Gëngëtarja Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj  vetëm pak javë më parë konfirmuan lidhjen e tyre para fansave. Mirëpo lidhja e çiftit  ka shkuar dhe më tej.  Me qirinj dhe ulje në gjunjë këngëtari i ka propozuar partneres së tij si në përralla.

“Momenti më i bukur, në Plavën e bukur, me të bukuren time. 03.11.2018. Eni Koçi po mendonte se skena u ndërtua për ‘photoshooting”,-ka shkruar ai duke treguar të fshehtat e propozimit.

Të njëjtat foto i ka publikuar edhe Eni duke shprehur emocionin me disa ‘emoji’. Pasi e mbajtën të fshehur për dy muaj këtë detaj të jetës së tyre, tani mbetet të surprizojnë me dasmën.

1/2