TIRANË – Pas PD edhe republikanët kaë lëshuar një lumë akuzash ndaj presidentit të republikës, Bamir Topi. Ish deputeti republikan Arjan Madhi tha sot se kreu i shtetit nuk ka bërë atë që i ngarkon detyra në të mirë të ish-pronarëve.
“Ne sot do të vlerësojmë veprimtarinë e zotit Topi si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Përgjithësisht ka pasur qëndrime abstenuese, po më shumë se kaq, nëse do të ndante të njëjtin koncept me republikanët, me pronarët shqiptarë, dhe në tërë ato faktorë politikë të cilët kërkojnë një zgjidhje të çështjes së pronës, duhet të kishte iniciuar për miratimin e zgjidhjes së një ligji për zgjidhjen e plotë dhe të drejtë të çështjes së pronës. Si president, Topi mendoj që ka pasur një kornizë të detyrueshme që e ka detyruar të ketë një përqasje në përputhje me detyrimet e tij kushtetuese lidhur me qëndrimin ndaj drafteve apo ligjeve të miratuara në Kuvendin e Shqipërisë”, deklaroi Madhi.
Një ditë më parë, presidenti Topi deklaroi se çështja e pronave ka mbetur peng e politikës shqiptare.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com