TIRANE - "Unë dhe djali im nuk kemi rrugëzgjidhje tjetër, vetëm të vdesim në këtë shtëpi". Është kjo deklarata e Altina Cacos, nënës 36-vjeçare, pasi ka paralajmëruar disa herë se do të hidhet sëbashku me djalin e saj nga kati i tretë, në rast se përmbarimi do të tentojë të prishë vilën e saj.
36 vjeçarja u shpreh për A1 Report se Arjan Bylykbashi, vëllai i deputetit të PD, Aurel Bylykbashit, e ka kërcënuar atë çdo ditë duke i bërë presion se "o e prish këtë shtëpi o nuk iki, nuk e njoh fare legalizimin", ndërsa shton se kërcënime të tilla ka marrë edhe nga personat që pretendojnë se janë pronarë të tokës.
Banorja tregoi se i është drejtuar Gjykatës së Lartë që të rishikojë vendimin ose të marrë parasysh legalizimin.
Ajo i bën thirrje kryeministrit "në këtë muaj të shenjtë të ramazanit të vej drejtësi".
Arjan Bylykbashi kërkon prishjen e një banese tre katëshe që ndodhet në zonën e Kinostudios, në të cilën jeton nëna 36 vjeçare me djalin e saj. Pas disa tentativash nga zyra përmbarimore prishjen e vilës, gruaja ka bërë presion se do të hidhet nga çatia në rast se vazhdon ky proces.
Rasti është denoncuar në Shqiptarja.com nga nëna e Altina Cacos, Dhurata Shyti, e cila ka pohuar se prej disa vitesh janë në proces gjyqësor me djemtë e Hava Llozit, të cilës ja kanë blerë truallin, ku momentalisht është ndërtuar banesa. Shuma financiare i është dorëzuar ish-pronares, Hava Llozi, por pas vdekjes së saj, tashmë djemtë e saj kanë kërkuar sërisht lekët e truallit të blerë që në vitin 1993, të cilët e kanë hedhur në gjyq Altina Cacon.
Kjo e fundit në pamundësi për të ndjekur gjyqet, për shkak se bashkëshorti i ka vdekur, ka humbur proceset gjyqësore.
/Shqiptarja.com