Pronat/ Banka Botërore: Regjistrimi i të patundshmeve, 'lëmsh' me hartat në Shqipëri

Pronat/ Banka Botërore: Regjistrimi i të patundshmeve, 'lëmsh' me hartat në Shqipëri

Një studim i posaçëm për çështjet e pronave, i publikuar së fundi nga Banka, që ka financuar shumë projekte për hipotekat dhe kadastrat, gjeti se hartat ekzistuese kadastrale të mbajtura nga ZRPP nuk pasqyrojnë përgjithësisht situatën aktuale në terren. Njësitë e pasurive të paluajtshme (parcelat dhe ndërtesat kadastrale) në shumë raste janë të pozicionuara gabimisht dhe problematika është ndërlikuar me kalimin e kohës, duke ndryshuar specifikimet dhe sistemet e referencës. Në shumë raste, ka disa kopje të së njëjtës fletë harte, që përdoret dhe shpesh është e paqartë se cila hartë është më aktuale ose e sakta.

Situata është përgjithësisht më e ngatërruar në zonat urbane, sidomos në Tiranë dhe rreth saj dhe në disa prej zonave bregdetare më të mëdha, ku ka shumë ndërtime informale. Rastet e gjetura ilustrojnë disa lloje të mospërputhjesh kur krahasohen parcelat kadastrale ose blloqe parcelash, me ortofotot e vitit 2007.

Gabimet në regjistrimet e pronave përgjithësisht reflektojnë kufijtë të gabuar, madhësinë e parcelës dhe dokumentet e pronësisë. Ato zakonisht zbulohen në kohën kur bëhet një transaksion në njësinë përkatëse të pasurive të paluajtshme. Deri në kohën kur bëhet një transaksion, pronari ose pronarët ngjitur të pronave nuk kanë njohuri për gabimet që lidhen me pasurinë, thekson BB.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • R E P U B L I K A: 17/08/2019 13:21

    Toka ka vetëm një pronar! Pronari i vetëm i saj eshte R E P U B L I K A !

    Përgjigju
    • Kim Jong Un: 19/08/2019 10:18

      Ashut te lumte shoku! Te drejte ke! Edhe ne ne Korene e Veriut dakord jemi! Kur do na vish te shikosh sa te lumtur e sa mire jetojme? Te presim! kisses <3

  • Geke: 17/08/2019 09:14

    Eshte shume e vertete dhe une mendoj qe keto gabime jane bere vete nga punonjesit ne menyre qe te zhvasin sa me shume leke kur pronaret te duan te bejne korrigjime....

    Përgjigju
    • power trade: 17/08/2019 16:29

      une mendoj se ne fillim, kur u ndane tokat me ligjin 7501, u bene gabime qe priteshin edhe tek hartat, se atehere nuk aplikohej me satelit, si sot dhe ndarja behej me afersi. po jam dakord qe fakti se shteti nuk i rinovon te gjitha hartat e pronave sipas metodologjise se re te gjeodezise moderne, tregon dy gjera: se pari, shteti ka frike nga nje lemsh i ri, qe mund te sillte pasoja deri ne jete njerezish (gardhet jane ngritur prej dekadash) dhe, se dyti, qellime korruptive te punonjesve te kadastrave, ne bashki e ne qeveri

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren