Promovohet libri i Shaban Muratit, Hoxhaj: Shqipëria e ka bërë detyrën në raport me Kosovën

Diplomati Shaban Murati promovoi librin “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”. Në këtë botim ish-ambasadori është përqendruar tek disa nga problematikat diplomatike të shtetit të ri të Kosovës, gjatë dhjetë viteve të fundit. Ai trajton çështjen e ekzistencës së shtetit, njohjet diplomatike dhe përpjekjet ndërkombëtare, pa anashkaluar raportin e Kosovës me shtetin e Serbisë, që ende nuk e ka njohur. Gjatë konferencës që u mbajt për librin diplomati Murati shpjegon arsyet e këtij botimi për lexuesit.

 Këtë libër e botova më shumë për të rritur sensibilitetet mbi çështje shumë të rëndësishme të shoqërisë shqiptare, siç është çështja kombëtare. Natyrisht, çështja kombëtare shqiptare në vitin 2018 ka pësuar një progres të jashtëzakonshëm. Por, unë si diplomat edhe analist i vjetër dua që të tërheq vëmendjen se rreziqet për çështje kombëtare shqiptare nuk kanë mbaruar të dashur vëllezër dhe motra nëse në shekullin XX, sidomos në fillim jemi ankuar për diplomacinë e shteteve evropiane, unë përpiqem që të zgjoj alarme për diplomacinë e shteteve shqiptare. Në kuptimtin që shoqëria edhe institucionet të jenë vigjilentë, për ta forcuar shtetin edhe në Tiranë edhe në Prishtinë që të neutralizohet çdo lloj përpjekje për të sabotuar çështjen tonë kombëtare.

Diplomati, “Mjeshtëri i Madh”, Shaban Murati

I pranishëm për të referuar për librin ishte edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili për mediet komentoi çështjen e largimit të UMNIK-ut (Komisioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë) nga Kosova

Unë mendoj se është koha e fundit, që Këshilli i Sigurimit të OKB-së  të debatojë për atë, a duhet një mision i OKB-së në Kosovë, i cili shpenzon buxhet kot, i cili nuk ka përshkrim pune, i cili nuk përmbush asnjë kërkesë të mundshme të qytetarëve të Kosovës. Më me dëshirë kisha pasur, që ky buxhet të shkojë në vatrat e krizës, në pjesë të ndryshme të botës, qoftë në Lindje të Mesme, qoftë në Afrikë, sesa të shpenzohet nga disa burokratë rusë në Prishtinë. Qëndrimi im ka qenë çdo herë se  UMNIK nuk ka arsye, nuk ka mision, nuk ka përshkrim pune të qëndrojë në Kosovë. Unë këtë kërkesë e kam ngritur në këto dhjetë vitet e fundit.

Enver Hoxhaj, zëvendëskryeministri i Kosovës

Hoxhaj ndalet edhe tek diskutimet, që do të bëjë me presidentin Ilir Meta në Tiranë

Janë tri katër tema, që realisht na presin; qoftë për dialogun Kosovë-Serbi, për liberalizimin e vizave, për anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Do të kërkojmë mbështetje konkrete, ku mundet Shqipëria, të ndihmojë në çfarë. Shqipëria përherë e ka bërë detyrën në raport me Kosovën. Ngritja e Shqipërisë dhe fuqizimi i saj ka provuar edhe Kosovën e pavarur. Po ashtu kjo është mënyra se si ne e kemi kuptuar çdo herë Shqipërinë. Kosova është zgjatje e Shqipërisë dhe Shqipëria është zgjatje e Kosovës. Por, në vitin 2018 jemi më të fuqishëm, sesa ndonjëherë po mendojmë të projektojmë politikën e jashtme apo sesa të projektojmë qëllime afatshkurtra edhe afatgjatë.

Enver Hoxhaj, zëvendëskryeministri i Kosovës

Referantët e tjerë, si Mehdi Gurra, kryetar i Fondacionit Alsar, Ylber Sela, drejtor i Studimeve Politike dhe Ndërkombëtare në Tetovë dhe kryetari i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë Aleksandër Çipa ndalën tek vlerat, që ka ky libër për çështjet diplomatike të Kosovës.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar