TIRANE- Një taktikë e njëjtë si ajo e para, ku u mor i pandehur për dy leje ndërtimi, është përdorur nga Shpëtim Gjika për miratimin e lejës së ndërtimin për subjektin “Turi & MZB”. Në dosjen e prokurorisë së Vlorës, tregohet se Gjika ka anashkaluar diskutimin tek anëtarët e KRRT së bashkisë Vlorë dhe ka dhënë leje ndërtimore, duke ju referuar mbledhjes së 17 janarit 2011, në një kohë kur në këtë mbledhje nuk ishte bërë asnjë diskutim apo analizë për këtë lejë nndërtimore. Por ajo që zbulon prokuroria se Gjika ka dhënë dy leje të falsifikuara për biznesmenin Artur Haxhi, ku fillimisht leja abuzive ka qënë me 8 kate ndërsa më pas numri nga ndryshuar nga 8 është bërë 11 kate.