TIRANE- Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka pushuar çështjen e hetimit për aksidentin e rëndë në të cilin humbi jetën deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi. 10 muaj pas aksidentit dhe vijimit të hetimeve, Prokuroria thotë se ngjarja ka ndodhur për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 20 Nëntor 2013 pranë Krrabës në fshatin Mushqeta, ndërsa makina drejtohej nga vetë Sokol Olldashi, i cili humbi jetën në këtë aksident.
“Nga akti i ekspertimit mjeko ligjor Nr.560 datë 02.12.2013 jepet konkluzioni se: 1. Tek kufoma e shtetasit Sokol Olldashi u konstatua trauma rëndë kafkotrunore karakterizuar nga thyerje të shumta të kockave të kokës e shoqëruar me mungesë të indit kockor, kontuzion(shembje) e rëndë e trurit e shoqëruar me mungesë të indit trunor. Plagë dërmishje dhe ekimoza të përshkruara në akt. 2. Këto dëmtime janë shkaktuar me mjete të forta mbretëse, karakteristike për traumat automobilistike. 3. Shkaku i vdekjes së shtetasit Sokol Olldashi ka qenë shoku i rëndë traumatiko hemorragjik”, thuhet në vendimin e Prokurorisë.
Sipas aktit të ekspertimit toksikologjik ligjor Nr.1394, rezulton se në gjakun e Sokol Olldashit nuk është konstatuar prania e alkolit etilik.
PDF - Vendimi e pushimit te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Ngjarja e rëndë ndodhi më 20 Nëntor 2013 pranë Krrabës në fshatin Mushqeta, ndërsa makina drejtohej nga vetë Sokol Olldashi, i cili humbi jetën në këtë aksident.
“Nga akti i ekspertimit mjeko ligjor Nr.560 datë 02.12.2013 jepet konkluzioni se: 1. Tek kufoma e shtetasit Sokol Olldashi u konstatua trauma rëndë kafkotrunore karakterizuar nga thyerje të shumta të kockave të kokës e shoqëruar me mungesë të indit kockor, kontuzion(shembje) e rëndë e trurit e shoqëruar me mungesë të indit trunor. Plagë dërmishje dhe ekimoza të përshkruara në akt. 2. Këto dëmtime janë shkaktuar me mjete të forta mbretëse, karakteristike për traumat automobilistike. 3. Shkaku i vdekjes së shtetasit Sokol Olldashi ka qenë shoku i rëndë traumatiko hemorragjik”, thuhet në vendimin e Prokurorisë.
Sipas aktit të ekspertimit toksikologjik ligjor Nr.1394, rezulton se në gjakun e Sokol Olldashit nuk është konstatuar prania e alkolit etilik.
PDF - Vendimi e pushimit te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor TiraneRedaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)












