Prokuroria tërhiqet nga 2 akuza
Doshi hetim për kallëzim të rremë

Prokuroria tërhiqet nga 2 akuza<br />Doshi hetim për kallëzim të rremë
TIRANE - Prokuroria e Përgjithshme tërhiqet nga dy prej tre akuzave që çuan në arrestimin e deputetit Tom Doshi në 26 mars të këtij viti dhe i qëndron vetëm asaj të “kallëzimit të rremë”. Megjithatë, beteja e deputetit të përjashtuar nga PS për të fituar pafajësinë nuk do të ndalet.
 
Prokuroria: Nuk u vertetua kercenimi per deshmi te rreme ndaj Bamit
Deputeti Tom Doshi merret i pandehur dhe pas dy muaj hetimesh Prokuroria e Përgjithshme i komunikon atij akuzën e kallëzimit të rremë në lidhje me atentatin e pretenduar ndaj tij, të denoncuar  publikisht nga deputeti më 2 mars të këtij viti. Sipas Prokurorisë, dyshimi për kanosjen ndaj Durim Bamit për dëshmi të rreme nuk u arrit të vërtetohej me prova, në bazë të ekspertizës mbi lap-topin dhe USBE që iu sekuestrua Doshit në banesë, e për këtë shkak kjo akuzë ra. Durim Bami eshte personi qe ka rrefyer ne nje video te regjistruar nga Doshi historine e atentatit qe pretendohet se ishte porositur nga kryeparlamentari Ilir Meta per eliminimin fizik te Doshit dhe te demokratit Mhill Fufi. 

Kanosja ishte një nga tre akuzat ndaj deputetit Doshi, ku prokuroria kërkoi masën e sigurisë arrest me burg në Gjykatën e Lartë duke pretenduar se deputeti kish kanosur 36-vjeçarin Durim Bami si dhe kishte bërë deklarime të rreme para prokurorit.

Avokati: Do te kerkojme pafajesi!
Hetuesit i komunikuan zyrtarisht akuzën Doshit dhe dy avokatëve të tillë, të cilët lanë ambientet e organit të akuzës pas rreth dy orësh. Avokati i deputetit sqaroi për mediat se ku konsiston akuza e kallëzimit të rremë. Sipas tij bëhet fjalë për video-regjistrimin e dëshmisë së Durim Bamit, personit që Doshi pretendon se ishte paguar në korrik të 2014 nga Ilir Meta për vrasjen e tij dhe të kolegut demokrat Mhill Fufi. Edhe pse e quajti vendim të rëndësishëm tërheqjen e Prokurorisë nga dy akuzat e tjera, “deklarata te rreme përpara prokurorit” dhe ‘kanosja për deklarime a dëshmi ekspertim ose përkthim të rremë”, avokati i Doshit tha se edhe akuza e mbetur nuk qëndron. Kjo sipas tij, pasi video-regjistrimi nuk është dorëzuar në formën e kallëzimit nga deputeti dhe nuk ka shërbyer për nisjen e hetimeve, por për plotësimin e tyre.
 
“Kallëzim i rremë në kuadrin e krijimit të provave të rreme, për video me Durim bamin, e cila është e qartë se ekziston. Vetëm për atë video që është dorëzuar nga vetë Doshi dhe që nuk ka bërë kallëzim pasi ajo nuk ka shërbyer për të nisur hetimin.  Sot ishte një seancë ku prokuroria komunikoi vetëm akuzën e kallëzimit të rremë dhe kjo akuzë nuk qëndron por është e rëndësishme që nga 3 akuza që kërkoi arrestimin e tij sot hoqi dorë nga akuzat e tjera. Presioni ka qenë i madh se prokuroria sajoi tre akuza vetëm për të vënë arrest ndaj Doshit, dhe sot sipas tyre qëndron vetëm një akuzë. Deklaratat i kemi dhënë më parë kjo seancë nuk kishte deklarata të tjera. Bërja e videos është për të siguruar vetë atë duke qenë se ndaj dëshmitarit është bërë kanosje” u shpreh avokati i Doshit.


 
2 të pandehur për atentatin ndaj Doshit
Pas komunikimit të akuzës ndaj Doshit, numri i të pandehurve shkon në 2 pasi për atentatin i pandehur është marrë dhe Durim Bami i cili sipas prokurorisë me anë të video regjistrimit ka bërë deklarim të rremë në lidhje me një atentat që do t’i bëhej Doshit.

Të hënën i komunikohet akuza Frrokut
Komunikimin e akuzës për deputetin kristian demokrat Mark Frroku nën hetim se inskenoi në bashkëpunim me Doshin e Durim Bamin atentatin,, prokurorët Adnan Xholi e Altin Binaj e shtynë për ditën e hënë në orën 11:00 për t’ia komunikuar në ambientet e spitalit të burgut ku Frroku qendron pas problemeve me zemrën. 

Doshi në Prokurori pa policë, akuza për Frrokun komunikohet të hënën
I qetë dhe i buzëqeshur është paraqitur deputeti Tom Doshi rreth orës 10:00 të këtij mëngjesi në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme ku do t'i komunikohen akuzat që rëndojnë mbi të. Doshi mberriti i shoqëruar nga dy avokatet e tij dhe jo nga forcat blu siç e kemi parë në herët e tjera pasi tashmë ndodhet ne masen e sigurise "detyrim paraqitje" per atentatin qe ai pretendon se ishte planifikuar ndaj tij.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë