/ATSH-E,Xhajanka/- Rrjeti i Historisë Monetare i Evropës Juglindore (SEEMHN) bën bashkë historianë monetarë, financierë, ekonomistë dhe statisticienë.
Rrjeti u themelua në vitin 2006 me nismë të Bankës Kombëtare të Bullgarisë dhe Bankës së Greqisë. Qëllimi kryesor është nxitja e njohjes së historisë dhe politikës monetare në Evropën Juglindore, si pjesë përbërëse e historisë evropiane.
Në këtë frymë, rrjeti organizon konferenca vjetore që përqendrohen në studimin e dukurive specifike dhe të ngjarjeve që lidhen me vendet e Evropës Juglindore, si nga këndvështrimi historik dhe ai krahasues.
Krijimi i një baze të dhënash unike historike të serive kohore për Evropën Juglindore
Nisur nga nevoja për të dhëna të besueshme për studime empirike, Banka e Shqipërisë, Banka e Greqisë, Banka Kombëtare e Bullgarisë, Banka Qendrore e Republikës së Turqisë, Banka Kombëtare e Rumanisë, Banka Kombëtare e Serbisë dhe Banka Qendrore e Austrisë, kanë bashkëpunuar që prej vitit 2006 për të krijuar një bazë të dhënash të të dhënave financiare dhe monetare të shekullit të 19-të dhe 20-të për Evropën Juglindore.
Ky vëllim të dhënash përbën një gur themeli në përpjekjen e përbashkët për të publikuar seri kohore afatgjata të harmonizuara për variablat monetare dhe financiare, si dhe për variabla të tjera makroekonomike.
Ky vëllim i ri i të dhënave ofron të dhëna makroekonomike historike për Evropën Juglindore në shekujt e 19-të dhe 20-të. Këto të dhëna statistikore janë hartuar nga Bankat Qendrore të Shqipërisë, Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë, Serbisë, Turqisë dhe Austrisë.
Pjesa më e madhe e literaturës së disponueshme për historinë ekonomike merret me vendet e zhvilluara të Evropës Perëndimore dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Historia monetare dhe financiare e Evropës Juglindore, ende nuk është e eksploruar në mënyrë të mjaftueshme. Ky vëllim të dhënash synon ta mbushë këtë hendek duke hedhur dritë mbi historinë monetare të shteteve të Evropës Juglindore, individualisht dhe si rajon.
Duke krijuar këtë bazë të dhënash të disponushme për një audiencë më të gjerë, SEEMHN shpreson t'i nxisë kërkuesit të hulumtojnë më tej shkencat ekonomike dhe financiare të vendeve të Evropës Juglindore.
Luis A. V. Catão, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Instituti Joint Vienna, lidhur me kete publikim shprehet se "... këndvështrimi krahasues i vëllimit...e vendos mjaftueshëm theksin te kërcënimet kryesore ndaj stabilitetit financiar, duke përfshirë rreziqet e besueshmërisë së politikës së "importuar" nëpërmjet kleçkave të monedhës, ndërsa institucionet e politikës mbeten të brishta dhe disiplina fiskale e mjegullt." Ndersa Michael D. Bordo, Rutgers University dhe NBER thote se "...seri statistikore të tilla si këto shërbejnë si skelet për të shkruar Historinë Monetare të Vendeve të Evropës Juglindore. Detajimi institucional dhe rrëfimi do ta bëjnë këtë skelet më të plotë."
"Ky vëllim, pikë referimi i serive të dhënave dhe historisë monetare [të Vendeve të Evropës Juglindore] ... do të shmangë jo vetëm shumë mangësi sasiore të hasura deri më tani nga iniciativa kërkimore, por edhe shumë paragjykime që karakterizojë debatet në lidhje me mundësinë dhe shkallën në të cilën këto ekonomi mund të konsiderohen si të lidhura në mënyrë thelbësore me zhvillimet kryesore Evropiane", nenvizion Nicos Christodoulakis, Universiteti i Athinës për Shkencat Ekonomike dhe Biznesin
Matthias Morys (Universiteti i York, autor i hyrjes) mirëpret këtë përpjekje të përbashkët, duke vënë në dukje se "...Historia Monetare e Vendeve të Evropës Juglindore nuk është më territor i paeksploruar."
/Shqiptarja.com