Propaganda e ‘Russia Today’ nderon protestën e Berishës, kritikon samitin në Tiranë

Propaganda e ‘Russia Today’ nderon protestën e Berishës, kritikon samitin në Tiranë

Protesta e Berishës dhe artikulli i 'Russia Today'

Samiti i mbajtur dje në Tiranë midis BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor konfirmoi siç thanë edhe vetë liderët, se ky rajon i përket vetëm Europës. E teksa drejtuesit më të lartë të Bashkimit Europian rikonfirmuan mbështetjen e BE për Ballkanin Perëndimor, liderët e rajonit u angazhuan për integrimin e mëtejshëm me Unionin.

Por e gjithë kjo panoramë që riafirmoi vlerat perëndimore në zemër të Ballkanit, paraqitet e përmbysur në aparatin qendror të propagandës ruse.

Media “Russia Today”, e cila në shumë vende të Europës është shpallur “nongrata” si burim i informacioneve të rreme mbi agresionin rus në Ukrainë, që pati arritur deri aty sa të tallej me civilët e vrarë në Ukrainë, është fokusuar gjerësisht te ngjarja europiane.

Në përmbledhjen informative, gazetarja e Russia Today raporton se samiti BE-Ballkani Perëndimor po zhvillohet në një rajon që nuk ka më interes për integrimin europian. Samiti sipas “Russia Today” mbahet në një rajon ku qytetarët nuk kanë aspak besim te institucionet e BE. Por BE, sipas propagandës ruse, e zhvilloi gjithsesi samitin për të ruajtur ndikimin e saj në rajon dhe shmangur influencat ruse.

Një gënjeshtër kjo po aq e madhe sa edhe shpallja e agresorëve rusë në Ukrainë si heronj, sepse vetë institucionet më të besuara europiane konfirmojnë vitet e fundit se shqiptarët janë populli më proeuropian.

Në anë tjetër, “Russia Today” raporton me video protestën e Berishës duke shfaqur shqetësimin për tensionet që ka shkaktuar në Tiranë dhuna ndaj Sali Berishës.

“Sulmohet Sali Berisha! Tension në qendër të Tiranës”, është kryetitulli i “Russia Today”, e cila përpiqet të demonizojë kryeqytetin shqiptar.

“Ish-presidenti i Shqipërisë Sali Berisha, i cili drejton demonstratat e opozitës në këtë qytet, është sulmuar në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Qeveria ka ndaluar hyrjen në vendin ku mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor”, shkruan më tej Russia Today.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?