“Kjo është propagandë e pastër, fushatë elektorale mbi kurrizin e fëmijëve. Kur flet për të huajt, ndoshta Giorgia Meloni duhet t’i lexojë më mirë shifrat. Ata nxënës që kategorizohen si të huaj vetëm sepse ende nuk kanë shtetësinë, në të vërtetë kanë lindur në Itali, kanë studiuar këtu që nga shkolla fillore dhe flasin italisht njësoj si bashkëmoshatarët e tyre. Por kanë një pasaportë tjetër. Atëherë, për çfarë kufiri po flasim?”.
Fioralba Duma është 36 vjeçe, e diplomuar në psikologji, ka lindur në Shqipëri dhe ka mbërritur në Itali në vitin 2001. Ajo është një nga përfaqësueset e “Italiani senza cittadinanza” (“Italianët pa shtetësi”), një rrjet që lufton për reformimin e ligjeve aktuale, të cilat çdo vit e bëjnë më të vështirë marrjen e shtetësisë.
-Meloni thotë “të huaj”, por në të vërtetë bëhet fjalë, pra, për fëmijë italianë?
Fioralba Duma: Sigurisht. Italia prej dekadash është një vend multietnik, mjafton të lexosh të dhënat. Në vitin 2024, nxënësit e huaj në shkollat tona përbënin 12,6% të të gjithë nxënësve, pra 923 mijë, nga shkolla fillore deri në shkollën e mesme. Nga këta “të huaj”, 65% kanë lindur në Itali, por nuk kanë shtetësi. Pra, janë italianë, por pa pasaportë të prodhuar në Itali. Si mundet kryeministrja t’i cilësojë ata të ndryshëm nga bashkëmoshatarët e tyre? Dhe mendoni se as unë, as dy djemtë e mi binjakë 4-vjeçarë, të lindur këtu, nuk jemi shtetas të këtij vendi.
-Si ka mundësi që Fioralba, pas 25 vitesh, ende nuk e ka marrë shtetësinë, pavarësisht studimeve dhe diplomës?
Fioralba Duma: Sepse prindërit e mi nuk e kanë marrë kurrë dhe unë vetë, deri tani, nuk e kisha arritur asnjëherë të ardhurën e nevojshme për të aplikuar për të. Kush nuk i njeh rregullat ndëshkuese që përcaktojnë procedurën për t’u bërë italian, nuk mund ta kuptojë se sa e dhimbshme dhe zhgënjyese është.
-Pra, edhe dy fëmijët tuaj konsiderohen të huaj?
Fioralba Duma: Po. E megjithatë ata tashmë janë brezi i tretë i fëmijëve të emigrantëve. Absurde, apo jo?
-Meloni propozon një kufi që të mos ketë më shumë se 30% të huaj në çdo klasë.
Fioralba Duma: Kjo do të thotë të stigmatizosh praninë multietnike në shkolla, t’i japësh një vlerë negative pranisë së fëmijëve që nuk kanë pasaportë italiane. Dhe kjo është thellësisht raciste, por edhe e shkëputur nga realiteti, sepse shumica janë krejtësisht dygjuhësh. Ata flasin si gjuhën e origjinës së familjeve të tyre, ashtu edhe italishten, të cilën e kanë mësuar që nga lindja.
-Megjithatë, Fioralba, nuk mund ta mohojmë se ka zona ku prania e nxënësve joitalianë është mbizotëruese. Dhe problemet e integrimit ekzistojnë.
Fioralba Duma: Është e vërtetë, por a nuk është pikërisht përfshirja detyrë e shkollës? Dhe nëse ka klasa ku prania multietnike është më e lartë se ajo italiane, kjo ndodh sepse bëhet fjalë për shkolla që ndodhen në zona me dendësi të lartë emigrantësh. Por zgjidhja sigurisht nuk është t’i shkëpusësh fëmijët nga lagjja e tyre, për të respektuar kufirin arbitrar të kërkuar nga kryeministrja. Pa llogaritur faktin se shpesh janë familjet italiane ato që nuk duan t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në ato shkolla. Rezultati, për fat të keq, është një segregim de facto.
-Dhe kur ka prindër që nuk flasin italisht? A është e drejtë t’i “detyrosh” të ndjekin kurse gjuhe në mënyrë që të mund të ndjekin shkollimin e fëmijëve të tyre?
Fioralba Duma: Një proces përfshirjeje nuk mund të kalojë kurrë përmes detyrimit dhe shkolla nuk duhet t’ua kalojë familjeve përgjegjësinë e saj arsimore. Por mund t’ju siguroj, duke nisur nga vetja ime, që italishten e mësova në Shqipëri duke parë Pippo Baudo në RaiUno, se emigrantët duan vetëm një gjë: të integrohen dhe të bëhen shtetas italianë./La Repubblica
-
Zonja Ka te drejte por doja te thoja se dhe italianet kane te drejte se kemi ardhur per pune dhe Jo per te vendosur rregulla siq duam ne shiko cfar bohet me stazione na shume raca te ndryshme. Kjo eshte e turpshme normale qe kane te drejt familjet italiane
Përgjigju -
Mire dita .e lexova itervisten e zonjes dhe ne shume gjera ka te drejte ,por dua te them qe un po di racizem e kena porballu te gjithe ,ke te bene shum edhe ku jetoni ne zona te ndryshe ka opinione te ndryshe per emigrante. Ndërsa per nenshtetesine dua te them qe po punove ne rregull dhe ndjek procedura ne kohe asht shum kollaj te fitosh nenshtetesine .E them kte se une per vete dhe familjen time e kam fituar nenshtetesine mbas 10 viteve residen pra ne 2010 une kam marre nenshtesine italiane dhe femijet e mi edhe pse studionin jan bere nenshtetas ketu. E theksoj qe po nuk punove ne rregull dhe te mos kesh probleme me ligjin asht pa problem e realizueshme.uroj qe per te gjithe ata qe kane vendosur te jetojne ne itali me ndershmeri ti realizojne deshirat dhe objektivat e tyre.
Përgjigju -
Komentet e mëparshme janë bindëse. Por doja të shtoja diçka tjetër. Edhe po ta marrësh nënshtetësinë italiane edhe mbas 100, 200 apo më shumë vitesh, prapë emigrante do jesh, pavarsisht se merrë nënshtetësinë. Arbëreshët kanë me shekuj në Itali dhe quhen shqiptarë por nënshtetas italianë. Nënshtetësia nuk do të thotë se je 100% italianë...
Përgjigju -
T'ju tregoj ligjet e Greqisë për të marrë nënshtetësinë,si ne brezi i parë ,ashtu dhe brezi i dytë.Me një fjalë,Odisea bëri 20 vjet për t'u kthyer në Itakë,kurse ne kemi 35 vjet dhe konsiderohemi si emigrant akoma,me leje qëndrimi 3 ose 5 vjeçare. Bën aplikim për marrjen e nënshtetësisë,dhe duhet të kalosh me sukses provimin e rradhës,plus të plotësosh të ardhurat vjetore,integrimin në shoqërinë greke,adresën e punës,adresën e shtëpisë etj etj etj .
Përgjigju -
Zonja ne fjale nuk mund te gjykoje kryeministren italiane per sa i perket fushates elettorale qe ben ajo,persa i perket marjes se citadinaces italiane rregullat jane te cilesuara prezanto tre vitet e fundit te te ardhurave financiare kontraten e qerase,apo se je pronar i baneses,dhe se ke 10 vjet qe jeton ne itali,si dhe vertetimin nga gjykata italiane dhe shqiptare se nuk keni kryer vepra penal, citadinaca meret atomatikishte si zonja dhe femijet.Lerini politiken ta bejne politikanet ate.
Përgjigju -
NUk i kuptoj mjaullitjet e kesaj. E kupton qe shtetesia eshte nje KONTRATE me shtetin ku jeton? Nuk kane bere prinderit apo dhe ti nuk ke bere minimumin per te hyre ne regullat e aplikimit, atehere pse kerkon dicka qe nuk te takon? Italia nuk eshte vend ku po linde automatikisht te jepet shtetesia (nuk jeni italiane tua kaloni femijeve) dhe kete e quani racizem?! E kupton qe te hapet dera ne nje shtepi tjeter dhe duhet ta justifikosh veten aty? Po puno e kontribuo ne ate shtet dhe te jepet e drejta me beso. Mere nga nje shqiptar qe ka kaluar me sukses tre sisteme emigracioni dhe ka 3 shtetesi pervec shqiptares. Te tjerat jane blah blah blah
Përgjigju











Komente
Komento