TIRANE - Me heqjen e imunitetit të deputetit Mark Frroku dhe marjen e autorizimit nga parlamenti për vijimin e ndjekjes penale, mësohet se Prokuroria e Përgjithshme në ditët në vijim do lëshojë katër urdhër-arreste, duke i kërkuar Policisë së Shtetit të arrestojë dhe bashkëpuntorët e Frrokut, Besnik Vukën, Lek Bib Xhafën dhe Arjan Bytyçin allias Kristian Marinaj.
Veç Frrokut që ndodhet në Shqipëri,dhe që momentalisht është me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, mendohet se dhe tre bashkëpuntorët e tij fshihen në Shqipëri dhe nisur nga këto indicie Prokuroria e Përgjithshme do kërkojë arrestimin edhe të tre personave të tjerë që kanë qën bashkë me Frrokun në vrasjen e Kurtit.
Kërkesa për ndalimin e tyre, pritet të finalizohet vetëm pasi Këshilli i Mandateve të ketë urdhëruar heqjen e imunitetit të Mark Frrokut dhe autorizmin për vijimin e ndjekjes penale.
Gjatë ditës së djeshme burime pranë prokurorisë thanë se për tre bashkëpuntorët e Frrokut do kërkohet të kryhet verifikime për vendodhjen e tyre dhe më pas të kryhet arrestimi.
Shkrimi u botua ne gazeten print Shqiptarja.com
Redaksia Online
(F.i/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com