Pronari i hotel "New York": Asnjë
dhomë falas për ministrat e rinj

Pronari i hotel dhomë falas për ministrat e rinj">
VLORË - “Ndjehem i lumtur bashkë me stafin, që një eveniment i rëndësishëm, sikurse është mbledhja e parë e Qeverisë, që doli nga zgjedhjet e 23 qershorit, bëhet këtu në Hotel Neë York. Kjo është edhe në nder të qytetit të Vlorës.
 
Cilat janë shkaqet që u përzgjodh hoteli juaj, ndoshta jeni i majtë?
Besoj se është komoditeti, një objekt që është ndërtuar nga të parët në Vlorë, buzë detit, në një mjedis ku relasohesh dhe punon i qetë.Jo unë nuk jam i majtë, i përkas fushës së biznesit dhe i respektoj të gjithë njësoj qytetarët që mund të jenë politikanë, diplomatë, president të shteteve të tjera. Ne nderojmë veten dhe qytetin.
 
Mund të përmendni politikanë të tjerë që kanë buajtur këtu?
Po përmend z. Berisha, ish Presidenti Meidani, ish presidenti i Kroacisë Stipe Mesiç. Këtu ka dëshirë të qetësohet edhe ambasadori amerikan Arvizu, që ishte para pak ditësh. Qeveria “Nano” festat e 28-29 Nëntorit i bënte këtu dhe të gjithë kanë mbetur të kënaqur nga shërbimet tona. Këtu ka qënë edhe Nënkryetari i Parlamentit Europian Gianni Pitella tre vjet më parë.
Dua të theksoj se të gjithë ambasadorët amerikanë që kanë qënë në Shqipëri, kanë qëndruar në hotelin tonë.
 
Ndoshta për shkak të emrit që i keni vënë hotelit.Përse ky emër?
Ka një shkak dhe ky është pasi unë biznesmeni që kam këtë biznes jam ortakt me një të afërmin tim që jeton në Neë York dhe ai kish dëshirë ti vendosnim këtë emër. Pastaj shpreh edhe mirënjohjen për qytetin dhe shtetin Amerikan, që ka mbështetur Shqipërinë gjatë tërë kohës.
 
Nëse nuk përbën ndonjë skeret, ju lutem na thoni si ishte akomodimi i ministrave, në dhoma teke, Rama do të ketë Suitë?
Është një procedurë si për cdo qytetar. Janë pronotuar dhomat, është pronotuar salla e mbledhjes. Numurohen 30 dhoma që janë pronotuar dhe janë ata që do të zgjedhin se si do të flenë, ne jemi të gatshëm t’ju plotësojmë të gjitha kushtet. Nuk e di se në cilën dhomë do të vendoset z. Rama, është zgjedhja e tij. Dua të theksoj se ata nuk kërkuar preference, por edhe ne jemi gati të plotësojmë kërkesat e tyre, sikurse ndodh me çdo klient që ka zgjedhur Neë York-un për të pushuar.
 
Me shpresë se nuk do të më keqkuptoni z. Aliaj. Ka zëra. se gjithcka është falas, ndërsa një gazetë pro Berishës shpenzimet i llogarit si një faturë të Qeverisë së ardhshme. Cila është e vërteta?
Unë spjegova më lart, kërkesa është bërë në bazë të ofertës dhe paga kryhet si çdo qytetar. Absolutisht nuk bëhët fjalë për fatura, apo falje. Ky është një dizinformim dashakeqës. Unë jam pronari dhe kjo është e vërteta. Sidoqë  është kryeministri dhe ministrat e ardhshëm të Qeverisë, ata trajtohen si klientë, sikurse është çdo shqiptar apo turist. Çmimet variojnë nga 30-50 euro, sipas kërkesës. Ndërkohë nuk ka asnjë ndryshim nga menyja që do të zgjedhin ministrant, është e njëjtë si për çdo klient, që vjen e frekuenton restorantin tonë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Holanda i jep leje Ukrainës t’i përdorë F16-shat në territorin rus

Holanda i jep leje Ukrainës t’i përdorë F16-shat në territorin rus