Pronari i “Pelikanit”, trafik
droge me vlerë 300 mln lireta

TIRANE- Arben Gropa, allias Vangjel Zijaj, nga verifikimet e policisë së Fierit rezulton me biznese ndërtimi dhe administrim lokalesh. Sipas burimeve të policisë dhe prokurorisë së këtij qyteti, Gropa rezulton të jetë përfshirë në një organizatë kriminale që kishte si specialitet të saj trafikun e drogës, kryesisht heroinë, kokainë dhe shfrytëzimin e prostitucionit. Në një raport hetimor të prokurorisë italine, tregohet se grupi kriminal ku aderonte biznesmeni fierak, ka kryer trafikimin e sasive të mëdha të drogës, ku vlera përfundimtare e saj përllogaritej në plot 300 milion lireta.

Si pasojë e këtij aktiviteti dyshohet se nga të ardhura financiare Arben Gropa ka ndërtuar një lokal luksoz në Fier të quajtur “Taverna Pelikani”, shumë i njohur në këtë qytet. Veç këtij biznesi, mësohet se Gropa ka hapur dhe biznese në fushën e ndërtimit dhe një lokal tjetër në qytetin e Fierit. Për të gjithë veprimtarinë kriminale të ushtruar në Itali, gjykatat e këtij shteti kanë vendosur ta shpallin fajtor dhe dënojnë me 32.6 vite burg. Si pasojë e këtij dënimi, autoritet italiane u kanë kërkuar homologëve të tyre Shqiptarë, arrestimin dhe ekstradimin e tij në Itali, pasi biznesmeni Arben Gropa duhet të vuajë 29.5 vite e 27 ditë.

Me kartelë të “Kuqe”
Në kartotekat e policisë kriminale biznesmeni Arben Gropa rezulton të jetë shënuar me kartelë të “Kuqe”, duke e konsideruar si person problematik dhe të dënuar për disa vepra të rënda penale. Për Policinë e Shtetit me këtë status Gropa ka qënë që prej datës 18 prill 2012, por në fakt nuk është arritur të arrestohet dhe nuk dihen arsyet se pse nuk është ekzekutuar më parë kërkesa e autoriteteve italiane nga zyrtarët e lartë të policisë së asaj kohe.

Në një relacion informativ që gazeta “Shqiptarja.com” e disponon tregohet se: ”…në 18.04.2012 është person i shpallur në kërkim me qëllim ekstradimin drejt shtetit italian, pasi Z.Q.K.Interpol Tirana me shk.788/1-kl Prot.AM/FKB 913-2012 dt.18.04.2012, e shpall në kërkim me kartele të "Kuqe", pasi Interpol Roma njofton se autoritetet gjyqësore të Romës kanë lëshuar urdhër-arresti nr.211/09 SIEP dt.12.06.2009 për veprën penale të "Trafikut të drogës" bazuar në nenet 73 dhe 74 të ligjit për drogat më nr.309/90”.

Operacioni “Pelikani”
Mbi bazën e këtij urdhëri të lëshuar nga autoritetet Italiane, policia e Fierit ka mbledhur inforamcion mbi vendodhjen e Arben Gropës, duke arritur që në 20 janar të arrestojë biznemenin falë ndërhyrjes dhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Operacioni u kodua me emrin “Pelikani”, ndërkohë më pas materialet ju referuan prokurorisë së Fierit, e cila referoi dosjen në gjykatën e qytetit, ku për pronarin e “Tavernës Pelikani”, u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”. Ndërkohë një muaj pas këtij vendimi, Arben Gropa ka mundur të lirohet nga gjykakta e Apelit Vlorë.

faksimile


Shkrimi u publikua sot (05.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Rikthim pas 12 vitesh te Everton, Armando Broja me trajner të ri

Zyrtare/ Rikthim pas 12 vitesh te Everton, Armando Broja me trajner të ri