Shkrimtari Isa Alibali ka promovuar librin e tij të ri “Përtej Mjegullës ka Dritë” i cili trajton jetesën dhe kozmosin e shoqërisë shqiptare të kohës së komunizmit dhe të famshmes luftë të klasave.
Në qendër të subjektit të romanit është figura e Visarit, një student I ri në Poloni, I cili u pengua të sjellë familjen e tij, gruan dhe fëmijën, pas prishjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Polonisë në vitin 61’ .
Romani udhëton përreth 15 viteve, ku krijohet I ashtuquajturi “grupi I agjentëve polakë” më ish studentë shqiptarë si dhe të gjitha ngjarjet dhe vuajtjet që pësuan këta të fundit dhe familjet e tyre nën thundrën e regjimit.
Libri u promovua në sallën e akademisë së shkencave në Kryeqytet me pjesëmarrjen e intelektualëve të njohur.
Në sallë, pjesë të romanit u interpretuan nga aktorja dhe këngëtarja Justina Aliaj si dhe moderatorja Alma Hoti.
Shkrimtari Isa Alibali është krijuesi I librave të tjerë si “Në Shkodër të gjithë këndojnë”, “Mirënjohje”, monografitë për “Prekë Jakovën e Tano Banushin” etj.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com