Një familje ka shpenzuar 300 paund për t’i shpëtuar jetën peshkut të tyre, i cili i kishte shoqëruar për 20 vite në jetën e tyre.

Mjekja veterinere Faye Bethell, ka kryer operacionin i cili ka zgjatur rreth 30 minuta, mbi peshkun Bob, i cili ishte i prekur nga një tumor.

operacioni
( Veterinerja duke kryer heqjen e tumorit)

Ndërkohë veterineri i talentuar është shprehur se “pronarët e peshkut janë të lumtuar pasi ai është më i vjetër edhe se fëmijët e tyre dhe e konsiderojnë si pjesë të familjes së tyre”.

Bethell është shprehur se ajo i  ka paralajmëruar pronarët e Bob-it se një procedurë e tillë mund ishte shumë e rrezikshme për peshkun e tyre 20-vjeçar, por ata kishin pranuar që ai të vazhdonte me procedurë që fatmirësisht rezultoi e suksesshme dhe tashmë peshku është sërish në akuariumin e tij.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com