Promovohet Revista e Muzeut për Skënderbeun/ Frederik Stamati: Shpatat origjinale duhet të jenë në muze

Rreth 20 studiues edhe historianë sjellin në 250 faqe të revistës muezeologjike këndvështrimet e tyre për Skënderbeun. Promovimi i revistës së botuar nga Muzeu Historik Kombëtar u bë në ambientet e këtij institucioni me pjesëmarrjen e vet autorëve, të cilët e quajtën numrin e kësaj reviste botimin më dinjitoz, që është bërë për Skënderbeun edhe periudhën e tij. Studiuesi edhe restauratori Frederik Stamati ka botuar në këtë libër shkrimin “3 shpata nga koha e Skënderbeut”. Ai teksa ndalet tek rëndësia e revistës, flet edhe për domosdoshmërinë, që në Muzeun Historik Kombëtar, te ketë sa më shumë materiale origjinale nga periudha e Skënderbeut.

E quaj me vlerë këtë botim për informaicionin e ri, por edhe në një aspekt tjetër, sepse ka prurje të reja edhe informacion që nuk është thënë. Unë do të ndalem tek armët që janë në muzeumet e Shqipërisë. Edhe në koleksione private. Sot janë katër nuk janë tre, edhe bëhet fjalë për shpatën me stambën ujku që turret. Janë armë që kanë ardhur edhe kanë ngelur në Shqipëri gjatë kësaj periudhe. Skënderbeu ka marrë mercenarë gjatë betejës nga gjermania, por asnjë nga këto armë sjanë në muzeun kombëtar. duhet që të kemi një gjë origjinale nga ajo periudhë. Ne kemi edhe armë të tjera që vijnë nga periudha e Skënderbeut, janë rreth tetë të tilla. Nëse ne kemi mundësi që mos të kemi kopje, por origjinale. E shioj këtë botim si një shtysë për të grumbulluar në muze, gjëra origjinale në muze. Është një shpat që ka datën 1931.

Frederik Stamati, restaurator

Ambasadori i Kosovës në pozicionin e historianit u shpreh se:

Skënderbeu ka qenë një hero vezullues i krejt Evropës perëndimore. Nëse në të kaluarën ka pasur vepra shumë të mëdha në të gjitha vendet e botës, tek ne është në një periudhë më të vonshme. Ne se kemi pas fatin që ta ndërtojmë mbi elementin fetar, siç e kanë të gjithë vendet e tjera, por Skënderbeu është një hero që do ta kishin për lakmi ta kishin shumë kombe. Oliver Schmitt në një nga fjalitë e tij është keqinterpretuar, por ai thotë shumë qartë, se babai i Skënderbeut as nuk e kam thënë edhe as nuk është serb.

Syl Ukshini, ambasador i Kosovës

Edhe studiuesi Mark Palnikaj, kërkon që të shtohen objektet në Muze.

Është revistë e rëndësishme, se publikon gjëra me rëndësi kombëtare. muzeu kombëtar, që është krijuar gjatë këtyre 100 viteve, duhet që të shtohen objektet. Zoti Dorian, duhet që t’i kërkojë qeverisë që unë po e quaj pak koprace, që të marrë fonde edhe t’i shtojë në muze.

Mark Palnikaj, studiues

Ndërsa, në pavijonin e mesjetës së hershme edhe të vonë, armët origjinale dhe botimet, që i përkasin kohës së Skënderbeut, janë të pakta në numër.   

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë