Promovon romanin shkencor “Pika trëndafil”, Mimoza Hafizi: S’ka rrezik të afërt, që i vjen tokës nga planetet rreth e rrotull!

Shtysa e austrofizikantes Mimoza Hafizit për të shkruar “Pika trëndafil” romanin shkencor për ne edhe alienët ka lindur nga dëshira për të komunikuar me njerëzit që nuk janë profesionist në këtë fushë, arritjet e jashtëzakonshme të njerëzimit në njohjet e universit, edhe në veçanti në njohjen e planetëve jashtë sistemit diellor, aty ku mund të ketë jetë edhe qenie të tjera të arsyeshme përpos nesh.

 Këtë emocion e  komunikoj gjithmonë me studentët e mi përmes formulave, por kësaj here desha që të gjejë një mënyrë të thjeshtë që çdokush me formimin minimal, pa pasur nevojë që të njoh shkencën të kuptojë se çfarë po ndodh, se si njerëzimi i mijëvjeçarit të tretë ka arritur të depërtojë kaq thellë deri në mijëra miliarda vite larg, edhe të kërkojë jetën në planetë të tjera të galaksisë sonë.

Mimoza Hafizi, autore e librit "Pika trëndafil”

Hafizi ka përzgjedhur në këtë roman personazhe, që punojnë në qendrat më të avancuara të tokës sot. Për këtë e ka ndihmuar njohja që ka për ta edhe emocioni i pafund, që i japin zbulimet ditë pas dite hapësinore edhe tokësore, që tregojnë për një aftësi kaq të madhe të inteligjencës njerëzore në univers. Por, a duhet kenë frikë njerëzit nga alienët?

Shkenca është shumë e avancuar për të thënë. Nuk ka asnjë rrezik të afërt, që i vjen stokës nga planetet rreth e rrotull, rreziqe astronomike, por edhe alienë të tjerë nuk kemi gjetur. Jemi në përpjekje për të kuptuar se ku mund të ketë jetë. Nga mijëra planete që kanë zbuluar teleskopët janë rreth 30, që mund të jenë në zonën e banueshme. Po kërkohet që të detajohen këto dije, nëse ka jetë në këto planete edhe për të zbuluar nëse ka edhe planete të tjerë. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm i njerëzimit të mijëvjeçarit të tretë, sepse planeti i parë është zbuluar jo më parë se njëzet e ca vite më parë, sot kemi edhe 400 mijë të tilla dhe që pritet që të rriten edhe vitet e ardhshme.

Mimoza Hafizi, autore e librit "Pika trëndafil”

Mesazhi kryesor i Mimoza Hafizit është: Shkenca është e bukur dhe bota shkencore është shumë mikpritëse për këdo që të bëhet pjesë e saj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë