TIRANE- Libri i autorit Mauro Geraci, “Prometeo in Albania” (Pasazhe letrare dhe politike nga një vend ballkanik) u promovua dje në qytetin e Vlorës në Universitetin “Ismail Qemali. Aktiviteti u zhvillua nga Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë, në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës (Tiranë) dhe me shtëpinë botuese “Rubbettino”, në kuadrin e Javës XIV të Gjuhës Italiane në Botë. Ishte i pranishëm edhe Konsulli i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë, Stefano Bergesio. Autori Mauro Geraci është Profesor i Asociuar i Antropologjisë Kulturore pranë Universitetit të Studimeve në Messina (Itali), dhe ky libër vlerësohet si frut i një hulumtimi etnografik.
/Shqiptarja.com











