TIRANE-300 banorë në Tufinë janë përplasur me Përmbarimin dhe policinë, pasi kundërshtojnë një vendim të para 11 viteve të Gjykatës së Lartë për kthim prone, që u rrezikon prishjen e banesave.
Fillimisht kanë qenë tre familje që janë njoftuar për prishjen e banesave.
Banorët janë njoftuar nga Përmbaruesi pak ditë më parë se do u shemben banesat, pasi gjykata e Lartë në 2006 rrëzoi Shkallën e Parë dhe Apelin, që u kishte dhënë të drejtë banorëve.
Urdhri i Përmbarimit për të liruar shtëpitë është kundërshtar nga banorët, të cilët i janë drejtuar gjykatës për ta pezulluar dhe nesër pritet që gjyqësori të shprehet.
Ata kundërshtojnë vendimin për prishjen e banesave, pasi pretendojnë se kanë marrë dokumentet, ndërsa një pjesë e shtëpive sipas tyre janë ndërtuar që në 1963.
Sipas banorëve dhe avokates, Gjykata shkruan se familjes Borova duhet t’i bëhet “Kthim sendi” duke mos e përcaktuar saktë që duhet të prishen banesat.
Ky vendim nuk është i drejtë shprehen ata, pasi toka bujqësore ‘arë’ (gjendja kur u ndërtuan banesat) është e përjashtuar nga ligji i kthimit të pronave.

Banorët që përmbarimi kërkon tu prishë shtëpitë
Konflikti për pronën, një banore humbet ndjenjat,
Një banore ka humbur ndjenjat nga konflikti i krijuar nga gjykatat për rastin e prishjes së banesave.
"Do kërkojmë dëmshpërblim nga Strasburgu për vlerën reale të tregut, por edhe dëmshpërblim moral të bazuar te stresi që iu shkaktua familjeve, pasi një banore humbi ndjenjat sot” u shpreh avokatja.
Ndërsa rreth një orë nga orari i lajmëruar mbërriti përfaqësuesi i Përmbaruesit Euglent Osmanaj, i cili deklaroi se sot do të shemben banesat, por më pas është tërhequr pas kundërshtimit të banorëve, ndërsa pritet se cfarë do të ndodhë në vazhdim.
Banorët: Dhëndri i familjes që fitoi gjyqin, ministër Bujqësie
Banorët deklarojnë se nuk do të lejojnë prishjen e banesave, ndërsa akuzojnë se familja që fitoi gjyqin ka lidhje të forta politike, pasi dhëndri i familjes Borova është ministër i Bujqësisë, Panariti.
“Komisioni i Prove duhet të shkojë për ndjekje, pasi i ktheu pronën familjes Borova kur toka ka qenë e zënë. Përmbaruesi nuk ka shanse që të zbatojë një vendim abuziv të gjykatës.
I njëjti gjyqtar në dy vite ka gjykuar këtë dosje, kanë lidhje të forta me shtetin, dhëndri i tyre është ministër Bujqësie, ai duhet ta dijë është tokë bujqësore apo truall. Nusja e Panariti është vajza e familjes Borova” shprehet banorja Sadete Tola.
Avokatët: Dosjen do e çojmë në Strasburg
Avokatja e familjeve që rrezikohen Liljana Korvafaj shprehet për Report Tv se nuk mund të ndërhyhet për shembjen, pasi gjykata nuk e specifikon në vendim prishjen e banesave, për këtë çështje ka edhe një vendim qeverie në 2008, ndërsa kanë kërkuar pezullimin e vendimit dhe në të kundër do i drejtohen Strasburgut.
“Të gjithë banorët kanë pasur një gjyq që ka përfunduar në 2006, 11 vite më parë është marrë një vendim i papërcaktuar, abuziv që ka vendosur që familjes Borova t’i kthehet sendi dhe jo ti lirohet.
Por këta familje kanë përfituar pronën dhe kanë ndërtuar me leje që në 1963, kur toka ka qenë shtetërore. Familjes Borova i njihet prona, që i ishte trajtuar si tokë bujqësore, që është në kundërshtim me ligjin.
Përmbaruesi ka dërguar një shtresë me objekt tjetër, që është i 2006 dhe ka vendosur që sot të njoftojnë INUK dhe të vazhdojë me prishjen e objekteve. Përmbaruesi nuk e ka të përcaktuar në prishjen e objekteve ekzistuese. Toka nuk është zënë në mënyrë të padrejtë.
Shkalla e Parë dhe Apeli vendosi në pranojë padinë e banorëve, ndërsa Gjykata e Lartë para 11 vitesh në mënyrë korruptive vendosi të përjashtojë nga ligji 7501 vetëm këtë zonë.
Gjykata e Lartë ndryshoi Apelin, dhe iu kthen pronën Borovëve, por nuk specifikon kthimin në mënyrë individuale, por Përmbaruesi nuk ka dispozitivin.
Përmbaruesi duhet të kishte paraqitur proces-verbal e mbajtur nga INUK, ose vendim nga Bashkia e Tiranës për prishje dhe proces-verbal.
Ne i jemi drejtuar gjykatës për anulimin, procesi do të vazhdojë në gjykatën e Tiranës. Janë 300 familje që shpronësohen vetëm nga një familje.
Kam kërkuar pezullimin e vendimeve përmbarimore, nesër do të shprehet gjykata. Vendimit gjyqësor i mungon objekti, duhet nominale për cdo objekt.
Dosja është përgatitur dhe do të shkojë në Strasburg për shkelje të të drejtave të njeriut, por ka edhe një urdhër pezullimi të Këshillit të Ministrave, që vendos masën e kufizimit të veprimeve në 2008 për këtë pronë. Prona nuk është e lirë, nuk është në favor të familjes Borova.
Nuk ka një vendim gjykate që duhet t’i japë këtë pronë” deklarojnë dy avokatet për Report Tv.

Avokatët e familjeve duke folur për Report TV
/Shqiptarja.com

VIDEO