobitur 52 milionë dollarë nga Bashkia Kukës me argumentin se ka shkatërruar mjedisin dhe ushtron aktivitetin në pronat e fondit pyjor të bashkisë, teren ky që nuk i është transferuar kompanisë. Pas shqetësimit të ngritur nga institucionet shtetërore, për neglizhencë në zgjidhjen e situatës për katastrofën mjedisore të  shkaktuar nga kompania “IMI” në Kukës, kanë filluar hetimet e ndërprera për 6 muaj për arsye të pa shpjegueshme! Grupi hetimor tashmë drejtohet nga prokurorja Rita Gjati, e cila ka urdhëruar me urgjencë kryerjen e hetimeve dhe sqarimin e përgjegjësisë.

Një grup prej 8 ekspertësh ditën e enjte me urdhër të prokurores Gjati ka zbritur në ambientet e IMI të cilët kanë refuzuar fillimisht ekspertimin. Nga ekspertimi kërkohet të hidhet dritë mbi dëmin e shkaktuar dhe krahas përgjegjësisë penale, mësohet se Prokuroria do të kërkojë në gjykatë dhe sekuestro preventive, si masë paraprake për të mundësuar ekzekutimin e dënimit dhe gjobës financiare, ndaj Bashkisë Kukës. Kjo sekuestro mësohet se do kërkohet sapo ekspertët të vlerësojnë dëmin mjedisor dhe të paraqesin aktin tek drejtuesja e prokurorisë. Sipas burimeve “IMI shpk” do hetohet edhe për krime në fushën financiare.

Burimet theksojne se “IMI” është nën hetim për evazion fiskal, e fshehje të ardhurash, krahas pushtimit të tokës e ndërtimit të paligjshëm! Dëmi financiar i shkaktuar buxhetit shtetit dhe bashkisë Kukës është kolosal. Me vendosjen e sekuestro preventive synohet që kjo kompani të punojë dhe të ardhurat të kalojnë në buxhetin e shtetit, jo fitim për kompaninë! Disa vite me radhë ka pasur tentativa për ta hetuar veprimtarinë e “IMI”. Por përfaqësues të saj kanë arritur të mbyllin këto çështje pa filluar ende në prokurori e polici, duke patur mbështetje edhe nga ish-pushtetit lokal. Theksohet se ndërtimet aty nuk u ngritën vetëm këto muaj, ka vite, por pushteti lokal, nuk i ka pasur problem nuk i ka kallëzuar penalisht. Ishte kryetari aktual i bashkisë që nuk toleroi as nuk u bë palë me prokurorët për mbylljen e çështjeve penale.

Gjobat Financiare

1.      Godina “Sillos”                            5 milion lekë
2.      Godina “Filtër Prerësi”                73 milion e 800 mijë lekë
3.      Godina “Depo Uji”                       5 milion lekë
4.      Godina e “Fabrikës”                   435 milion lekë
5.      Godina “Shesh Depozitimi”         34 milion e 700 mijë lekë

B.K./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lexuesi: 30/05/2020 19:33

    Sa kohë është dashur për ndërtimin e ketyre godinave? Ku ka ngrënë miza inspektoriati gjithë këtë kohë??? Jemi si popull driteshkurter, e shikojmë gotën gjithmonë gjysmë mbushur, jetojmë me 'arritjet'...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës