Promovohet vëllimi II i librit: 'Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore' me autor Paskal Milon! Historianët: Libri i guximshëm, provokon debate

Promovohet vëllimi II i librit: 'Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore' me autor Paskal Milon! Historianët: Libri i guximshëm, provokon debate

Akademia e Shkencave organizoi sot në sallën “Aleks Buda” promovimin e vëllimit II të librit: “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore”- Të pathënat dhe enigmat- (1943-1944)  (botim i Akademisë së Shkencave ) me autor prof. dr. Paskal Milon.

Prof. asoc. dr. Marenglen Kasmi, drejtor i Qendrës së Botimeve Albanologjike dhe Enciklopedike pranë Akademisë së Shkencave, çeli promovimin dhe pasi përgëzoi autorin për trajtimin e një prej çështjeve më problematike gjatë Luftës II Botwrore ia dha fjalën prof. dr. Ksenofon Krisafit.

Libri dëshmon më së miri se autori i tij prof. Paskal Milo i formuar në shkollën historiografike shqiptare të të mëdhenjve Aleks Buda, Arben Puto, Kristo Frashëri, Stefanaq Pollo, Rexhep Qosja, Ali Hadri, Muin Çami, Kristaq Prifti, Selami Pulaha, Ligor Mile, etj, ka ecur me shumë sukses në gjurmët e tyre. Veprat e shkruara prej tij vijnë në vazhdën e arritjeve më cilësore të historiografisë shqiptare dhe asaj të huaj dhe kontribuojnë për të thelluar, rishikuar e plotësuar studimin e çështjeve të caktuara, për t’i parë e interpretuar ato jashtë ndikimeve partiake, politike, nacionaliste, etj.

Prof. dr.Paskal Milo për përgatitjen e këtij libri ka bërë punë kwrkimore në SHBA, Britaninë e Madhe, ish Bashkimin Sovjetik, Rusi, Francë, Gjermani, në shtetet fqinje dhe arkivat vendase. Ka gjurmuar ndërkohë edhe kujtimet dhe fondet akivore, tha prof. dr. Krisafi. Ai vuri theksin në vlerësimin e studimeve konkrete të autorit se çfarë po ndodhte në Shqipëri gjatë viteve ‘43 –‘44 që ishin vitet e shtrirjes së zgjerimit, organizimit dhe konsolidimit të Lëvizjes Nacionalçlirimtare që ishin vite që do të përcaktonin perspektivat e të ardhmes politike të shqiptarëve pas mbarimit të luftës.

Prof. dr. Kristafi tha se Milo ka argumentuar dhe ka riafirmuar të vërtetën e madhe të luftës për karakterin anftifashist, pavarësisht akseseve që mund të jenë vërejtur, ku spikat roli dhe kontributi i LANÇ-it dhe i Partisë Komuniste Shqiptare. 

Ka përballuar me skrupulozitet shkencor, me humanizëm dhe guxim edhe trajtimin ndryshe të disa çështjeve të luftës, duke mbajtur qëndrime që përbëjnë risi. E ka çliruar historinë e kësaj periudhe nga vargonjtë e panevojshëm ideologjikë.

Besnik i qëndrimit se mbishtresat që janë vendosur në rrjedhën e viteve gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore në interpretimin e ngjarjeve dhe vlerësimin e figurave historike e kanë deformuar natyrën e marrëdhënieve njerëzore, Milo me shumë të drejtë shpalos qëndrimin e  tij që duhet të përshkojë trajtimin e historisë duke pohuar se “përpara se të ishin fashistë, komunistë, ballistë e legalistë shqiptarët ishin njerëz që i lidhnin shumë fije bashkë të identitetit dhe historisë krahinore, fisnore, familjare, shoqërore, etj. Bindjet e ndryshme politike nuk mund të deformojnë në mënyrë esktreme marrëdhëniet njerëzore. Prof.dr. Kristafi falënderoi Akademinë e Shkencave që mori pësipër botimin. 

Prof. asoc. dr. Marenglen Kasmi e vlerësoi si një botim serioz shkencor, që i kushtohet njërës prej periudhave më problematike të shqipëtarëve, Luftës së Dytë Botërore në përgjithësi dhe asaj Nacionalçlirimtare. Ai vlerësoi metodologjinë që i mundëson lexuesit të ndjekë me lehtësi tematikën, përdorimin me mjeshtëri të burimeve arkivore për të arritur tek një punim shkencor solid.

Në libër analizohen jo vetëm politikat e pushtuesve, por merret në lupë shkencore edhe qëndrimi i vendasve gjatë luftës, duke mbajtur një qëndrim ndaj të gjitha palëve shqiptare të përfshira në konflikt.

Libri është me teza të argumentuara, por lë të hapur debatin në mënyrë provokuese qysh në titull (të pathënat dhe enigmat).

“Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore” v.II vjen pas vëllimit të parë që nisi si një projekt për të shkruar një histori të shqiptarëve në Luftën e Dytë Botërore. 

Akad. Xhufi e konsideroi si studim me vlera të veçanta që vjen në një kohë të veçantë që ka pasur një ndërhyrje shpërfytyruese të historisë tonë kombëtare veçanërisht të kësaj periudhe dhe veçanërisht nga historianë që janë tërhequr nga anësi politike të kohës.

Akad. Xhufi vlerësoi guximin intelektual të një teme të vështirë për t’u përballuar duke analizuar përmes një pune shkencore mbështetur në një dokumentacion dhe bibliografi shumë të gjerë.

Prof.dr. Valentina Duka për trajtimin e historisë së luftës me ndjeshmëri dhe debate e vlerësoi autorin Milo si historian profesionist. Kemi tridhjetë vjet pasi rrëzuam komunizmin dhe jemi të hapur të debatojmë, sepse shkenca ka debate, dhe debatet kanë vlerë kur nuk iu referohemi shkrimeve foklorike, debatet i bëjnë mirë shkencës dhe unë do ta ftoj autorin për debatin me studentët e fakultetit të historisë. -tha Duka.

Prof.dr. Paskal Milo falënderoi kolegët për objektivitetin me të cilën diskutuan librin. Tha më tej se ka treguar këmbëngulje për t’u shkuar deri në fund disa gjërave që shkatojnë debat, duke përballuar trysninë që vinte edhe nga profesionistë edhe nga amatorë të historisë. Debati duhet të jetë mes profesionistëve që disa ngjarje të gjejnë shtatin e tyre normal dhe të gjejmë një konsensus vlerësimi për disa çështje që na kanë ndarë deri tani. Libri është ngritur mbi arritjet e historiografisë shqiptare, tha Milo.

Prof.dr Tarifa e konsideroi librin më të rëndësishmin në karrierën e historianit dhe tha se e kam lexuar me interes të veçantë si sociolog i politikës dhe historisë.

Disa nga temat më të debatueshme që trajtohen në vëllimin II të librit “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore” janë: Hitleri dhe “pavarësia” shqiptare; Hutimi i përkohshëm i Rezistencës; Kompromisi i Beratit ; Shansi i humbur i bashkimit; Ndarja pa kthim e FNÇ me Ballin Kombëtar; Lëvizja monarkiste e Legalitetit;  Formimi i Partisë Socialdemokrate;  Aleanca komuniste dhe antifashiste shqiptaro-jugosllave; Kosova në udhëkryqin e së ardhmes ; Marrëdhëniet antifashiste shqiptaro-greke; Golgota çame, etj.

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)