Prokuroria zbardh dinamikën e masakrës së Selenicës. Akuzat i nisi gruaja e Besimit: Ritvani më ka vjedhur pulat!

Prokuroria zbardh dinamikën e masakrës së 8-fishtë në Resulaj të Selenicës. Në aktaktuzën e Prokurorisë thuhet se shkak për tragjedinë kanë qenë akuzat e familjes së viktimave ndaj Ritvan Zykajt për vjedhjen e pulave të detit. Një nga viktimat, Vasilika Zykaj, ka debatuar me të ëmën e autorit, Lindita Zykaj pikërisht për këtë çështje.

Edhe gjatë drekës në shtëpinë e gjyshit, Kujtim Zykaj, Ritvani ka ngritur shqetësimin se për çdo gjë akuzohet ai. 24-vjeçari largohet i pari nga dreka brenda pak minutash dëshmitarët dëgjojnë të shtënat me armë zjarri. Killeri në gjakftohtësi të plotë pas masakrës, filmon viktimat me telefon celular dhe videon shokuese ia dërgon kushëririt të tij, djalit të hallës, Olardio Hoxhaj.


Pjesë nga dosja e Prokurorisë për tragjedinë
 

Dinamika e ngjarjes sipas Prokurorisë
Vasilika Zykaj, një nga viktimat e masakrës së Resulajt në Selenicë, ka debatuar me nënën e killerit, Lindita Zykaj, duke i shprehur asaj shqetësimin se djali i saj, Ritvan Zykaj i kishte vjedhur pulat e detit. Vjedhje kjo e ndodhur pikërisht ditën e masakrës. Bujar Zykaj, xhaxhai i autorit, ndërhyn për të shuar tonet me dy grave. Ritvani dhe motra e tij vijojnë rrugën për te shtëpia e gjyshit të tyre, Kujtim Zykaj, pak minuta larg banesës së tyre.

Bujar Zykaj dhe kunata e tij, Lindita Zykaj, pasi kanë diskutuar mosmarrëveshjen me Vasilikën dhe familjarë të tjerë të Vasilikës, i kanë sqaruar se djemtë nuk kishin lidhje me vjedhjen e pulave të detit dhe për momentin mosmarrëveshja është sqaruar qetësisht. Pas kësaj, Bujari me Linditën kanë shkuar te shtëpia e Kujtimit, ku do të zhvillohej dreka.

Gjatë drekimit familjarisht ku edhe vetë killeri ka qenë prezent është diskutuar edhe njëherë rasti i mosmarëveshjeve me Vasilikën dhe Ritvani është shprehur dhe është ankuar se Vasilika Zykaj për çdo rast të tillë akuzonte atë me pa të drejtë. Rreth 30 minuta para se të ndodhte ngjarja, Ritani është ngritur nga dreka dhe është larguar nga banesa e Kujtimit. 

Pak çaste pas këtij momenti, sipas raportit të Prokurorisë, dëgjohen krismat e armës, por dëshmitarët nuk arrinin të dallonin drejtimin e tyre. Pasi krismat kanë pushuar, dy prindërit e autorit, Sadik dhe Lindita Zykaj janë larguar nga banesa e Kujtimit Zykajt dhe i janë drejtuar shtëpisë së tyre. 

Pak minuta pas largimit të tyre Olardio Hoxhaj në telefonin e tij celular, në aplikacionin messenger merr një video të dërguar nga Ritvan Zykaj, në të cilën shfaqeshin dy persona të shtrirë në tokë në oborrin e banesës së shtetasit Demir Zykaj. Këtë video Olardio ia tregoi dajës së tij, Bujar Zykaj, xhaxhai i autorit, dhe babait të tij, Spartak Hoxhaj. Ky i fundit i ka thënë djalit të tij ta fshinte pasi pamjet ishin të rënda. Spartaku me familjen e tij niset për në fshatin Panaja dhe gjatë rrugës nusja e Spartakut ka komunikuar në telefon me Sadikun i cili në gjendje të rënduar psikologjike i ka pohuar asaj se djali i tij Ritvani kishte vrarë me armë zjarri shtetasit Azem dhe Afërdita Zykaj.

Komunikim telefonik ka pasur edhe midis Sadik Zykaj dhe Bujar Zykaj ku sërish Sadiku i ka pohuar të njëjtat fakte edhe atij. Në të njëjtën kohë, Sadik Zykaj ka komunikuar në telefon me policinë të cilën e ka njoftuar për ngjarjen e ndodhur. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 13/08/2018 19:05

    Prite ta nxjerin gjykatsit ne shqiperi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK