Pronat, 40-vjeçari plagos me thikë
kushërirën dhe dy fëmijët e saj

Pronat, 40-vjeçari plagos me thikë <br />kushërirën dhe dy fëmijët e saj
Tre persona kanë mbetur të plagosur me thikë në Laç si pasojë e një konflikti, i cili ka motivet e pronësisë. Sipas të dhënave të para të policisë, të plagosurit janë, shtetasja Dava Deda dhe dy fëmijët e saj D. Deda dhe S. Deda.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës dhe mësohet se gjendja e tyre është tepër kritike.

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes, i cili është shtetasi Agustin Deda, 40-vjeç, i cili është i afërm me të dëmtuarit.

Siç bëhet e ditur nga policia, autori është larguar nga vendngjarja dhe policia e ka shpallur në kërkim e po punon për kapjen e tij.

*Marrë nga Shekulli

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë