Pronat ne bregdet, dyfishohen seancat gjyqësore në Gjykatën e Vlorës

Dyfishohen rastet e konflikteve me motivacion pronësie në vlorë.
 
Sipas Kryetarit të Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci këto probleme lidhen kryesisht me vendime të padrejta të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensnimit të Pronave, mungesa e dokumentacioneve në arkiva si dhe falsifikimet e dokumentave. 

Sipas tij shkak për këtë janë bërë transferimi i dosjeve pasi në fillim proçesi gjyqësor ka nisur në një gjykatë tjetër dhe më pasë janë trasferuar në gjykatën e Vlorës.
 
Kryesisht problemet më të shumta janë hasur në Dhermi dhe në Himarë.
 
Sipas Halucit, problematika është komplekse dhe lidhet kryesisht me vendime të padrejta te agjencisë.
 
Ndërsa për sa i përketë problemit të zvarritjes së proçesit gjyqësor, Haluci e lidh me mungesën e dokumentacioneve.

Vetem gjatë dhjetorit Prokuroria e Vlorës ka vënë sekuestro preventive në më shumë se 30.000 ha toke në bregdet ndërsa janë proçeduar penalisht zyrtarë kryesisht të Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)